Gjekmarkaj mbështet Markun, por konfirmon prezencën në Kuvend: Do përballem sy më sy e dhëmb për dhëmb me këtë qeveri të pështirë

Edlira Shehu

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komenton vendimin e Mark Markut për të dorëzuar mandatin e deputetit para se të hyjë në Parlamanet.

Teksa e cilëson largimin e tij si trishtues, Gjekmarkaj thekson se Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e pacenueshëm, si dhe njeri i vendimeve të guximshme.

Mes të tjerash, Gjekmarkaj iu drejtohet me një mesazh të gjithë atyre qytetarëve, që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë do të bëjë përpjekje maksimale për t’i përfaqësuar në Parlamentin e ri, si dhe për të mbajtur çdo premtim etik, që e ka bërë gjatë fushatës, bashkë me Markun.

“Ndiej keqardhje të thellë që mikun e shumë betejave të perbashkëta pse jo edhe mik jete Prof Mark Markun nuk do ta kem në krah në betejat parlamentare !

Për mua, për shumë qytetarë dhe demokratë ishte një lajm trishtues vendimi i tij për tu largur në kontekstin e arsyeve që ai paraqet me zhvillimet brënda PD !

Të gjithë atyre që nxitojnë për një shkak a një tjetër të hedhin baltë , të bëjnë insinuata ndaj Markut për trille a komplekse, a thjeshtë për smirë, ndiej detyrimin t’ju them që Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e të pacenueshëm, njeri i vendimeve të guximshme të cilat lënë shije habie nga pas por edhe shumë nevojë për reflektim e meditim.

Duhet të maten mirë kur i mbushin grushtat me baltë për të rënë në sy si gardian të devotshëm. Largimi i tij është një lajm i keq për politiken, për Parlamentin e ri të Shqipërisë e shumë më tepër për PD dhe të djathtën e këtij vendi !

Unë e besoj plotësisht që Mark Marku do jete ai zëri unik dhe i pa ekuivok si gjithmonë në llogoren ku rrinë të gjithë ata që përballen me regjimin kleptokratik të Edi Ramës”.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Fytyre e ndyre. Te vetmin qellim qe kishe, te beheshe nje çike deputet dhe ti, me njeqind e nje menyre e arrite. Tani i thurr ditirambe mikut tend. Po nese ai eshte ai ashtu si ti e pershkruan, (edhe une i ndaj disa prej tyre), ti pse nuk i ngjan atij? Se je jo miku i tij, në ide mendime, platforma per ringritjen e PD e te se djathtes shqiptare e opozites ndaj PS në teresi, por je nje arrivist i neveritshem. Sa here qe flet, eshte fytyra tende si lafhse gjeli që te tradheton, sepse ka nje hendek te amdh ndermjet atyre qe thua dhe atyre qe i di dhe ti, por qe nuk jane ashtu si i thua se ashtu mund te perfitosh. Miku yt Mark Marku, se paku hipokrit nuk eshte. Ti je! Dhe shume bile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *