Biden: Jemi në kontakt me talibanët, amerikanët po lejohen që të shkojnë në aeroport

Edlira Shehu

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një konferencë për shtyp tha se forcat amerikane kanë një kontroll më të plotë në  aeroportin e Kabulit dhe se po vijojnë evakuimet e afganëve. Biden tha se ka për progres nga hera e kaluar dhe se fluturimi që pritet të nisin do të jetë ndër më të vështirat në histori.

“Që kur fola të hënën ne kemi bërë një proces të rëndësishëm. SHBA tani ka siguruar aeroportin e Kabulit dhe po vazhdon me evakuimin e civilëve. Ky është një nga fluturimet më të mëdha, më të vështira në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për të projektuar këtë fuqi të madhe në anën e largët të botës, me këtë shkallë saktësie, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” , tha Biden.

Biden thotë se SHBA është në “kontakt të vazhdueshëm” me talibanët. Ai thotë se grupit militant që tani kontrollon vendin i është thënë se ata mund të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse ajo angazhohet në ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Ai gjithashtu zotohet se zyrtarët po monitorojnë për çdo sulm terrorist, duke përmendur se si burgjet u zbrazën nga talibanët ndërsa pushtuan vendin.

“Ne ndaluam fluturimet jashtë Kabulit këtë mëngjes për t’u siguruar që ne mund të përparonim të evakuuarit në pikat e tyre të tranzitit,” thotë Biden, duke shtuar se fluturimet tani kanë rifilluar.

“Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do t’ju çojmë në shtëpi,” zotohet ai. Por, shton ai, “nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar” për shkak të rrezikut në terren.

Presidenti i SHBA, Joe Biden u pyet nëse SHBA do të dërgojë trupa në qendër të Kabulit për të nxjerrë ndonjë amerikan që nuk arrin të arrijë në aeroport.

Ai këmbëngul se kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi “ne kemi bërë një marrëveshje me talibanët”. “Deri tani,” thotë ai, çdo mbajtës i pasaportës amerikane është lejuar të kalojë.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Shyqyyyr.Shpetoni amerikanet.Afganet?cu qi t’emen,i mban shqiperia ata.per 5 leke shqiptaret jane mjaft mikpritesa.Ju e plotesuat ate qe donit,mbrojtet sigurine e SHBA ne Afganistan.Tani jeni te qete.Sigurisht edhe te gatshem te bashkepunoni me talabanet,sic tha edhe ai kokelakra englez.Nuk ka njohje per talabanet?derisa ka bashkepunim ka dhe njohje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *