Viti 2013, bie besimi i konsumatorit

anazapta

Besimi i konsumatorit ka rënë për vitin që lamë pas. Të dhënat janë bërë publike nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, në segmentizimin e sektorëve të ekonomië. Sipas këtij vrojtimi përmirësimi i besimit në ekonomi erdhi nga sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe industrisë, ndërsa besimi në sektorin e ndërtimit dhe besimi konsumator regjistruan rënie. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë u përmirësua me rreth 1.7 pikë përqindje, falë rritjes së balancës së prodhimit dhe uljes së gjendjes së inventarëve. Treguesi i besimit në shërbime u përmirësua me rreth 8.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013, falë vlerësimeve më pozitive për gjendjen e përgjithshme të biznesit, përmirësimit të situatës financiare dhe rritjes së kërkesës. Mbështetur mbi të njëjtët tregues, u rrit edhe besimi në sektorin e tregtisë, me 7.6 pikë përqindje. Në kah rënës lëvizi treguesi i besimit në ndërtim, me 1.2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Përkeqësimi i treguesit të besimit në ndërtim u përcaktua nga zhvillimet negative në balancën e situatës së prodhimit. Në rënie, për të dytin tremujor radhazi, ishte edhe besimi konsumator, që u tkurr me 4.7 pikë përqindje. Në rënien e treguesit ndikoi kryesisht rënia e pritjeve për situatën financiare dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë, vëren vrojtimi i Bankës Qëndrore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *