Përfshihet nga flakët makina në ecje në tunelin Tiranë-Elbasan, shpëton mrekullisht shoferi

Edlira Shehu

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje në tunelin Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur pjesërisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *