Mediet serbe tallen me veshjen e Mesit, duke treguar edhe fotografitë e tij. Ja çfarë thotë e përditshmja serbe “Telegraf”: “Lionel Mesi mund të jetë më i miri në botë sa i përket futbollit të luajtur, por në veshje ai lë për të dëshiruar.
Këtë e ka treguar sërish edhe në mbrëmjen gala të ‘Topit të Artë’, teksa u shfaq me një kostum të kuq. Kësaj radhe ra në sy më shumë për smokingun që kishte veshur sesa për atë që ka dhënë në fushën e lojës. Nëse të gjithë lojtarët ishin me kostume të zinj, ai stononte shumë, sidomos kur në skenë doli formacioni më i mirë i vitit dhe Mesi dukej si ‘dele e kuqe’.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe një vit më parë, kur ai mori ‘Topin e Artë’ dhe doli në skenë me një xhaketë me topa, dizenjim i bërë nga rrobaqepësi personal i tij, kosovari Muhamed Hasani. / ZERI

I kenaqur se qe mete kuqe,qe serbve u verbon syte,po ku ka me bukur na e kuqa,po jo njgjyra e serbve,po mesin e v eshin stilistet e dolces o serbi e pjerdhur