Rrëfimi nga SHBA: Kush e çoroditi diplomacinë shqiptare? Vitet ’90, kujtimet e ish-ambasadorit shqiptar në Kombet e Bashkuara, Bashkim Pitarka

J L

 

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Diplomati Bashkim Pitarka jeton prej vitesh larg Shqipërisë, në Florida të SHBA. Ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në një periudhë kruciale, nga viti 1986 në vitin 1991 dhe, si i tillë ai mund të konsiderohet një thesar, jo vetëm për kujtimet që mbart si ish-ambasador, por edhe për problemet që ka dhe reflekton ky shërbim i jashtëzakonshëm për shtetin tonë.

Në faqen e tij në FB ai hedh me raste mbresa nga puna si ambasador. Unë i lexoj me vëmendje dhe kënaqem me realizmin dhe sinqeritetin e atyre tregimeve. Them tregime, sepse Bashkimi di edhe të tregojë bukur.

I shkruajta se mund të botojmë në DITA pjesë të këtyre kujtimeve, por, i sugjerova se ato janë një lëndë shumë e mirë për një libër që mund t’u shërbejë diplomatëve tanë.

E dini si m’u përgjigj? Më dërgoi këtë shënim që po e botoj të plotë:

Bashkim Pitarka në ditët e sotme

 

“A DONI MË PËR BELULIN?”

(Mbi ciklin tim “Kujtime të një diplomati…”, botuar këto kohët e fundit nga unë në faqen time të të kurdo-gjindurit për çastet e vetmisë sime, të madhit Facebook.)

Ah, more miku ynë Pëllumb  Kulla, humoristi ynë i madh, ç’na ke bërë me atë skeçin tënd të goditur e aktual, e i vlefshëm edhe për sot ,”A DONI MË PËR BELULIN?”!

Shumë shokë, miq e dashamirës të mij në facebook kur lexojnë kujtimet e mija, më kanë këshilluar e nxitur të shkruaj e botoj libër me kujtimet e mija si ish diplomat i vjetër. Unë u  kam shpjeguar miqve “një mijë e një” arsye përse nuk shkruaj e botoj ndonjë libër. Ndër të tjera druhesha, se mos lexuesit dhe miqtë e mi do të ma merrnin si mburrje për gjoja “bëmat” e mija si ato të shkrimtarucit mburravec të skeçit të famshëm “A doni më për Belulin?” Ndonëse, tu them të vërtetën se në ato ngjarje që rrëfej unë isha vetë Belul, jo thjeshtë një dëshmitar por pjesëmarrës dhe aktor aktiv në to.

Mbase më duhet t’u kërkoj ndjese që mund ta kem tepruar që kam shkruajtur gjatë e me disa hollësira, që edhe nuk duheshin.

Unë kam shumë për të kujtuar e mund ende të vijoj së shkruari kujtimet e mija,sepse unë i vlerësoj ato,e ndokush që i merzis apo bezdis me to,fare mirë mund të ndërrojë faqe(si shumë nga ju që me një të shtypur të butonit ndërroni kanalin e TV tuaj e ndiqni diçka tjetër)  e të lexojë nga të tjere apo edhe plot “FAKE NEËS” e të dëgjojë nga ato tallavarat “muzikore”ose politike,nga të cilat ju në TV e Tiranës e ne on line ndeshim çdo ditë me bollëk !

Me dashuri e respekt,

Juaji, Bashkim Pitarka

Florida, SHBA – 22 Gusht 2021

E pra, ja kështu m’u përgjigj Bashkimi. As po, as jo. Por më shumë anonte nga një po në favor të shkruarjes së një libri. Me këtë rast ai më dërgoi ca copëza kujtimesh që ne po i botojmë në DITA. Uroj që botimi i këtyre fragmenteve “ta detyrojnë” Bashkimin të ulet e ta marrë seriozisht këtë punë dhe ta harrojë Belulin. Unë jam optimist për këtë. Paç dorën e mbarë Bashkim!

Alfred Serreqi

Xhevahire të diplomacisë, vitet ’90

Maj 1992, qeveria e re pseudo-demokratike “i hyn me themel” reformës në sistemin e diplomacisë shqiptare. Me 2 Maj 1992 ministri i ri i punëve të përjashtme të qeverisë së Berishës, zotnia e tij Sereqi, thirri në mbledhje gjithë kolektivin diplomatik të Ministrisë së Jashtme të asaj kohe për një mbledhje shumë të rëndësishme.

I ra fare shkurt. Gjithë pompozitetin e tij e shkriu mbi audiencën duke deklaruar:

“Siç mund ta kini marrë vesht në diplomacinë shqiptare do të kryet një reformim i thellë. Të gjithë ata që do të dëgjojnë emrin e tyre nga data 14 maj largohen përfundimisht nga puna në këtë ministri”.

Vijoi së lexuari një listë shumë të gjatë emrash, kryesisht të drejtorëve e shefave të shërbimeve, ambasadorë e ish ambasadorëve të Shqipërisë. Në mes tyre lexoi edhe emrin tim, që sapo isha kthyer,me kërkesën time këmbëngulëse nga detyra e ambasadorit pranë OKB-së dhe në Kanada e isha emëruar me detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare.

Njoftimi u prit me habi të madhe nga të pranishmit. Disa nga të pushuarit nga puna i kërkuan takim ministrit Serreqi për t’i kërkuar shpjegime të mëtejshme…

Ndër ta, edhe unë iu prezantova për herë të parë dhe pa kërkuar shpjegime i kërkova ku do të punoja unë se kisha një familje të tërë për të mbajtur.

Ai, gjithë qesendi, mu përgjigj: “Unë s’kam nevojë të shqetësohem për ty se me gjithë atë bagazh kulturor e atë eksperiencë e ato gjuhë të huaja që di ti, mund ta gjejsh punën ‘one, two, three’!”

– “Ashtu më njihkeni mua zoti ministër? Por me sa kam mësuar unë në këto punëra të gjitha ato atribute që më përmendët janë kërkesat, si pushka ushtarëve në beteja, që u kërkohet edhe diplomatëve të rinj që ju me siguri do t’i zgjidhni nga ithtarët e miqtë tuaj për të na zëvendësuar neve të vjetërve. Aq më shumë kjo e ashtuquajtura reformë e mënyrë të të vepruari, që në kushtet e demokracisë dhe hapjes së vendit tonë me botën e jashtme do të kërkonin profesionistë të zotë e të afirmuar në diplomaci!”

Kuptohet që diplomacisë mbas sodi do t’iu ngjiteshin pas pinjollët e ish fashistëve, ish zogistëve e nacionalistëve, bashkëpunëtore të ish pushtuesve italo-gjermanë e soj e soj e sorollop të të goditurve nga ish regjimi komunist,siç ndodhi në të vërtetë.

Sa e çuditshme më tingëllonte kjo masë për reformë bash pas gjithë asaj kohe që unë dhe kolegu im i nderuar, ambasadori Alkyz Cerga,një ndër kuadrot më të  vjetra e të përgatitura të diplomacisë shqiptare,kishim punuar kokë më kokë,për përgatitjen e tezave për një reformim eventual të shërbimit diplomatik shqiptar në kushtet e reja pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Ne të dy, pa ndonjë detyrë të vënë nga ministria, iu vumë punës për të përgatitur teza dhe një projekt platformë të  shërbimit në diplomacinë shqiptare. Ndër kohë kishim kontaktuar e shkëmbyer mendime me kryetarë apo sekretarë të përgjithshëm të partive politike parlamentare për problemet e një reforme në diplomacinë tonë.

Pikërisht ato ditë, fare rastësisht ra telefoni në zyrën time në drejtori. Aso kohe telefonat në ministri ishin të lidhura me sistemin tri shifrash me ish aparatet e KQ të PPSH dhe kryeministrisë.

