Talibanët: Nuk jemi trajnuar për trajtimin e grave, ndaj u kemi kërkuar të qëndrojnë në shtëpi

Edlira Shehu

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid është shprehur se siguria e grave është përgjegjësia e tyre.

Aljazeera shkruan se gjatë një deklarate Mujahid u shpreh se ekipet që kanë nuk janë trajnuar për trajtimin e grave dhe për këtë arsye u kanë kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ndonjëherë ekipet tona të sigurisë nuk janë të trajnuar sa duhet në trajtimin e grave. Kështu ata ndonjëherë hasin probleme për atë arsye.

Kështu që ne kemi kërkuar që gratë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa të zhvillojmë një procedurë. Ata nuk do të hiqen nga puna. Ato do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre, edhe nëse nuk shfaqen në punë,” tha ai.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *