Rritje temperaturash edhe në Shtator, sot termometri shkon deri në 32 gradë

J L

Muaji shtator do të vijojë me temperatura të larta.

Dita e sotme po ashtu do të karakterizohet nga dielli dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në territorin shqiptar, ndërsa në zonat lindore do ketë vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë por nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *