Boris Johnson: Nëse është e nevojshme do të punoj me talibanët për të gjetur zgjidhje në Afganistan

Edlira Shehu

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka ‘shtrirë’ dorën për bashkëpunim me talibanët për një zgjidhje në Afganistan.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën, Johnson thotë se situata në aeroportin e Kabulit është më e stabilizuar teksa vetëm dje Britania e Madhe evakuoi 1 mijë persona, të cilët do të pasojnë 1 mijë të tjerë sot.

“Unë dua t’i siguroj njerëzit se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin duke punuar me talibanët, natyrisht, nëse është e nevojshme  do të vazhdojnë. Dhe angazhimi ynë ndaj Afganistanit është i qëndrueshëm.”- tha Johnson.

Disa ditë më parë Boris Johnson kërkoi që qeveria që do të krijohej nga talibanët mos njihej, por duket se qasja ka ndryshuar duke parë situatën e tensionuar në aeroportin e Kabulit.

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *