Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) ka publikuar të dhënat mbi korrupsionin. Gjatë punës në vitin 2020, SHISH njofton një rritje të nivelit të korrupsionit në gjykata, prokurori dhe në administratën publike.
As karantina nuk e frenoi korrupsionin në Shqipëri. Shërbimi Informativ i Shtetit, në raportin e tij për 2020-n, thekson se përgjatë vitit të shkuar ka pasur një ndërveprim të administratës shtetërore me sistemin e drejtësisë në kryerjen e korrupsionit: “Korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët”.
Alarmant mbetet fakti se elementë të sistemit të drejtësisë po e shfrytëzojnë kohën para vetting-ut për të mbushur xhepat, të vetëdijshëm se nuk kanë shanse të kalojnë testin e trefishtë:
“Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vetting-ut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi”.
SHISH njofton gjithashtu se po përdor metoda të reja teknologjike në veprimtarinë e tij, ndërsa sulmet kibernetike ndaj këtij institucioni nuk kanë munguar:
“SHISH-i ka aplikuar metoda dhe teknologji të reja në mbrojtjen e perimetrave dhe parandalimin e çdo situate katastrofike nga sulmet kibernetike, referuar edhe kërcënimeve të shfaqura rishtazi edhe si pasojë e situatës pandemike.
Gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, është hasur një aktivitet i shtuar keqdashës dhe kërcënues drejtuar infrastrukturës publike të SHISH-it”.
Në 2020, volumi i punës së SHISH është rritur me 13%, ku në krye të listës së institucioneve që ka marrë më shumë informacion është kryeministri Edi Rama, ndjekur më pas nga presidenti Ilir Meta. (A2)
e.sh/Dita

Duhet pa tjeter qe , te gjithe gjygjtaret dhe prokuroret ,qe I perjashton vetingu , deri ne 5 breza te mos lejohen as avokate dhe jurista ,e as ne zyra shtereore .
Duhet pa tjeter qe , te gjithe gjygjtaret dhe prokuroret ,qe I perjashton vetingu , deri ne 5 breza te mos lejohen te punojne as avokate dhe jurista ,e as ne zyra shtereore .
Ka 5 vjet qe ne Shqiperi nuk ka me dhe nuk ekziston drejtesia. Fiton vetem ai qe paguan me shume. Prokuroret dhe gjykatesit po bejne miliona…po thellojne krimin…po behen shume tw rrezikshem per shoqerine.
Ata mendojne se jane dhe do tejene te paprekshem.
Askush ne Shqiperi qofte edhe hajduri vrasesi apo krimineli me I madh nuk eshte ne ate nivel krimi qe kane shkuar prokuroret dhe gjykatesit.
Te gjithe paperjashtim. Kush me shume e kush me pak te gjithe jane kriminele.
Mos e harroni kete.
Hahaha. Nja 5 prej tyre po pergatisin brezin e ri te juristeve te Universiteti Europian i Tiranes, ose i njohur ndryshe si i Cilit. Hajdutet po pergatisin brezin e ri te hajduteve.
Dy me te korrupuarit e ketij shteti kane marre me shume informacion per korrupsionin!!!
Keshtu Rama mund te organizoje me mire zarat e tij ne administrate: heq ata qe nuk sjellin shume te ardhura por qe jane ekspozuar, dhe promovon ata qe sjellin shume te ardhura dhe mbeten ne hije.
Asnje çudi qe korrupsioni eshte rritur.
Nen kete qeveri ‘kafja’ per te fituar nje tender eshte bere 35-40%. Çdo drejtues shteteror (pushtet qendror, lokal apo ndermarrje) eshte i detyruar te mbledhe “gjobat”, nga te cilat mban vete nje pjese dhe pjesen tjeter e dergon nje shkalle me lart. Keshtu perfitojne te gjithe, por sidomos ata qe jane ne maje te piramides!
Pasi mbushin xhepat, marrin raportin e SHISH dhe shohin sa te ekspozuar jane…. Hahahaha
Shumë e çuditshme. Gjyqtarët dhe prokurorët dhe njerëzit e tjerë të korruptuar thjesht do të shkarkohen dhe ata do të shkojnë lirshëm duke thënë “bye bye” pa u përballur me dënimin për këtë? Konfiskimi i aseteve të tyre duhet të jetë një pjesë e dënimit. Por vendosja e tyre në birucën më të errët për 10 vjet mund të kënaqë ndjenjat e publikut. Ne vuajtëm shumë!