Vargje të zgjedhura

Ornela

Gënjejmë ndonjëherë

Shpirti im, syri im s’mund të flerë,
Shpirti im, syri im u verbua.
Së paku, gënjejmë ndonjëherë
Gënjejmë, por thuaj: “Të dua!…”

Syri im, shpirti im s’mund të flerë,
Më djeg e më djeg mall’ i vjetër.
Të lutem gënjejmë dhe njëherë
Dhe thuaj: “Si ti nuk ka tjetër!…”

Shpirti im, syri im – Ku ta dish?…
Nëse lot kullon apo vesë.
Gënjejmë, i dashur, sërish
Dhe thuaj: “Për ty do të vdes!…”.

Ti je gabimi im…

Në jetën time
Kam bërë një mal me gabime,
Vite të tëra i bëra pluhur.
Por ti, e dashur,
Je gabimi im më i madh,
Por je gabimi i duhur…

Gjurma…

Gjurma e gjarpërit mbi shkëmb,
Gjurma ime mbi trupin tënd,
Gjurma e zogut në fluturim,
Gjurma e rrezes në syrin tim,
Gjurma e buzës përmbi buzë,
Gjurma e flakës përmbi shpuzë,
Gjurma e aromës nëpër gjinj,
Gjurma e gishtit nëpër florinj…

Syri s’i sheh në asnjë vend,
Janë gjurmë që Zoti vetë i gdhend.

….

Kjo këmisha jote
Cipë gjarpëri,
S’ta heq dot nga trupi
Unë i varfëri.

Kjo këmisha jote
Vesë dhe dëborë,
S’ta heq dot nga trupi
Se më shkrin në dorë.

Thonë…

Thonë se kjo jetë
Ka absolute
Vdekjen e zezë-dheun e zi,
Ngaqë askush s’ka llogaritur
Dashurinë që kemi ne të dy!…

Share This Article
3 Comments
  • Si gjitthnje TRUNITRUNA JETE jep I rall te rallave PENA mbinjerzore…Ditet- NJEMIJE -Bilbili JETEDGENES!
    Me Ju si 85 vjecar ne mergim;
    *Mendie e zemer- ne ATDHE.

    Dhimbia e Madhe POPULL!

  • Mos qofte i fundit amanet..*Ku linda..te PREHEM…!
    ( me VARIN gjyshit MONUMENT! )

    Po jua bej kete koment,sot 1-Shtator 2021,pas nje dite sa te paharuar dhe FATLUME; Kalova *ishemi-cerebrale* per te katerten here*, (2 here ne Tirane 1969-73),mire qe mbeti tranzitore,dhe (dy here ketu ne Toronto- 2018 dhe dje 31 -08 2021) -RIABILITUAR .Dale me firme nga spitali…pas 24 ore riabilituar.. Mirenjohie dhe faleminderit personely mjekesor sa bene! Si duket; TRINITRINA eshte; BILETA e prere per te shkuar ne ATDHE…ku dua te me prehen eshterat.sa festuar 85 vjetorin e lindies,mes NIP e MBESE te lindur e DIPLLOMUAR ne Emigtacion.*(Athine-Toronto) Muzikant nipi e DIETOLLOGE mbesa…Shkoj i qete ne *Boten e perjetseme i kenaqur,me nje merrak Mbetur…Varrin MONUMENT- pa bere,Gjyshin Jano Xh Xhoga-KAPEDANIT-sot e 108 vjet RENE si Bien TRIMAT-(10 Dhetor 1913te),atdheun mbojt,sa shpallur PV.28 Nendir 1912te-I madhi Ismail Qemali me shoke,(FQINJET jugore sulmua.. Vendi Treguar -atdhetret patriote… mes Dangelli-Shqerise Ai si HERO rene.
    Mbrodhesi Atdeut tone….Mjaft me cpo perjetojme dhe me fatkeqesi natyrore… Mire te GJECA Atdhe Dhe ESGTERAT te me prehen ne atdhe…Mbrica gjalle me 19 shtator,erren atdheut them tia mar,mes Dangellise Naimjane* atje ne Zavalanin emer lene bijte e Tij,prane GJYSHIT Kapedan,Qarku i Gjiroksters nderuar ne *100vjetorin e renies* me titull *MIRENJOHIE*. Ju faleminderit. Amanetin tia plotesoj une nipi 85 vjecar (Nomeklaturat e kohes,BORXH i kane asaj figure…)

    Realizofsha-reakuzuar= PENGUN MBETUR-108 vjet-
    -Varin GJYSHIT ..me Zavalanit-Dangellise;
    MONUMENT!

    Pasuesi Veteran- Guri Naimit D Toronto 1 shtator 2921

  • ËNDRRA E SHITËSIT TË FIQVE

    Lali Eri tha krenar,
    në takim me afganë,
    se kur qe 10 vjeç
    Iku jashtë, la vatanë,

    Ka ecur 3 ditë,
    nga mali për në Greqi,
    iku si refugjat,
    edhe pse ishte fëmijë!

    Por në 2 korrik 1990,
    ambasadat u mësyn,
    por Lali Eri top sheqerin,
    veç ëndrra e tij e shtyn.

    Nuk rrëzoi mur ambasade,
    por ngjiti malin si “afgan”,
    të jetë vallë një talent,
    apo thjesht një sharlatan?!

    Po kur dreqin ka ikur,
    veç një Zot e di,
    se kur ishte12 vjeç,
    shiste fiq te pazari i ri.

    Kështu janë këta Sorosianët,
    tregojnë përralla me mbret,
    po pseudonimin e dikurshëm,
    pse i thoshnin o “qyrku vilajet”?

    Një shprehje e urtë thotë,
    se duhet parë vetëm puna,
    Veliaj është talent i rrallë.
    e më shumë i vlen guna.

    Në 30 qershor u zgjodh,
    si kryebashkiak pa rival,
    a luhet futboll kështu,
    luan me veten si në hall?

    Ëndrrat e Lali Erit,
    me futboll “monist”,
    janë ëndrrat e këtij,
    gënjeshtari “profesionist”!

    Por për popullin ai sfilitet,
    vjedh, ropatet e punon,
    tenderat abuzivë të bashkisë,
    SPAK-u pse nuk i heton?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *