Operacion “blic” në disa qytete, RENEA kërkon në mbrëmje disa persona të rrezikshëm

Edlira Shehu

Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në disa qytete ku po ushtrojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Burimet bëjnë me dije se aksioni i RENEA-s është shtrirë në Durrës, Lezhë, Shkodër, por edhe në qytete të tjera.

Po ashtu mësohet se operacioni po bëhet për kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur, të përfshirë apo të dyshuar si autorë të krimeve kundër personit apo dhe pronës. Dhjetëra persona janë shoqëruar për verifikim në Durrës, Lezhë, e Shkodër.

Aktualisht vijojnë kontrollet në terren.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *