Trafikimi i punëtorëve shqiptarë në Afrikë, Policia dhe ISHP nisin hetimet

anazapta

Policia e Shtetit do të hetojë trafikun e punëtorëve shqiptarë drejt Afrikës dhe shfrytëzimin e tyre nga kompanitë shqiptare nënkontraktore. Ministria e Brendshme reagoi dje në lidhje me trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve në Afrikë, deri tek rreziku nga sëmundjet vdekjeprurëse. Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, njoftoi dje nisjen e hetimeve për këtë rast, si një çështje penale. “Çështja e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë, po trajtohet me angazhimin maksimal nga ana e Policisë së Shtetit dhe rasti është regjistruar si procedim penal për veprat penale të trafikimit të personave në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal. Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk mund të jepen hollësi të mëtejshme rreth saj”, thuhet në njoftimin e MB. Kurse Inspektorati Shtetëror i Punës, aktualisht është duke ushtruar detyrimin ligjor të inspektimit ndaj subjektit përkatës. “Proceset do të vijojnë paralelisht deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë”, thanë burimet zyrtare. Për këtë rast është kërkuar edhe bashkëpunimi i prokurorisë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *