Edhe 43.512 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Edlira Shehu

Një sasi prej 43.512 dozash të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet i ditur si përherë nga vetë kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

Ai shkruan se me sasinë e mbërritur, numri total i vaksinave Pfizer në Shqipëri është 1.899,172. Gjithashtu, kreu i shtetit bën thirrje për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Postimi:

43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *