Brenda dhe jashtë bazës ushtarake në Afganistan, rrëfimi i oficerit shqiptar që shërbeu dhe humbi shokun e ngushtë në luftë

Edlira Shehu

“Edhe pse përpara se të nisemi për një mision ne trajnohemi dhe studiojmë për kulturën, ritualet dhe traditat e vendit ku do të shkojmë, në Afganistan gjeta shumë gjëra të reja që ti i kupton dhe i mëson vetëm kur i prek nga afër. Kur shkova në shtëpitë e tyre kuptova që ata ishin një popull aq mikpritës, në mënyrën e tyre, por të pakursyer”-thotë që në krye të bisedës për Gazetasi.al Denis Deliu, oficer i forcave speciale të ushtrisë i cili ka marrë pjesë gjatë dy misioneve në vijën e parë të sulmit në Kandahar të Afganistanit.

Denisi i cili është trajnuar për 7 vite me radhë nga Forcat Speciale Amerikane “Navy Seal”dhe “Green berets” e që tashmë nuk gjendet më në këtë detyrë, rrëfen që në kontaktet me pjesën tjetër të popullsisë, tregtarë, këpucarë, berberë dhe afganas të thjeshtë, kishte gjithmonë biseda apo episode që i kishin ngelur në mendje dhe që e linin të kuptonte shumë gjëra për atë popull.

“Një ditë po ktheheshim nga një detyrë e largët. Afër bazës kishte dy grupe me fëmijë të moshës 6-7 vjeç, njëri me çanta shkolle që dukej se sapo kishin mbaruar mësimin, dhe një grup tjetër që po rrinin përtej. Fëmijët nga grupi i dytë filluan të na gjuanin me gur në momentin që ne kaluam pranë tyre ndërsa fëmijët që ktheheshin nga shkolla na përshëndetën me duar.

Ishte një episod i shkurtër, por që më tregoi shumë për atë popull dhe për rëndësinë që kishte arsimi atje.”-tregon Denisi për Gazetasi.al.

Për ta përforcuar më tej, ai rrëfen që edhe kur forcat e koalicionit zbrisnin nëpër fshatrat që nuk kishin shkolla dhe u bënin dhurata familjeve vendase, sapo largoheshin, ata nisnin sërish t’i godisnin me gurë, sepse në qasjen e tyre, forcat speciale ishin “pushtuesit.”

“Problemi kryesor ishte mungesa e shkollimit, sepse nëse do të arsimoheshin, ata do të kuptonin ndryshimin dhe do fillonin ta pëlqenin atë.

Talibanët i kishin frymëzuar kundra nesh dhe  pesha jonë ishte shumë e madhe pasi duhej t’u vërtetonim që ne ishim atje për sigurinë e tyre dhe jo për t’u bërë keq. Duhej të ishim të sjellshëm me ta dhe t’i ndihmonim të zgjidhnin problemet.

Ata nuk e dinin se si ishte ndryshimi prandaj ishin pro tyre. Kur shihnin se ne po i ndihmonim, disa syresh filluan që të bashkëpunonin me ne”, vijon ai.

Denis Deliu dhe ushtarakë shqiptarë gjatë misionit “Eagle 4” në Kandahar, Gazeta “SI”, 21 gusht 2021

Duke qenë gjithë kohës në luftë, talibanët evoluan edhe në taktika. Tashmë ata kishin nisur që të fusnin brenda strukturave të shtetit njerëz të infiltruar që bashkëpunonin me forcat e koalicionit,të cilët merrnin trajnimin e Amerikës, Shqipërisë, Anglisë duke qenë në dijeni të çdo gjëje.

Në 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kohës që Denisi ishte në misionin e njohur si “Eagle 4”, një polic i veshur me uniformë afgane por i infiltruar nga talibanët, i qëlloi nga prapa kurrizit. Denisi humbi shokun e tij të ngushtë, kapiten Feti Voglin.

“Në momentin kur humbëm shokun tonë, ne forcat shqiptare ndryshuam të gjitha rregullat me popullsinë, policinë dhe ushtrinë. Nuk kishim më besim tek ta edhe pse e vijonim bashkëpunimin.

Ishim mosbesues edhe pse rregullat e mirësjelljes nuk i humbëm kurrë por në fund të ditës besonim veç njëri-tjetrin dhe forcat e koalicionit.”

Ta prekësh Afganistanin nga afër në një mision të tillë, është një panoramë që nuk mund të imagjinohet shumë lehtësisht pasi atëbotë peripecitë, ashtu si edhe varfëria, ishin më të mëdha.

“Ata vuanin për kushtet më minimale, nuk kishte energji elektrike dhe as ujë. Kandahari ishte një provincë e madhe ku gjithçka ishte e ndërtuar me qerpiç, baltë. Por megjithatë, kur shkoje në shtëpitë e tyre të gjithë të nxirrnin çaj dhe një pite të përgatitur vetëm me brum dhe kripë. Nuk kurseheshin asnjëherë.

Gjatë gjithë kohës ne ishim të pajisur me antiplumb, helmeta dhe armatim, por kur dilnim nga baza dhe zbrisnim në tokë për të bërë takime me të parin e fisit, ishte shumë e vështirë, kjo jo veç për faktin që ishim gjithë kohës të rrethuar me të panjohur por aty sulmi mund të binte kurdo.

Vendi ishte i gjithi me mina dhe ne i besonim shumë qenit antieksploziv i cili ecte përpara nesh. Duhej një guxim dhe një vigjilencë e jashtëzakonshme.”

Duke qenë pjesë e një misioni të tillë dhe duke jetuar në atë zonë,krijimi i miqësive me afganët ishte shpesh i pashmangshëm.

“Shumicën e kontakteve që i kishim besnike ishin përkthyesit që punonin me forcat speciale, të cilët ishin më të përzgjedhur e që kishin kaluar të gjithë filtrat sepse do të merrnin pjesë në operacione sekrete që mund të dekonspiroheshin.

Kishte përkthyes afganë-afganë që jetonin në Kandahar, por që vinin nga Kabuli ose nga qytetet e tjera për shkak se të afërmit, fqinjët dhe shokët e tyre duhej të mos e merrnin vesh që punonin me forcat e koalicionit dhe përkthyes afganë- amerikanë me pashaportë amerikane që ishin tërësisht të besueshëm.”

Denisi rrëfen për Gazetasi.al të gjithë kontributin që dhanë atje duke treguar se si ata përgatitën pilotë pa shkollë, mjekë pa shkollë, por vetëm me aftësi praktike sepse përtej të gjithë situatës, spitali, policia, ushtria e administrata duhej të punonte.

“Ne trajnuam njerëz që të luftonin për ndryshimin. Në 2014, kur isha në misionin e fundit, i lamë vetë ato të drejtonin misione, të vendosnin vetë objektivat, të merrnin kontrollin gjë që siç duket nuk u arrit siç duhet. Afganët të paktën duhet të kishin bërë më shumë rezistencë.

Ne kemi luftuar kundra talibanëve dhe tashmë e imagjinoj se si është situata atje. Të jesh gjithë kohës nën trysninë e armëve është shumë e vështirë. Tani nuk ka më rend dhe siguri, do sundojë ligji i më të fortëve dhe më të fortët janë talibanët.

Unë besoj tek mirësia e atij populli dhe ndihem krenar që do t’i mikpresim ata afganë që shërbyen pranë nesh në shërbimet tona, njerëz që kanë punuar me forcat e koalicionit, sepse ne vetë e kemi provuar si popull migrimin edhe pse nuk kishim luftë. Ata i pret vdekja pasi talibanët i konsiderojnë si tradhëtarë afganët që kanë bashkëpunuar.

Përtej kësaj, Shqipëria është pjesë e NATOS dhe ka përgjegjësi për këta njerëz si edhe për t’iu përgjigjur aleancës.

Shqipëria duhet të fuqizojë institucionet e sigurisë. Nuk përjashtohet mundësia që me elitën të futen dhe talibanë të infiltruar  por mendoj që ne i kemi kapacitetet njerëzore dhe operacionale që t’i verifikojmë dhe t’i mbajë të kontrolluar. Mund t’i marrin në pyetje, mbi trajnimet e tyre, mbi përgatitjen ushtarake për të patur një pasqyrë të qartë”, thotë ushtaraku shqiptar që shërbeu në Afganistan.

Për Denisin, afganët janë një popull i zgjuar dhe me zemër të madhe që po vuajnë për shkak të pasivitetit të klasës politike dhe influencës së Pakistanit.

Ai rishtazi i mëshon fort evakuimit të tyre dhe mikpritjes në Shqipëri sepse edhe sipas tij, ne nuk duhet të harrojmë që dikur, afganët ishim ne…SI

Share This Article
4 Comments
  • zoti 2 D !!

    E bere si puna lopes
    qe pasi e mbush me qumesht
    i fut shqelmin nga mbrapa..

    .Kur thua te fjalia fundit se ne kemi qene si ata…dikur..
    .
    Kete gafe e ke bere jo vetem ti..jo vetem Rama por dhe ambasadori i pare amerikan ( antikomunist psiqikisht i semure) pas L2B i cili ne nje interviste ne fillimet e punes tij tha tekstualisht;
    .
    Keto “tmerre” qe pashe ne Shqiperi nuk i kisha pare as ne Nairobi dhe as ne Kalkuta ku kam qene me sherbim..

    .
    Si amerikan me vjen turp per intervista si juaja qe na kraheson me Afganet si dhe ballistat qe krahesojne partizanet me ballistat..
    .
    Nje gje mbaje mend mire ti 2D
    .
    Amerika ime do kete moral qe te bjere Afgane ne Shqiperi..

    1- te Largoje per 24 ore Muxhahidinet (borxhi i pare)
    .
    2-Te gjeje menyre ti veje prangat Berishes brenda gushtit..

    shpresojme qe moderatoret mos e censurojne ose e tej vonojne

  • Tregimet e Denisit me kujtojne periudhen e ludtes se dyte boterore ne Shqipri te paraqitur ne filmat e kinostidios. Femijet e varfer i gjuanin me gure italianet , i çponin gomat e makinave . Femijet e te pasurve shkonin ne shkolle dhe i donin italianet . Te varferit punonin tek italianet por nuk i donin italianet, i sabotonon Filmi “Njesiti guerril” ose , “Mengjeze lufte” ose “Tomka dhe shoket e tije” ose “Lulekuqet mbi mure” ose “Tingujt e luftes”. Ata , thote Denisi , ishin shume mikprites por ne nuk i zinim bese. Ata, perkthyesit qe punonin me ne duhej te ishin sekret nuk duhej ta dinte kush as te afermit e tyre qe punonin me ne . Filmat qe permenda me siper kane te tille qe punonin me italianet . Dhe ja sot Denisi na tregon te njetat skena por me ndryshimin se ai eshte ne rolin e italianeve dikur.

  • Tregim prekes, per nje popull qe nuk po gjen qetesi.
    Gjithsesi eshte vertet e rende, ne se ky komando e mendon vertet, se duhet te mirepresim afganet qe arratisen ,’ se ne kemi qene afgane”.
    Kjo eshte nje parrulle e ulet anti kombetare.
    Kur paskemi qene ne afgane , pa shkolle e dituri, padrita e uje ???
    Grate e vajzat shqiptare arriten barazi te vertete ne sistemin e meparshem, nje arritje qe as nuk ka ndodhur ne asnje shtet ” demokratik” te Europes ne vetem 40 vite zhvillim.
    Ne kohen kur grate shqiptare morren direkt pas çlirimi,te drejten per te votuar ne 1945, psh Franca e shtete te tjera te fuqishme u dhane te drejte atyre per te votuar pas 1950.
    Nenat tuaja kane qene me te gjitha mundesite per te ecur perpara , njelloj si baballaret tuaj, pa sanje ndryshim.
    Se kush cenonte gruan , shteti i proletariatut i kepuste koken. E ju vini ketu e thoni se ne paskemi qene si ata??!!
    Mblidhni vehten dhe mos neverisni kaq shume mundin e prinderve tuaj, te vjedhur e shkaterruar ne keto 30 vjet.
    Nga ana tjeter, ne se mendoni se kjo qendron, atehere paska te drejte perendiimi, qe nuk eshte Afganistan”, te mos i pranoje ata,.
    Keto jane broçkulla , ne mos me shume!
    Shqiptari ka nje nga vetite me te veçanta dhe te shquara, ate te mirepritjes dhe te ndihmes qe e jep me shpirt.
    Mos e perdhnosni me idiotizmat e kohes.

  • Ju ka hedhur salibani trute e gomarit. Shqiperia ska qene afgan dhe as taliban. Pikerisht ate qe deshmon ky oficer per pergatitjen e kuadrove afgane, te cilet pa asnje gram shkolle u sterviten dhe u bene pilote, mjeke etj., e ka pohuar edhe nje personalitet I administrates Biden. Kete beri edhe talibani Sali ne “shkollat” e Plepave, me ndryshimin si nata me dite, se shqiptaret ishin te arsimuar ne cdo fushe dhe kishin gjithe institucionet e nje shteti modern, te cilat talibanet e salibanit I shkulen nga themelet. Prandaj ketij brezi iu duket Shqiperia Afganistan dhe se u intereson qe vendi yne te kete kete reputacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *