FOTO / Meta del xhiro buzë detit dhe ndalet për të ngrënë petulla: ‘Janë katuni, me të ik truni’

J L

Presidenti Ilir Meta vazhdon pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa këtë pasdite është ndalur edhe për “petulla katuni.”

Teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale, presidenti shkruan se nuk ka mundur t’u rezistojë petullave si nga duart e gjysheve tona.

“Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”, shkruan Meta.

Kujtojmë se fati i Ilir Metës si president është në duar të Gjykatës Kushtetuese, pasi Parlamenti i dominuar nga socialistët e shkarkoi atë në fillim të verës.

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments
  • Hajduti mafjoz i korruptuar dhe degraduar,hiqet si njeri i thjeshte i popullit
    dhe qe respekton atë.
    Petlla,janë miljonat qe i vodhe populi dhe kombit me atë baxhellën gabele.

  • Ku ke tru, ti, more truderr!
    Je neveria me e papare!
    Sa ”bukur” tingellon ajo kenga popullore e koheve te fundit per preshidentin:

    Une jam ilir meta, kryetar i shtetit,
    Une jam betuar permbi kushtetute,
    Une kam vendosur t’i sherbej miletit.
    Petullat llupis, te me vijne trute.

    Katundar une isha dhe katundar mbeta,
    Ta dine mire te gjithe, une jam ilir meta! (Refreni)

    Kush s’me bindet mua (nuk ma thote rakia),
    Une e bej pilaf me duarte e mia…
    Une perdor ca vegla dhe nuk te fal fare,
    Kam lopat’ e sfurk, kam edhe kosare…

    Katundar une isha dhe katundar mbeta,
    Ta dine mire te gjithe, une jam ilir meta! (Refreni)

  • Ky buri kurves e mban veten qe ka tru, por edhe me pas pak tru bej hesp me ta heq me brumi, hajde rrote kari hajde.

  • Hedh fshatari nje petull ne facebook,,o burra fshatarsia e medias ta beje lajm.
    Ketij ja punoi Basha ,,e la pa parti.
    Terhoqi Basha deputetet nga Parlamenti,,i terhoqi dhe ky.
    Nuk mori pjese Basha ne Zgjedhjet Lokale,,ky maloku shkoi ne plazh,,se demek jam une qe vendos diten e zgjedhjeve..
    Tani plazhin me petulla e ke,por parti nuk ke.Ato 4 vota nuk i duhen kurrkujt.
    Basha me Ramen te nxorren nga loja.
    Shko behu president i peshengritjes,,qe te merresh me ndonje pune.
    Zgjedhjet e tjera po more 1 deputet je i fituar.

  • Mir rrushin na e neveriti me postimin ku paraqitet me shëmtinë e dordolecit që trëmb laraskat në mes të vreshtit por me këtë postim ku zgërdhihet mbasi është zhdëpur së kullufituri petulla, mos do të na neveris edhe petullat përveç rrushit dhe

    shprehja që të ikën truri nuk qëndron për këtë insan që buzqeshja i shëmton fytyrën sepse po të kishte tru nuk do banalizonte postin e nderuar dhe serioz të presidentit me postime me broçkulla petullash.

    Më duket se ka të drejtë kryeministri i vëndit që thot për këtë, presidentin që ka zgjedhor vetë që është çmëndur fare dhe

    unë i besoj që vërtet duhet të jetë çmëndur se ma thot jo një alabak rrugësh por një burr shteti, kryeministri i vëndit tim që ka në dor qeverisjen e shqipëtarëve që e njeh mir shokun Meta që kur bëri protestën e 21 janarit dhe u vran 4 kokpalaër për bllokun e kusarisë së tij, aq më tepër kur në 2013 e mori në prehër dhe ….. tytyyy……. ngiste me timon makinën qeverisëse dhe Meta me petritët e panaritët bën batërdinë 4 vjet rresht dhe

    mbasi e rinjohu edhe njëherë në mandatin e parë, shoku Rama hop , i futi duart posht prapanicës dhe hooop, nga prehri i tij e uli në një vënd më të rehatshëm, në fronin e presidentit dhe

    shoku Edi e ka hequr nga posti aktualisht vetëm dejure se de fakto ai do të jetë president deri sa të mbaroj mandati dhe për inat shoku Ilir ja bën kuku duke u çfaqur her në mes të vreshtit duke u zhdëpur me rrush, her në maj të Tomorrit duke ngrën bashkë me baba Mondin global me përkushtim fetar shelegun e kurbanit blatuar Allahut Ekber që ka përzën nga Tomorri hyjnit e lashta iliro pellazge dhe ja

    përsëri mekënaqsinë e sinqertë presidenciale mbas ngrënies së petullave që vetëm atij nuk ja heqin trurin se …… nuk ka fare i shkreti.

  • ” Petulla katundi qe te heqin trurin”!thot Ilir Meta ;Po Iliri si te haje si te mos haje petulla “katuni”eshte njisoj ,sepse ai nuk ka tru!

  • ” Petulla katundi qe te heqin trurin”!thot Ilir Meta ;Po Iliri si te haje si te mos haje petulla “katuni”eshte njisoj ,sepse ai nuk ka tru!Humor i shpelare si fytyra e tij ne kete foto!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *