Bilanci i COVID në Kosovë: 16 të vdekur dhe 2098 të infektuar në 24 orët e fundit

J L

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka patur 2098 raste të reja me Covid19 dhe 16 përsona kanë ndërruar jetë.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 1.614 qytetarë të prekur nga ky virus ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

Njoftimi I plotë:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *