Këshilla e Ramush Haradinaj për Ramën: Legalizo kanabisin, pastrojua emrin shqiptarëve, por mos e teproni

Edlira Shehu

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka propozuar kryeministrit Edi Rama që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj për kultivimin e kanabisit.

Në një intervistë për ABC News, Haradinaj tha se në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte përfitime ekonomike dhe do të pastronte ‘emrin’ e saj.

Ai shtoi se nëse deri tani të gjithë e konsiderojnë vendin tonë si ‘narkotik’, autoritetet nuk duhet të bëjnë sikur nuk ekziston ky problem, por duhet t’i japë përgjigje me ligj. Ama, Haradinaj shton duke qeshur se kanabisi, nuk ka pse të kultivohet si fasule pas legalizimit.

“Nuk kam asnjë mesazh për atë (Ramën) unë, por kam dëshira për Shqipërinë, kam qejf me e parë Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi më të fortë, respektim të ndërsjellë të bindjeve, partive, jo me dominime.

Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin. Kanabisin. Duhet ta marrë guximin.

Ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik. Ligj, transparencë, buxhet.

Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë. Rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet. Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj.

Nuk po them, me e mbjellë si fasule (qesh). Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera.

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Druvari Ramush jep keshilla pas veres e rakise me kokedollapin meta dhe kokedardhen kuksian qe s’ ja mbaj mend emrin. Pasi more uraten e kermes sali, fillojne perhapin virusin ne efir.

  • Eshte keshilla me e urte qe Edi Rama mund te marre nga nje mik.: Shqiperia eshte vend malor me 700 metra nivel mesatar mbi niveline e detit. Shumica e popullesise ka jetuar kurdohere ne male. Ne jemi malesore. Ne male mund te jetohet vetem duke kultivuar bime qe japin te ardhura peer mjaftueshme per jetese. Qytetet tona sot jane plot me emigrante venda qe kane zbritur nga malet nga qe atje nuk mund te sigurojne jetesen. Vendi po boshatiset nga largimi i popullesise sepse te ardhurat nuk mjaftojne te sigurojne nivelin e sotem te kerkuar te jeteses. Legalizimi i kanabisit duhej te ishte bere me kohe por jane “bosat e vipat” qe e gjestisin e qe nuk duan te bjer çmimi. Shume vite me pare thuhej se nuk na lene te huajt ta legalizojme!! Por te huajt po e legalizojne çdo dite dhe po pushtojne tregun boteror duke siguruar te ardhura kolosale, ndersa ne po mbushim plot burgjet me djem te rinj e te renja sepse kane rritur disa rrenje kanabis!!!!.

    • Sh drejte por nese qenka monopol i “boseve”, “Vipave”, legalizimi do ndodh ndonjeher kur te zhduken monopolet.

      shembull tjeter, Kuvendi mban ne fuqi ligjin e poshter per Sherbimin Postar e Doganen i cili kufizon dergesat der ne $45 perndryshe paguan takse dogane 22%te vleres se dergeses. Qellimi eshte te mbroje oligarket vendas nga “mallrat konkurruese boterore”. Ne fakt esht te garantoj atyre monopol tregu. Oligarku vendas ne Shqiperi NUK PRODHON, se ne Shqiperin s’prodhohet asgje; oligarku eshte vetem tregtar ndermjetes importues dhe ket ligj Kuvendi atij i garanton treg monopol per tregetine e tij mashtruese pa kontroll cilesie e cmimi. Nga ana tjeter emigranteve jashte shtetit (qe jane te shumte) ju pengohet dergesa e dhuratave tek te afermit ne Shqiperi duke ju lene vetem opsionin e remitancave, dhe ato me tarifa te larta. Ky eshte ligji i gjithe qeverive shqiptare. Sivjet u leviz duke kerkuar ndryshim nga Posta ne duket por refuzuan “ekspertet’ e finance-kontabilitetit me preteksin qe thashe. Maskarenjte me te medhenj se olikarket fashiste ne Shqiperi, jane ligjberesit ne Parlament me Qeverin qe i kontrollon ata.

      Ska per te ndodh legalizimi mariuanes ne shqiperi, per te njejtat arsye qe mungon shteti ligjor e demokracia. Perkundrazi e kunderta do ndodh, me shume do rriten burgosjet.

  • O Ramush
    A ishe kryeminister i Kosoves ?
    Pse nuk e legalizove kanabisin ne Kosove ?
    Do rrisje ekonomine e te ardhurat e popullit.

  • Ramushi akoma nuk e ka kuptuar se Rama nuk e ka mendjen per te pastruar dhe pasuruar Shqiptaret , ai e ka mendjen te ndaje fitimet me bandat dhe jo ato lek ti fute ne buxhetin e shtetit , po qe se ai do te mundohej pak per mireqenjen e popullit , nuk do te ishte ky eksod biblik i te rinjve me keq se Afganistani , por ketu tek ne Talebanet jane lule ne krahasim me Ramovicin

  • Dhe rruga e pasurimit shihet te droga. Thone se eshte rruge krimi.O Rapush,hajde ta rrethim nga nje cigare kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *