Vargje për tri këngë dashurie

J L

Nuk je vetëm ti mbi Dhe!

 

Që kur dashurinë e nisa,

dy-tre palë këpucë i grisa,

prapa teje natë e ditë,

Hënë e Diell kam shahit!

 

S’i duroj dënglat e tua,

se s’je vetëm ti mbi Dhe,

ndaje mëndjen sot me mua,

se më presin dy a tre!

 

Vajza ka me miliona,

po unë vetëm Një ndjek pas,

o bashkohen zëmrat tona,

o nga marazi pëlcas!

 

Prapa teje sa u lodha,

po ja që s’u lodha kot,

më në fund zemrën ta vodha,

dhe  bashkë jemi dhe sot!

 

Fjala  “Të dua!.” 

Vetëm nga një fjalë,

nga fjala “Të dua!.”,

vajza skuqur-mollë,

djali verdhur-ftua.

 

Po kjo fjalë e shenjtë,

kollaj s’thuhet dot,

ajo edhe malet,

nga themelet lot!

 

Po kërkon guxim,

kjo fjalë me nure,

kur thua:”Të dua.”,

sikur shkrep kobure!

 

I lëviz dhe malet,

det edhe tërmet,

malet-more-malet,

kur është e vërtetë.

 

Fjala më magjike,

kjo është në botë,

sikur shkrep kobure,

sikur ndez barot!

 

Zjarri i dashurisë!..

 

Jo-nuk shuhet nëpër mote,

zjarr’ i dashurisë së parë,

zëmra ime-zëmra jote,

ruan një margaritar.

 

Ishim në kohët e vjetra,

syshkëndi e zëmërprush,

rendnim qindra kilometra,

prapa një syri larush!

 

Tani që na dalin para,

çupat që u bënë zonja,

njëlloj si në kohë të bardha,

sytë na bëhen xixëllonja!

 

Po akoma nuk u plakëm,

për lodrat e dashurisë,

thellë në zemër ndjejmë flakën,

ndjejmë flakën e rinisë!

 

Rrjedhin vitet si ujvara,

zjarri asnjëherë nuk fiket,

në altar të zëmrës brënda,

një qiri ndezim për miket!

 

A.DUKA

Share This Article
1 Comment
  • ORA E DASHURISË SË SHARLATANËVE

    Ne lajmet e darkës te TV Ora,
    doli Pastor Akili i shqetësuar,
    se do dalë ligji për LGBTQI-n
    mbi mundësinë për të birësuar.

    S’është e drejtë thoshte pastori,
    se s’ka më shumë se dy gjini,
    ç’baza shkencore vërtetojnë,
    se mund të ketë qoftë edhe tri?

    Edhe Zoti kur krijoi njeriun,
    Adamin dhe Evën solli në jetë,
    ai ishte mashkull e ajo femër,
    gjini të tjera s’mund të ketë.

    Shpreh mendimin tim thoshte Akili,
    këtë të drejtë ma jep kushtetuta,
    dakord pastor por mos gënje kot,
    me sofizma idiote të tipit ”ta futa”!

    Nejse, le ta marim të mirëqënë,
    sikur Zoti krijoi 2 njerëzit e parë,
    po pastaj si u shtua gjithë bota,
    me lidhje shpellarësh si të marrë?!

    Nga dy njerëz si Eva e Adami,
    një dynja e tërë s’mund të dalë,
    është gjenetikisht e pamundur,
    dhe në bibël nuk thuhet asnjë fjalë.

    Thuhet vetëm që dolën pasardhës,
    cilët ishin por jo me kë u martuan,
    vetëm inçeste ngelet të kenë bërë,
    kjo s’do shumë mend për tu kuptuar!

    Edhe nëse kjo do kishte ndodhur,
    fëmijët do dilnin budallenj me siguri,
    do kishin dhe deformime trupore,
    inçestet e shpellarëve nuk janë dashuri!

    Pastorit minumumi duhej t’i vinte turp,
    nga budallëqet që vazhdimisht thotë,
    përrallat fetare s’janë hiç të vërteta,
    s’mund të predikosh gënjeshtrat n’botë!

    Për të ardhur keq Beti ”gazetarja”,
    që të vërtetën e di tashmë besoj,
    bënte sikur ishte me vlerat familiare,
    ndërkohë që kemi religjione lloj llloj!

    Të krishterët thonë se Krishti,
    është biri i vetëm i Perëndisë,
    por myslimanët e mohojnë,
    pa pasur frikë prej blasfemisë!

    Nëse do kishte vërtet një krijues Zot,
    ai do ishte vetëm një si e vërteta,
    s’do kishte lloj soj sharlatanësh fetarë,
    ku secili thotë gënjeshtrat e veta.

    SHËNIM: Sa për shpellarizmat fetare, mjafton të kujtojmë se ç’ndodh në vende si Irani apo Afganistani.
    Në Iran një burrë mund të adoptojë një vajzë psh 12 vjeçe, dhe pastaj me pëlqimin e saj i ”ati” adoptues mund të martohet me këtë vajzë minorene. E njëjta gjë edhe për gratë nëse duan të adoptojnë një djalë të kësaj moshe ose më të rritur. Edhe sipas organizatave të huaja kjo ishe njësoj sikur lejimi me ligj i pedofilisë. Rasti tjetër ishin lajmet që vinin nga afganistani pak ditë më parë ku talibanët i konsideronin gratë plaçkë lufte, e si rrjedhim donin listën e vajzave dhe grave nga 12-45 vjeç që të martoheshin me to. Këta lloj shpellarësh lejohen akoma të bëjnë këto çmendurira e perversitete dhe bota rri e i mban ison. Dhe gazetarja Beti Njuma, ashtu si shumë kolegë të saj, nuk guxon të thojë asnjë fjale mbi të vërtetën e sharlatanëve fetarë. Imagjinoni tani që këta të Ora TV e heqin veten si TV Ora e lajmeve të vërteta! TURP! Të paktën pranojnë publikisht që jani idiotë që nuk dinë akoma diferencën midis gënjeshtrës dhe së vërtetës! Kështu edhe ata budallenj që do i dëgjojnë nuk do i marrin më seriozisht!

    SHËNIM2: Pastaj, çështja se sa shumë gay ka në Shqipëri, sa e rëndësishme është se kujt ia lënë sumën këta, sa mbështeten nga e majta amerikane e Sorrosit, sa janë të diskriminuar në Shqipëri, sa para marrin nga fondet e shoqata të huaja, a mund të birësojnë apo jo, ky është debat tjetër që duhet bërë patjetër. Por për këtë s’mund të flasin sharlatanët fetarë që kanë mijëra vite që kanë ngelur po të njëjtët shpellarë gënjeshtarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *