Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Sahin, ka dhënë një intervistë për median greke Mega.
Ai zotohet se talibanët do të ndalojnë prodhimin e opiumit, në mënyrë që të fitojnë mbështetjen ndërkombëtare.
Gjithashtu, ai ka siguruar se të huajt që do të mbeten në Afganistan pas 31 gushtit nuk do të jenë në rrezik, e shtoi, se Turqia do të luajë një rol themelor në rindërtimin e vendit dhe mbështetjen e qeverisë islamike.
Pra, cili është vizioni i talibanëve? Si keni ndërmend të qeverisni?
Sahin: Një gjë është e qartë, opiumi nuk do të kultivohet më në Afganistan. Do e ndalojmë atë, kemi nevojë që komuniteti ndërkombëtarë të na ndihmojë dhe të krijojë një kulturë tjetër bujqësore për fermerët.
A mendoni se është e mundur që Kina, Turqia dhe Katari të luajnë një rol të veçantë në rindërtimin e Afganistanit?
Sahin: Sigurisht, me siguri! Është e qartë se ata do të kenë një rol të veçantë për të luajtur në rindërtimin e Afganistanit, por kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin përfshirë në konfliktin e armatosur në vendin tonë, nuk do të marrin pjesë.
Për shembull, nëse amerikanët e evakuojnë vendin pas 20 vjetësh, me një afat kohor prej 31 gushtit, por ka qytetarë të kombësive të tjera që kanë mbetur prapa, çfarë do të ndodhë me ta?
Sahin: Ne kemi njoftuar se ata që bashkëpunojnë me fuqitë e huaja, si jeta ashtu edhe prona e tyre janë të sigurta. Ky është angazhimi ynë. Nuk ka asnjë rrezik për pronën e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të jetojnë një jetë normale, ndërsa do të jenë në gjendje të kontribuojnë me aftësitë e tyre në rindërtimin e vendit tonë.
Presidenti turk Tajip Erdogan promovon faktin se ka pasur një sërë kontaktesh, si me udhëheqësit evropianë ashtu edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera. A mendoni se Presidenti i Turqisë mund të luajë rolin e ndërmjetësit midis talibanëve dhe perëndimit?
Sahin: Kur të formohet qeveria e re e Afganistanit, do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha vendet islame, përfshirë Turqinë. Ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë në rindërtimin e vendit tonë.
A do të pranonit një forcë paqeruajtëse në Afganistan në të ardhmen, ndoshta me pjesëmarrjen e zyrtarëve, qoftë nga Turqia apo Greqia?
Sahin: Populli i Afganistanit dëshiron lirinë e tij. Ne kemi kontroll mbi të gjithë Afganistanin. Nuk ka asnjë problem sigurie.
Çfarë ka ndryshuar në të vërtetë në regjimin taliban nëse shikojmë prapa 20 vjet më parë?
Sahin: Sa i përket bindjeve dhe rregullave tona, ato mbeten të njëjta. Ne duam një vend të pavarur. Ne duam një qeveri islame në pushtet.
e.sh/Dita

Pavaresine e kane te shenjte. Per kete iu lumte. Te marrin shembull edhe shume te tjere.
Përpara Sulltan
Je shpresë për popullin
Tregoju vendin zullumqarëve
Talebanet do te ndalojne opiumin? Mos…arritjen me madhore te 20 viteve te qeverisjes me dore amerikane!!
Ja pra pse sipas amerikaneve ne Afganistan nuk ka me demokraci. God bless America
I rrëzoi me dhunë amerika, sepse e çuan prodhimin e opiumit afër nivelit 0. Sot që flasim, afganistani amerikan, prodhon 70% të opiumit botëror
Nuk eshte e pamundur ajo qe thone. Mund ta respektojne per aresye sepse kjo u siguron pushtetin nga njera ane, por edhe mbeshtetjen nderkombetare nga ana tjeter. Do te marrin persiper pak a shume ate qe duhet te respektonte qeveria e fundit qe u arratis. Me vone, nepermjet menyrave paqesore mund tu imponohet zbutje e ligjeve islamike dhe sharise.
Asd
është mëse e mundur ajo që thonë!!bile kollaj fare!!
kur komunizmi zhduku hakmarrjen në shqipëri!?
zhdukja e prodhimit të opiumit është më e lehtë!!
mjafton të përdoren të njëjtat metoda!e këta i kanë dhe më të egra se komunistët!!
sa për “Me vone, nepermjet menyrave paqesore mund tu imponohet zbutje e ligjeve islamike dhe sharise.”këtu kemi një problem të vockël!!
me futjen e erdoqënit,të katarit dhe mbi të gjitha të vëllezëve myslymanë!?
vështirë se mund të zbusësh ndonjë gjë!!
aty do të jetë pika nga ku do të përhapet në tërë zonën “stan”ore,e njëjta gjë!!
turqia nën diktaturën e erdogënit po tregon se sa e vështirë është të mbash nivelin e arrtur!!
ajo tregon se dhe në një vënd si turqia me një laiciteti 80 vjeçar,vëndi mund të rrëshkasë në fanatizëm fetar!!mjafton katalizatori i duhur!turqia e gjeti me erdoqënin,afganistani e ka pasur me kohë!!
mendoj se që nga sotë mund të themi se ISISi i shkatërruar në sirie e irak,kaloi në një fazë më të lartë!!
që sot fillon një periudhë tmerrësisht e rrezikshme për njerzimin!!
mos harro se në zonën “stan”ore ka një popullsi jashtëzakonisht të madhe me nivel arsimor tmerrësisht të ulët dhe me fanatizëm fetar tmerrësisht të lartë!!
deri më sot është mbajtur nën kontroll në një farë mënyre!!
Njilloj si premtimet e Edi Rames.
opo toidhjo fare
a thu te ket origjine helene ky taliban ?!
uahahahaha
si grek toidhjo ngjan
Gazetarit grek nuk i behet shum vone per Afganistanin, per te ishte ndoshta me rendesi ta rendise Turqine “mike” ne NATO si vend islamik!!
ke të drejtë!!
përplasja e interesave bën që të nxirren në shesh pisllëqet!!
e kundërta është,përkimi i interesave!!
ai mbulon gjithë pisllëkun që ka brënda!!
nuk e di se në kë pozicion je ti,por unë jam në një pozicion që më intereson të di të gjithën,si të mirën dhe të keqen!!e kam më kollaj të gjykoj,të vendos,të veproj!!