Pa filluar ende,
Kjo legjislatura,
nga Kuvendi ikën,
një zonjë dhe 5 burra!
Nëse do të shkruajmë,
listën në fletore,
disa ikje janë,
vërtet cilësore!
S’kemi teorira,
me konspiracion,
po është enigmë ikja,
e shokut Erion!
Mbahet në PS-ë,
si më cilësori,
po në menxhelis,
sekretin s’e nxorri!
Po dje-Asamblenë,
ka mbajtur partia,
ku midis të tjerash,
u shpall qeveria!
U shpall qeveria,
Tepsia u nda,
burrat, as një grusht,
12 janë gra!
Vetëm ca të rinj,
janë në qeveri,
dhe gjithë të tjerët,
janë përsëri!
Për paragjykime,
koha s’është tani,
po janë ca ministra,
fare kot aty!
Rama me dëshirë,
ka bërë edhe “gafa”,
për mua ministër,
të qe Fatmir Xhafa!
Sepse mbi të gjithë,
është shumë i formuar,
edhe në Tiranë,
super i votuar!
Po tani nga fundi,
Rama ka afruar,
emra që më parë,
s’i kemi dëgjuar!
Kabineti i ri,
është më i fryrë,
ministri të reja,
në strukturë kanë hyrë!
Fryrja e Kabinetit,
shpenzimet do shtojë,
populli paguan,
dhe s’fut gjë në gojë
Rama përsëri,
e bëri si deshi,
këtë vjeshtë veshi,
prapë rrobat që zhveshi
A.DUKA

Ështfë e vërtetë. Deliri Rama bën siç i do bytha dhe nuk do t’ia dijë fare për opinionin publik. Është bërë urgjente largimi i Ramës si dhe shkrirja totale e PD-së. Rama sillet kështu meqë ka një opozitë kriminale që ngjall urrejtje në shumicën e popullsisë. Të kishte një opozitë për të qënë ai do ta mblidhte mirë bythën. Por gjen shesh e bën përshesh.
O DUKË, “MBRETI” ËSHTË LAKURIQ! TY TË DUKET SIKUR VESHI ATO QË ZHVESHI, SE NË FAKT, AI ZHVESHI ATO QË VESHI, PRA HOQI RROBAT TEATRALE TË PARA 25 PRILLIT DHE DOLI PRAPË NUDO.
Më në fund o Dukë edhe ti po e shikon të vërtetën me një sy pak më realist. Në fakt, kur bëje bejtet para zgjedhore si propagandë për Ramsesin, dukeshe pothuajse si i pirë. Tani dukesh sikur po kthjellohesh nga pak, por do parë në vazhdim se mund të jetë thjesht një iluzion. Çomo sigurisht dihej që ishte kandidaturë “zar” e Ramës që e përdori për të bërë atë talljen murale me foto ku krahasonte Çomon “që shpëton jetë”, apo “nënmadhe” L.Bozon me “kërmën” Sali apo edhe krahasime të figurave të tjera që rënkonin apo që kishin vetulla të trasha. Mbaruan zgjedhjet, mbaroi teatri! Secili në punët e veta dhe “faraoni” apo “Sulltani i madhërishëm” Edvin Rama e mbush qeverinë me një harem ministresh anonime, e ndoshta më keq se kur kishte qënë kryetar bashkie, ku Mimi i çonte letrat higjenike. Se edhe Mimi u ngrit në detyre kur e morri në qeveri, dhe e bëri ministre, e nga emocionet dhe deliri, Kodheli fikte radarët, ose ata fikeshin vetë se dikush stakonte automatin. Pyetja është: Këto ministreshat e reja, çfarë kriteresh plotësuan që u katapultuan te “haremi”? Kurse, sa për little Braçen, thuhet se Rama loste me të. I thoshte Erionit që: “ti nuk di të hedhësh firmën me sy mbyllur”. Dhe Braçja firmoste. Më pas merrte një karamele si shpërblim. Por duhet thënë që Braçe kur ishte deputet i Beratit, votat i blinte me para, shkonte derë më derë. Këtë gjë e di pothuajse i gjithë Berati. Dhe sidoqoftë gjatë asaj kohe, rrugët e Beratit ngelën copë copë, asnjë investim, dhe populli papunë! A ka sens logjik të marrësh vota pa bërë asgjë për vite me radhë? Kjo ishte blerja e fukarallëkut. Kështu o Duka! Kështu i përdor Ramsesi bashkëpuntorët, derisa i flak tutje si rrecka, shpeshherë duke i kërcënuar me dosje, e së fundmi me ” Non Grata” nga SHBA, siç bëri normalisht dhe me L.Kokën!
Prej shume vjetesh qe lexoj komente te kexuesve, po si ky i joti nuk kam lexuar kurre. Me i sakti,me i drejti, me me llogjike dhe me nje fjalor teper, teper normal por qe godet atje ku duhet dhe si duhet.
Me kujtohet kengetari italian i viteve’70
” little Toni “. Te pershendes miqesisht!
Por Rama eshte mesuar,
edhe pa breke te rrije pra,
se me kartele mjekesore eshte,
pra e thene cope, krejt budalla,
dhe kur budallai ka pushtet,
nga ai pritet vetem marrezi,
mbare vendin e merr ne qafe,
me anembane kudo varferi !
Emore Duke vete thua te mos e paragjykojme e perseri vete e paragjykon.po na thua qe iku Erioni,kur per aq kohe sa ai qendroi ne qeveri fliste sikur ishte ne opozite,per gjera qe i takonin Atij ti zgjidhte.Edhe te tjere mund e duhej te largoheshin ne mendimin tim por eshte e drejta e Edit ti zgjedh bashkepunetoret.Me mire ato zonjat se ca Dakor e Pelesher ne ne qeveri.