Sali Berisha, vitet ’90

Në telefon u dëgjua zëri i Sali Berishës, i sapo zgjedhur ato ditë si president i vendit, i cili kish menduar se po telefononte ministrin e ri të kulturës. I thashë kush isha dhe e urova për detyrën e lartë të presidentit. Kur mësoi  se cili isha, më falënderoi që kisha qenë një ditë më parë për vizitë tek shtëpia e tij për tu sjellë një zarf nga një familje shqiptaro-amerikane, miq tanë të përbashkët në Boston. E urova për detyrën e re dhe ai më ftoi të shkoja përsëri tek ata si mik i familjes.

Unë shfrytëzova rastin dhe i fola për punën tonë me ambasadorin Alkyz Cerga, për përgatitjen e një projekt-platforme të zgjeruar për një reformim të mundshëm të gjithë sistemit të diplomacisë sonë,nevojë që kuadro si ne e kishim ndjerë me kohë si të domosdoshme. I përmenda që kishim marrë takim e ishim konsultuar edhe me kryetarët e partive politike parlamentare dhe se ne ishim takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të PD së në mungesë të tij.

Sali Berisha m’u përgjigj menjëherë, në dukje i entuziazmuar:

– “Oh sa po gëzohem miku im Basho(kështu më thërriste mua në konfidencë kur takoheshim në spitalin e tij apo në ministrinë tonë, ku kish një mik të ngushtë të përbashkët me mua.) Kini bërë shumë mirë. Unë do ta prisja një kontribut të tillë të çmuar nga kuadro të shquara e patriotë si ti me një përvojë të gjatë e kontribute të rëndësishme në diplomaci,  siç qe puna yte e shkëlqyer për të nxitur e përfunduar sa më parë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në,aleaten më të madhe e të vendosur të kombit shqiptar. Ju pres me kënaqësi të  dyve në presidencë.

Po i them sekretares të caktojë një ditë takimi sa më parë e tu njoftojë. Më sillni edhe një kopje të materialit tuaj që kini përgatitur. Unë jam shumë i interesuar për këtë temë aq të rëndësishme. Më kërkoi tu jepja të falat e tij mbesës sime, ish mjeke kardiologe, kolege, vartëse të tij në spital e familjes së saj.”

Ky ishte komunikimi im i fundit me Sali Berishën.

Pas tri ditësh unë dhe ambasador Cerga shkuam pranë presidencës dhe tek oficeri i shërbimit lajmëruan sekretaren e presidentit për mbërritjen  tonë. Ndërsa prisnim tek hyrja  e mbrapme e presidencës pamë të dilnin që atje dy kolegë tanët, që duket kishin shkuar në takim me presidentin për tu ankuar lidhur me pushimin e tyre nga puna  në MPJ. Pas tyre pamë të dilte ish ministri Serreqi, i cila kur na pa mua dhe Alkyzin turfulloi e u kthye e hyri përsëri në presidencë.

Pas pak telefonoi tek oficeri i shërbimit sekretarja e presidentit, kërkoi të falur dhe na tha se takimi do të shtyhej për një ditë tjetër se presidentit i doli një punë urgjente.

Kështu vajti edhe meseleja e tezave tona për reformën në diplomaci. Ajo u krye me një të rënë të lapsit me një listë të gjatë kuadrosh të larta të diplomacisë shqiptare që i largonin pa asnjë motivacion nga puna e flakeshin të papunë në rrugë të madhe, si viktima të ashtuquajturës “reformë e thellë në diplomacinë shqiptare” që nuk u krye.

Me Antoni Athanasin

(Me pak foto por me shumë mall, respekt e  nostalgji për mikun tim të pa harruar, të madhin, të mirënjohurin atdhetar të flaktë shqiptaro-amerikan, pasuesin e denjë të Fan Nolit legjendar, për mikun e madh të Shqipërisë, të ndjerin Antoni Athanas!)

Në mes të kujtimeve të shumta nga takimet e bisedat me Antoni Athanas,më ka rregjistruar kujtesa një prej tregimeve të tij,plot dashuri e pathos,për të  jatin e tij:

“…Ishim ulur bashkë me të ndjerin, atin tim, e po ndiqnim në TV një ndeshje boksi.

Grushtoheshin sa mundeshin me njeri-jatrin një boksier afro-amerikan me një të bardhë.Kur i bardhi po e mposhte të ziun babai hidhej përpjetë e gëzohej e mburrte shumë boksierin bjond.Kur i ziu ishte në sulm dhe e hodhi në “knock doën” të bardhin,unë e ngacmoja dhe i thosha ‘Pa hë tani, pse nuk hidhesh përpjetë mor baba?’

Ç’do të thuash ti me këtë?,më kthehej gjithë inat. Pse mo,nuk ka të zinj edhe në Shqipëri?!”

Me këtë, më thoshte Antoni, desha të të them se babai, ndjesë pastë, të nxirrte sytë t’i shaje Shqipërinë… Kështu bënte edhe vetë Antoni, tëpkë si i jati! Nuk thotë kot populli ynë “Dardha po ndën dardhë bie!” Dhe vërtetë  Anton Athanas i tillë ishte, një tribun e pasues i denjë i Fan Nolit, atdhetar e patriot si Ai!

Të flasësh e të  shkruash për të ndjerin mik, Antoni Athanasin,të duhen netë të gjata të dimrit e një ton me letër për të shkruar kujtime e tregime mbi të dhe për jetën e veprimtarinë e tij të pasur. Lum Ai për veprën e emrin që la pas!

“Biri im Bashkim”, më thërriste me dashuri e respekt, si të isha vërtetë biri i tij. Pas kësaj dashurie e këtij  respekti unë lexoja drejtë dashurinë e respektin e madh që ai kishte për Shqipërinë e tij mëmë që aq shumë e deshte, siç deshte nënën e tij!

Bashkim Pitarka, Florida, 22 Gusht 2021.

Mbi vizitën tonë të parë tek shqiptarët në Boston

Atë ditë të vizitës sonë të parë në Boston, pas drekës po zbrisnim nga zyra e  xha Antonit kur  veshët më kapën fjalët “…tu ketë lënë shëndetin juve!” Ndërsa vura re Antoni Athanasin që ishte përqafuar me mikun tonë të vjetër, veprimtarin e shquar të komunitetit shqiptar të Bostonit, të ndjerin Thanas Laska mbeta shumë i habitur dhe i pyeta çfarë kish ndodhur. Antoni më tha se mikun tonë atë ditë që pa gdhirë e kish lënë  nëna e tij plakë.

Ky njoftim më çoi të mendoja e të kuptoja shkakun e asaj vonese të Thanasit dhe pritjen tonë të gjatë në vendin ku duhet të takoheshim për tu nisur së bashku .Iu ktheva Thanasit dhe pasi e përqafova dhe ngushëllova e pyeta pse nuk na tregoi për këtë kur u takuam në mëngjes  në Stratford. “Nuk desha kurrsesi t’ia prishja lezetin kësaj vizite të parë tuajën  në Boston”.

Ne  ishim habitur e shqetësuar nga ajo vonesë.

Thanasi e la veturën e tij në parkingun  tek sheshi para diskotekës së tij të madhe se,siç na tha,nuk mund të voziste se kish qenë pa gjumë atë natë.

Arritëm  në Boston e pasi i kryem të gjitha aktivitetet u nisëm drejt Stradfordit ku do të linim Thanas Laskën. Rrugës mendoja me keqardhje për atë ngjarje të hidhur.Ai ishte treguar vërtetë burrë zakoni me karakter të fortë. Kjo ngjarje më kujtoi atë dramën e  Fadil Krajës vënë në skenë  nga teatri Migjeni i Shkodrës me temë historinë e një malësori plak, i cili pasi priti me nderime të mëdha miqtë e asaj nate,një grua deputete të Kuvendit Popullor nga Tirana dhe dy kuadro të lartë të qeverisjes lokale urdhëroi gratë e shtëpisë të shtronin bukën .

Atë ditë  asaj familje malësorësh i kish ndodhur një tragiedi . I biri i djalit të tij të  madh  ishte mbytur në lumin Kir dhe kur ia behën mysafirët në prag të portës së kullës u uroi atyre mirëseardhjen  buzagaz dhe u çoi fjalë grave të mos qanin apo ulurinin.

I urdhëroi gratë e shtëpisë të ndalonin  zinë e të ndalnin të qarët  e kujet.

Pas darke mysafirja pa varur në murë një çifteli dhe pyeti cili mashkull i shtepise dinte t’i binte çiftelisë.Plaku i shtëpisë iu kthye të birit me një vështrim  të rreptë dhe me ton urdhërues iu drejtua të birit: “Merre bir e mos ia prish qejfin sonte mysafires tonë të nderuar!” I biri mbeti për një moment i shtangur me dorën tek çiftelia e vështrimin pyetes nga i ati e pa më të voglën dëshirë nisi t’i binte instrumentit. Nga dhomat ngjitur shpertheu kuja… Plaku u hodh te  pragu i dhomës dhe i urdhëroi grate që të ndalnin ofshamat.

Deputetes e mysafirëve të tjerë iu ngriu buzëqeshja në  buzë pa kuptuar ç’po ndodhte, i pyetën të habitur ç’kish ndodhur e kur e  mesuan ngjarjen tragjike  u shtangën e kërkuan falje. Ajo ndodhi e hidhur fliste shumë. Ata kërkuan të falur dhe me kokën ulur  lëvizën drejt njerëzve të shtëpisë për t’i ngushëlluar…

Në dhomën e miqve ata e pinë në heshtje kafenë e pas pak kërkuan leje e u nisën.

Ne i  kërkuam Thanasit që të na ndalte për një ngushëllim tek shtepia e tij në pereferinë e qytetit.Rrugës na tregoi si kish ndodhur.Nëna plakë kish vuajtur rëndë…Atë natë në spital kish dhënë shpirt në krahët e të birit në të gdhirë të asaj dite.

E kishte lënë  në morgun e spitalit. Me lotë në fytyrë voziti me të shpejtë makinën për të ardhur të na takonte.

Tek shtëpia e tij ne qëndruam pak kohë dhe pasi pimë kafenë e ngushëllimit e lamë Thanasin dhe të shoqen e tij në oborrin e  shtëpisë së tyre. Kur u ndamë më tha: “Ja edhe zoti e deshti dhe e solli punën në mënyrat e tij që të  realizohej premtimi që  më kishit dhënë zoti Ambasador  Bashkimi që  e para vizitë në zonën tonë të ishte në  shtëpinë e mikut tuaj të vjetër!”

_____

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
26 Comments
  • Dipllomacia e berishës si ajo e enverit. Solli malokët nga shpella, ju vuri kollare, i dha nga dy tre diploma fallco dhe i dërgoi nëpër botë të dëfreheshin dhe talleshin trupat dipllomatikë me injorancën, prapambetjen dhe idiotësitë e tyre.

  • Ufaaaaa.
    Jam dakord me Berishe kur thote , une dhe qeveria ime jam e shkuara.
    Ndonje fjale zotnija per diplomacine e sotme a mund te na thote? A ka
    ndonje verejtje si perkthyes, me fal si
    ish diplomat qe ka qene.Ku çalon?
    Sa per miq, edhe Saliun
    si djale e kishte Antoni. E priste gjithe dashuri ne Boston!

  • NJE PERSHKRIM REALIST DHE AKUZE E MIREFILLTE E MIREFILLTE NDAJ RRENIMTARIT TE MBI 15 FISHTE TE SHTETIT SHQIPTAR SAPLEH RAMOLLAH AJATOLLAH MILLOSHEVICI!

    Sa per Alfred Serreqin ia kam bere radiografíene qysh ne vitin 1993 ne analizen me titull “ OFFSIDE” per politiken e jashteme te tij…
    Cfare mund te pritej me shume nga nipi i Gjeneralit e adjutantit te Zogut, Gjon Serreqit, te cilin ai e dergoi ne Rome si njeriun e tij me te besuar per te parandaluar ose shtyre pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e dhe ai iu bashkua gjeneraleve italiane dhe Jakomonit per planin e pushtimit sa me te shpejte e sa me me pak humbje per pushtuesit!
    Cfare mund te spritej tjeter nga nje operativ- kryespiun strategjik te Beogradit, Kremlinit dhe Parisit si Sali Berisha!?

  • Diplomacia e Sali Vukut ishte kazme serbe ne koke te Shqiperise per t’i ftohur krahet Kosoves Martire qe te mos ngrihej per Liri e Pavaresi.

  • Rrofte kujtimi i shkrimtarit,historianit,Koste Cekrezi..
    Ay eshte shpetimtari i Shqiperise ne konferencen e Versajes..Ay ishte shoku me i ngushte i nipit te presidentit,Willson,siguroi neopermjet tij nje takim me presidentin dhe mori fjalen burrash,qe KUFIJTE E SHQIPERISE NUK DO TE PREKEN.
    Rrofte kujtimi i Konices dhe Nolit te Madh.
    Rrofte kujtimi i Mehdi bej Frasherit qe shmangu katastrofen e Camerise ne 1923,duke kercenuar qeverine greke me Debimin e dropulliteve dhe ata grekafone qe ndodheshin ne Shqiperi.
    Mjerisht kapardisja para te medhejve dhe zbythja para grekeve dhe serbeve e Enver Hoxhes solli pasoja katastrofike per popullin e Camerise dhe Kosove e Metohise.
    Keta kane qene diplomate,,jo larot e enver hoxhes qe punonin si skutha per percarjen e emigracionit shqiptar dhe permbysjen e Imperializmit Amerikan ne strofkullen e tij.
    Nderimin ketyre duhet t`jua beje Palestina,Kamboxhia,Laosi,Guinea Bisao,Kongo Brazavilli,,se per ata kane punuar.
    Keta kane qene diplomatet shqiptare

  • Antoni Athanas u rrit dhe u edukua dhe nga daja i vet qe ishte Stergjysji im. Stergjyshi im i lindur ne Trebicke u be komit Maleve duke grabitur karvanet Turke dhe Greke. Te gjithe iken si familje ne 1914 dhe stergjyshja ime ngeli ne Shqiperi dhe nuk iku per shkak se donte ta rriste djalin ne Shqiperi. Ne vitin 1943 ishte nje nga organizatoret e demostrates me te madhe antifashiste ne Shqiperi qe u be ne Korce. Italianet fashiate ne ate demostrate kane vrare 600 vete dhe plagosur 1000 te tjere duke perfshire dhe stergjyshen time qe humbi Kemben. Antoni Athanas ishte ai qe me solli me ate kohe ne Amerike me sponsorizim vize studenti dhe ne ate kohe humbi nje pjese te madhe te tokes ne Boston qe ishre dhe me e Shtrenjta si vlere. Antoni gjyqin e kishte me familjen Pritzker we ishte familje Cifute dhe ne pronesi te Hoteleve Hyatt. Gjywi u fitua nga Antoni dhe lobi cifut ne menyre arbitrare dhe me ndikimin eadh qe kishte detyroi gjykatat tia jepnin cifutit. Ne bisefen Time me te ai me thoshte qe Lpbi Zionist Cifut eshte kercenimi me miadh per Shqiperine dhe qeveria Shqiptare po bente gabimie te madh qepo lejonte arganizatat jo qeveritate to Xhorxh Sorrosit. Kjo qe arsyeja qe ai u ftoh me qeverine tradhetare dhe eliten e korruptuar politike Shqiptare

    • Shifrat i keni dhene gabim; ne ate demostrate te 1943 ne Korçe italianet kane vrare 76200 vete dhe plagosur 351017 te tjere duke perfshire dhe stergjyshen tende. Theksohet se ai qytet ne vitin 1943 kishte 1.754.320 gjallesa.

    • Gjithe fajet per prapesite e kesaj bote i kane cifutet (hebrenjte = jahudite ne Kosove)!!!

      Jezu Krishtin (i cili kishte lindur, jetuar dhe vdekur si hebre) ata cifutet e dreqit e kryqezuan, pavaresisht se romaket pushtues dhe sundues fuqiplote te Judeas bashke me Pons Pilatin i lane duart mire e mire….

      Socializmin e shpiku nje fare Karl Marksi, djale rabini,,,,

      Psikoanalizen qe ia ber mendjen corap dynjase e sajoi Zigmund Frojdi, cifut vjenez….

      Teorine e relativitetit sikur e shpiku ai maskarai tjeter cifut: Albert Ajnshtajni, madje edhe bomben atomike ca cifute te tjere gjermano-amerikane….

      Te gjithe fajet cifutet i kane! “Titanikun” ata e mbyten se ashtu i kane mbiemrat te gjithe: Iceberg, Goldberg, Spielberg….

      Edhe Sorosi, i cili deri me 8 vjec e ka pasur emrin Georgi Schwartz, ka mbi kurriz shume mekate te pashlyera….

      Madje sonte mesuam qe edhe Antoni Athanasit ia paska marre pronen dhe ia paskan bere me hile po ata shejtanet e pandreqshem – cifutet!!!!

      Pu, pu, pu,pu, cfare fare e poshter paskan qene more aman!!!!! Si nuk i fshiu nga daqja e dheut ai Hitleri…???

      Pse nuk beni ndonje “Holokaust = Shoah” te dyte ju dardharet, korcaret, kusherinjte e Athabasvem bashke me disa tropojane antisorosiane, qe te shpetoje bota nje here e mire…??!!

      Shalom Aleichem! = Salam Alekum! = Pax Vobiscum! = Paqja qofte me ju!

  • E ashtu quajtura « reformë » e vitit 1992, kishte dimension më të madh se sa ambasadorët. Duhet të hiqeshin të gjithë specialistët e dikastereve dhe të zëvëndësoheshin me militantë të PD-së. Që të realizohej kjo, nxorrën ligjin 24/1, në mënyrë që edhe gjykatat të dilnin « jashtë loje ». U pushuan nga puna specialistë që nuk ishin antarë të PPSH-së. Disa antarë të PPSh-së ndruan veshjen e « teritalit » me pardesy të bardha, dhe drejtuan reformën!!! Qëllimi ishte që Shqipëria të mbetej pa drejtim profesional dhe t’a kishin më të lehtë të shkatëronin, vidhnin, grabisnin pasurinë 50 vjeçare të popullit shqiptar. Nuk kishte vetëm shkatrim të ekonomisë, por edhe të trurit që drejtonte Shqipërinë. Këta specialistë nuk kishin rrugë tjetër për mbijetesë, vetëm të mernin arratinë. Kanë kaluar 30 vjet, nga ajo kohë, dhe Shqipëria akoma e ndjen mungesën e tyre. Rastet janë të shumta që diletantizmi i drejtuesve është në nivel të ulët. Sot, Rama kërkon të bëjë Minishengen me serbët, të cilët nuk kanë patur një Berishë, një parti si PD-ja, nuk shkatruan fabrikat, uzinat, nuk e filluan nga zero, nuk kanë si drejtues një piktor me mëndje « universale ». Pra, serbët janë me ekonomi më të fortë, më të organizuar, më nacionalista sesa shqiptarët. Pra, me Minishengen përfiton Serbia dhe jo Shqipëria që për 30 vjet veproi në favor të serbëve. Berisha i ka sjellë dëme të pallogaritshme popullit shqiptar dhe këtë mund t’a bëjë vetëm një agjent i serbëve.

    • GABIM
      .

      BERISHA NUK ESHTE FAJTOR

      SEPSE ESHTE KRIMINELI ME I SINQERTE NE BOTE
      .
      SE I KA PRANUR KRIMET
      .
      FAJTORET JANE SHUME

      KU DO VECOJA SERBIBERIN ELEZ

      DHE RAJERSOVIQIN E BEOGRADIT
      .
      LEXO CFARE KA THENE ME FAKTE DHE EMRA IZET

      HAXHIA DHE FUCK SPAKU DUHET TE ISHTE

      PRANGOSUR SALISATANAIN.
      .

      ME QE RA FJALA

      KU ESHTE ZHDUKUR IZET HAXHIA ??

  • BASHKIM PITARKA DHA NJE KONTRBUT TE MADH NE BASHKIMIN E DIASPORES SHQIPTARE NE AMERIKE SIDOMOS NE NJU JORK…

    Me shume shqiptare te Amerikes mblidheshin ne festimet e diteve kombetare ne Hilton e Sheraton në vitet 1987-1990 se ne te gjitha festat e bera në raste te tilla tash e gati 30 vjet se bashku!
    E numri i shqiptareve në ate kohe ishte 30-50 here me i vogel se tani.
    Nje shembull qe duhet ndjekur nga diplomatet tane në Nju Jork dhe Washington qe flene gjume mbi dafinat e karrikeve te tyre!

  • JA edhe nje truthare tjeter qe nuk rri dot pa pjerdhur, ndonese ben sikur do qe ta mbaje pordhen per vete.

  • PRSH BASHKIM
    JAM NJE SHEHERLI ME BANIM NE TIRANE TANI POR GJER NE 91 NE PESHKOPI KOMSHI ME RAMIUN VELLANE TEND TE MADH
    KAM RESPEKT PER FISIN TUAJ ME TE CILIN KEMI LIDHJE GJAKU
    DESHA VETEM TE TE PYES
    JU QE JU DHA MUNDESINE E VERI TE NJIHNI BOTEN E QE KENI FITUAR AQ
    EKSPERIENCE POR KUPTOHET EDHE NE NE ATDHE A THUA SE MJAFTON
    VETSM TE SHKRUAJME KUJTIMET E JETES E ME AQ E KEMI BERE DETYREN NDAJ ATDHEUT
    UNE E TI GJITHE JETEN EDHE SOT JEMI REFUGJAT NE SHQIPERI
    DIBREN E MADHE CAMERINE SHKUPIN MANASTITIN ULQINI E LUGINEN A THU PERJETESISHT DO TI LEME TE PUSHTUAR
    A THU SE NUK KEMI ME DETYRE TE LUFTOJME E VELRA E JO ME PERRALLA PER KOMBIN TONE
    MENDOJ SE NESE NUK M MUNDEMI TA NDIHMOJME KONKRETISHT VATANIN ME MIRE TE ULIM KOKEN E TE HESHTIM SE SA INDIREKT TE BEJME TE FERKOJNE BARKUN E TE NA TALLIN ME DEMENCEN QE PREZANTOJME ARMIQTE E KOLABORACIONISTET E NDYRE SHQIPFOLES

  • Me terheq letersia memorialistike ne pergjethsi dhe ajo e diplomateve ne veqanti. I lexoj me kureshtje dhe interesim thjesht per kulture ,pasi me fushen diplomatike nuk me lidh gje. Ne gjithe ato qe kam lexuar me ka pelqyer vecanerisht libri me kujtime dhe analiza ” Historia e nje miqesie qe cuditi boten” te ish ambasadorit ne Kine Hajdar Muneka. Nqs ambasadori i nderuar B Pitarka do te shkruaje kujtime si keto qe po boton sot “Dita” me mire te mos i botoje.

    • Sidomos kur shkruan idiotsira te tilla ´ Kuptohet që diplomacisë mbas sodi do t’iu ngjiteshin pas pinjollët e ish fashistëve, ish zogistëve e nacionalistëve, bashkëpunëtore të ish pushtuesve italo-gjermanë e soj e soj e sorollop të të goditurve nga ish regjimi komunist,siç ndodhi në të vërtetë.’
      Ku i pa ky ish zogistet e ish ballistet neer zmbasada eshte pyetja?!
      Edhe plus asaj duke darkuar me antonin qe ka rit e ercjell zogistet e vete Leken!!! Cfare hipokriti!

  • Alfred Serreqi, katoliku që çoi dorazi kërkesën për anëtarësim në Konferencën Islamike.
    Kjo ishte reforma ne diplomaci.
    Ka më trap se kaq?!

  • Po pse ky rrypi donte me qene ala Ambasador mbas 90 tes.Hajde mos e qaj e qesh.Sa per Saliun ishte I races e gjakut tuaj o Baci ndaj e beri lesh e li.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *