“Nëse duhet të largoheni, shkoni në vendet fqinje, por mos hajdeni këtu”. Pas sirianëve, afganët: Europa nën ethet e përsëritjes së krizës së 2015

redaktor

Pas krizës së migrantëve të vitit 2015, e nxitur nga lufta siriane, udhëheqësit evropianë po kërkojnë dëshpërimisht të shmangin një fluks tjetër të madh të refugjatëve dhe emigrantëve nga Afganistani.

Me përjashtim të atyre që ndihmuan forcat perëndimore në luftën dydekadëshe të vendit, mesazhi për afganët që mendojnë të ikin në Evropë është: Nëse duhet të largoheni, shkoni në vendet fqinje, por mos hajdeni këtu!

Qëllimi ynë është që të mbajmë shumicën e njerëzve në rajon“, tha Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer këtë javë, duke i bërë jehonë asaj që thonë shumë nga udhëheqësit evropianë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë gjatë një takimi të ministrave të brendshëm këtë javë se mësimi më i rëndësishëm nga viti 2015 ishte të mos i linin Afganët pa ndihmë urgjente humanitare pasi ata të nisin të largohen nga vendi, sipas një dokumenti konfidencial diplomatik gjerman të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Austria, ndër vendet evropiane me qasjen me të ashpër ndaj migrimit, sugjeroi ngritjen e “qendrave të dëbimit” në vendet fqinje me Afganistanin, në mënyrë që vendet e BE-së të dëbojnë ata afganë të cilëve u është refuzuar azili edhe nëse ata nuk mund të kthehen sërish në vendin e tyre.

Skenat dëshpëruese të njerëzve që kapen pas avionëve që ngrihen nga aeroporti i Kabulit kanë thelluar ankthin e Evropës mbi një krizë të mundshme refugjatësh. SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s po përpiqen të evakuojnë me mijëra afganë, të cilët kanë frikë se do të ndëshkohen nga talebanët për bashkëpunimin me forcat perëndimore. Por afganët e tjerë nuk ka gjasa të gjejnë të njëjtën mikpritje.

Edhe Gjermania, e cila që nga viti 2015 ka pranuar më shumë sirianë se çdo vend tjetër perëndimor, sot po dërgon një sinjal ndryshe.

Disa politikanë gjermanë, përfshirë Armin Laschet, kandidati i bllokut të qendrës së djathtë të unionit që pritet të pasojë Angela Merkelin si kancelare, paralajmëruan javën e kaluar se “nuk duhet të përsëritet” kriza e migracionit e vitit 2015.

Të hënën, Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se “e vetme Evropa nuk mund t’i përballojë pasojat” e situatës në Afganistan duke shtuar se: “duhet të mbrojmë veten nga flukset domëthënëse të paligjshme migratore”.

Britania, e cila u largua nga BE-ja në vitin 2020, tha se do të mirëpriste 5,000 refugjatë afganë këtë vit dhe do të strehojë një total prej 20,000 në vitet e ardhshme.

Përveç kësaj, ka pasur pak oferta konkrete nga vendet evropiane, të cilat përveç evakuimit të qytetarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve afganë, thonë se ata po përqëndrohen në ndihmën ndaj afganëve brenda vendit të tyre dhe në vendet fqinje si Irani dhe Pakistani.

Evropa “nuk duhet të presë derisa njerëzit të mbërrijnë në kufirin tonë të jashtëm”, tha Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE -së, Ylva Johanson.

Greqia, ishujt piktoreske të së cilës ndodhen përballë bregdetit turk ishin pika evropiane e hyrjes për qindra mijëra sirianë, irakianë, afganë dhe të tjerë gjashtë vite më parë. Tashmë ky vend e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta përjetojë sërish atë krizë.

Ministri i Migracionit Notis Mitarachi tha të mërkurën se Greqia nuk do të pranojë të jetë “porta për flukset e parregullta migratore në BE” dhe se ajo e konsideron Turqinë si një vend të sigurt për afganët.

Këto komente kanë zemëruar Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Në vendin e tij tashmë ndodhen 3.6 milionë sirianë e qindra mijëra afganë dhe ai ka përdorur kërcënimin për dërgimit të tyre në Evropë, për qëllime ndikimi politik.

Turqia nuk ka asnjë detyrë, përgjegjësi apo detyrim të jetë magazina e refugjatëve në Evropë“, paralajmëroi zoti Erdogan në një fjalim të enjten.

Presidenti turk foli për migracionin nga Afganistani gjatë një bisedë të pazakontë telefonike me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis të premten dhe gjithashtu po e diskuton çështjen edhe me Iranin, sikurse thuhej në një deklaratë nga zyra e zotit Erdogan.

Në Turqi, emigrantët nga Siria dhe Afganistani, të trajtuar dikur si vëllezër myslimanë, shihen gjithnjë e më shumë me dyshim, pasi vendi po përballet me probleme ekonomike, përfshirë rritjen e inflacionit dhe papunësisë.

Duke pranuar “shqetësimin” e publikut për migracionin, zoti Erdogan vuri në dukje se qeveria e tij ka përforcuar kufirin lindor me Iranin me ushtri, xhandarmëri, polici dhe me një mur të ri, i cili është në ndërtim e sipër që nga viti 2017.

Qëndrimet ndaj emigrantëve janë ngurtësuar në Evropë pas krizës së vitit 2015, duke nxitur rritjen e partive të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve federale muajin e ardhshëm sikurse Alternativa për Gjermaninë, partia më e madhe opozitare në parlament.

Marrë nga VOA

 

Share This Article
9 Comments
  • Amerika nis luften “per te derguar demokraci” gjetke e pastaj te ikurit nga lufta mesyjne ne Europe!
    Kjho ngjau ne 2015 me permbytjen e Europes nga siriane e lloj-lloj anonimesh.
    Kjo duhet te ngjase edhe ne 2021 (packa se del nje budall si Ed Rama e kerkon ti strehoje ne Shqiperi).
    Afganet qe largohen kane te drejte te strehohen te ato qe donin ti “demokratizonin”. Europa duhet te mbllacise tani bajgat qe nxjerr nga bytha Amwerika kudo ku pllenon demokraci dhe pjell pastaj Klandestine mbi Europe.!
    God bless America

  • Muslimani Erdogan ka ndertu nji mur 300 km te gjate per te pengu popullsine muslimane te Afganistanit qe ikin per shkak muslimanve TALEBAN (te studentve musliman te kuranit te Muhametit).
    Ky asht FALIMENTI I ISLAMIT TE MUHAMETIT.

  • Ku e dime ne cfare fshihen pas refugjateve qe vijne me shumice. A jane te korruptuar, te infiltruar te talebaneve? Asgje nuk dihet per ta. Kjo eshte e tmerrshme. BE duhet te finacoje per kampe refugjatesh ne vendet fqinje me Afganistanin dhe nese jane bashkepunetore te Amerikes ti marre Amerika.

  • Ka Ethe te mencuri, ka edhe Ethe budallai –
    Europa nen Ethet prej afganeve mos ti vijne, Edi Rama ne Ethe per afganet deri sa ti vijne!
    Sigurisht qe Edi Rama mbetet ne Ethet e zgjuarsise, budallenj jane mbare Europa ne Ethet e marrezise..

  • europa e ka kuptuar lojen e emigracionit ekonomik.
    Afganet keto 20 vjet luajten lojen e emigrantit politik te shqiptareve.I lejuan vete talibanet pa pike rezistence,qe te dynden ne Evrope dhe Amerike..
    Sa te rregullohet Afganistani,qyrrdistani,pakistani,industani,,i ka dale bari 7brezave.
    Rama eshte bere si mullah Hazisi,,po meson Evropen.
    Jo me fjale,por me shembull.
    Ka hapur dyert e hoteleve me 5 yje.
    O te hengert mortja.Po ti e di qe jo afganistan e qyrrdistan,por as qent e afganistanit nuk vijne ne parajsen tende,se ketu po hikin shqiptaret.

  • Nji refugjat afgan ,(arabo-atiatiko-afrikan) nuk e lidh asgje me Kulturen Europiane
    dhe thjesht perbejn nji kosto jo te vogel per shtetet Europiane qe sa vijn e behen gjithmone me veshtira per emigrantet referuar edhe Krizave te Kompozuara vitet e fundit .

    Pra thjeshte eshte nji Deklarate e qarte e Europes se nuk hapim Portat
    prandaj mos trokisni ke Ne !
    [ Nuk e di se ku con kjo Marrezi Politike qe lujan sot Te Fortet duke i shkateruar jeten popujve naive ,te pafuqishem dhe shperngulur neper Bote ,kur dijme se gjithcka qe ka te bej me Kto Luftra civile dhe levizje masive popujsh ,
    jane nji Produkt i Te Foreteve ]

    Nganjiher te krijohet pershtypja ,se nuk kemi te bejme me me qenie Njezore ,ne kto Politika te Te Forteve ,por me
    Djallin .
    I kan te gjitha ne vendet e tyre .
    Nuk i mungon asgje .
    Jetojn mes te mirave amteriele e Lluxit .
    Shkerdhen nga te gjitha ktahet e perseri nuk gjen qetesi !

    Pyetja ime si qytetare i ksaj Bote eshte :

    Deri kur me ????

    Ku po e coni Njerezimin ????

    Per ku con kjo M a r r e z i ???

  • Pse po marrin punonjes nga Bangladeshi, kur ka punetore sa te duash nga Kosova, Maqedonia, Mai i Zi???!!!! Pse po i marrin me femije? Qe ti punesojne edhe ata ne punishte.
    A ka sindikata ne vend qe te parandalojne uljen e pagave, si rezultat i futjes ne vend te nje krahu teper te lire pune. Ne vendin e tyre te origjines, keta punojne per 1 euro diten. Perse po kerkohet krah i lire pune, kur ne si vend, synojme te futemi ne BE!?????
    A ka gazetare te shkojne ne vendet qe aspirojne te futen ne BE dhe te shohin se a ka aty fasoneri qe punojne lire, sa Shqiperia, per tregun e vendeve te Bashkimit, ku edhe synojme te futemi? Cfare po luhet me futjen e ketyre sklleverve te punes, ne Shqiperi?
    Po luhet rrezimi edhe me shume i standarteve te jeteses. Futja dhe dhenia e nenshtetesise te kesaj kategorie qe jane edhe analfabete, eshte shprese per qeverine qe ne zgjedhjet e ardhshme te marre edhe votat e ketij kontigjenti te natyralizuar ne shqiptare.

    • Sakte Sander. Ramuti eshte gjarper. Ai po sulmon vete popullin shqiptar.
      Ska nevoj te na pushtojne me si dikur, me arme.
      Ne koherat e sotme pushtimi kryhet ne paqe. Por mbetet pushtim. Asimilimi i popullatave lokale, eshte qellimi i globalizmit sorrosian si ideologjia e revizionuar e Kapitalit boterir.

      Levizja e lire e njerezve, nga fitore e madhe demokratike e para 3 dekadave, sot perdoret nga Kapitali boteror dhe qeveritaret per qellime te pista ndaj popujve, ndaj elektoratit te tyre.

      Me afgane e bangladeshe, Ramuti eshte mynxyra jone.

  • Korrupsioni I madh per ti shpetuar Amerikes .e detyroi skenderbeun tone ti hapte shalet dhe ti qurravitet Amerikaneve Ketij bythlepiresi po I largohet rinia e vete ,dhe nuk kane rregulluar as cerekun e demtimeve nga termeti , pamvaresisht 1 .2 miliard eurove qe I dhane .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *