Hapet tuneli i ri te sheshi ‘Shqiponja’, ndryshon harta e lëvizjes. Si do të bëhet qarkullimi definitiv i automjeteve duke nisur nga nesër

Ornela

Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.

ARRSH njofton se duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Një vepër që do ishte përfunduar qysh para dy viteve po të mos ishte ai dobiçi i Fariut që gënjente malokët e nxirrte e bllokonin rrugën çdo natë.

  • E dime qe tenderin e kesaj rruge 2 km e fitoi Dalillari,por nuk e pertyp dot kete menyre te neveriteshme propagande qe ben Rama dhe kjo Balluku duke shetitur neper rruge sikur te ishte ndertuar me parate e saj?
    Per me teper duket FALLCO me ate tingullin metalik,tejet te neveritshem qe ben spjegime sikur te ishte gazetare terreni!
    A nuk ka njerez kjo ministre qe te ndjekim punimet e dhena me koncesion?
    Keto lloj shetitje i neveris pa fund!
    Punet qe behen i shohim te gjithe prandaj shkoni atje ku nuk keni bere asnje pune dhe kane ankesa ndaj jush!

  • E dime qe tenderin e kesaj rruge 2 km e fitoi Salillari,por nuk e pertyp dot kete menyre te neveriteshme propagande qe ben Rama dhe kjo Balluku duke shetitur neper rruge sikur te ishte ndertuar me parate e saj?
    Per me teper duket FALLCO me ate tingullin metalik,tejet te neveritshem qe ben spjegime sikur te ishte gazetare terreni!
    A nuk ka njerez kjo ministre qe te ndjekim punimet e dhena me koncesion?
    Keto lloj shetitje i neveris pa fund!
    Punet qe behen i shohim te gjithe prandaj shkoni atje ku nuk keni bere asnje pune dhe kane ankesa ndaj jush!

  • Mos ma shani ministren, këto shëtitje të kryeministrit që tani po e bën aktorja zëvëndësuese e shokut Edi ministrja Balluku, duke llomotitur pa pushuar si gramfon i kurdisur në një monolog të stërzgjatur të bezdisshëm para kamerës që zbythet gjatë gjithë transmetimit, pikërisht këto janë punët e vetme të qevrisjes Rama që është një shou i përditshëm mediatik ku regjizor, skenarist, grimjor, kostumet madje dhe vëndi i xhirimit dhe monologët e stërzgjatur i pregatit shoku Rama deri në detaje që është edhe aktori kryesor i shout që zëvëndëson qeverisjen dhe

    ata që bëjnë punët reale janë thjesht figurantë, kuklla që simbas skenarit të shokut Edi, si robotë, duhet të shoqërojnë atë ose ministren që riprodhon monologun e tij dhe të bëjnë vazhdimisht lëvizjen e kokës në shënjë pohuese simbas ritmit të monologut të sukseseve në marrshimin drejt ca majave të larta, shumë të larta…..

    mbas të cilave për popullin e thjeshtë qëndron humnera e frikshme e fukarallëkut dhe e kolapsit ekonomik nga grabitja e pamëshirshme e parave dhe bomba e borxheve që do të vej mbi 100%

    Ky individ me rilindjen e tij urbane është tëpkë si faraoni Keops i Egjiptit që për të përjetsuar madhështin e mbretërimit të tij mbas vdekjes, djersën , mundin dhe jetët e popullit të tij i konsumoj pa mëshirë për të ndërtuar piramidën madhështore që mban emrin e tij që

    është vërtet madhështore por në themelet e saj është sundimi barbar, i pa shpirt, kafshëror i popullit egjiptian dhe

    objektet e rilindjes urbane të Keopsit tonë nuk mund të hidhen posht si konstruksione shpesh edhe të nevojshme por jo kaq me ngut sepse në themelin e tyre qëndron grabitja e pamëshirshme e popullit shqipëtar
    fukara që do ti varet në qafë brez pas brezi guri i miljardave të mar borxh dhe

    kam frik se rilindjen urbane të Edi Ramës do ta gëzojnë jo shqipëtarët që po arratisen për dit nga vëndi të lemerisur nga kusarqevrisja e tij por

    do ta gëzojnë afganët dhe bagladeshasit që ai me dhelpëri po i josh dhe po i fton për ditë në intervistat e tij të përditëshme për konsum ndërkombëtar duke gëzuar edhe kusarbiznesmenët që do shpëtojnë nga punësimi i puntorëve vëndas që fatkeqsisht flasin shqip duke u mar me thashetheme, dembela, jo profesionistë, që nuk kërkojnë 15000 L të rinjë rrogë që i japin ata por duan me paturpsi 30000 e më tepër. dhe

    vazhdo aktorja zëvëndësuese e aktorit kryesor shokut Edi monologun e përditshëm të shout qevrisës së mandatit të tretë pamvarsisht komentevbe që bëjnë thashemexhinjtë shqip folës që s’kanë emigruar akoma në këtë faqe të Ditas

    kryesaorja paraja të mbush trastën e kusarisë së shokut Edi që do tu jap edhe juve ndonjë kockë të shijshme si shpërblim sikurse shprehet shoku ministër i mbrojtjes Peleshi që i di mir borxhet e shpërblimet e shokut Edi dhe të tijat si ministër.

  • Mos ma shani ministren, këto shëtitje të kryeministrit që tani po e bën aktorja zëvëndësuese e shokut Edi ministrja Balluku, duke llomotitur pa pushuar si gramfon i kurdisur në një monolog të stërzgjatur të bezdisshëm para kamerës që zbythet gjatë gjithë transmetimit, pikërisht këto janë punët e vetme të qeverisjes Rama që është një shou i përditshëm mediatik ku regjizor, skenarist, grimjor, kostumet madje dhe vëndi i xhirimit dhe monologët e stërzgjatur i pregatit shoku Rama deri në detaje që është edhe aktori kryesor i shout që zëvëndëson qeverisjen dhe

    ata që bëjnë punët reale janë thjesht figurantë, kuklla që simbas skenarit të shokut Edi, si robotë, duhet të shoqërojnë atë ose ministren që riprodhon monologun e tij dhe të bëjnë vazhdimisht lëvizjen e kokës në shënjë pohuese simbas ritmit të monologut të sukseseve në marrshimin drejt ca majave të larta, shumë të larta…..

    mbas të cilave për popullin e thjeshtë qëndron humnera e frikshme e fukarallëkut dhe e kolapsit ekonomik nga grabitja e pamëshirshme e parave dhe bomba e borxheve që do të vej mbi 100%

    Ky individ me rilindjen e tij urbane është tëpkë si faraoni Keops i Egjiptit që për të përjetsuar madhështin e mbretërimit të tij mbas vdekjes, djersën , mundin dhe jetët e popullit të tij i konsumoj pa mëshirë për të ndërtuar piramidën madhështore që mban emrin e tij që

    është vërtet madhështore por në themelet e saj është sundimi barbar, i pa shpirt, kafshëror i popullit egjiptian dhe

    objektet e rilindjes urbane të Keopsit tonë nuk mund të hidhen posht si konstruksione shpesh edhe të nevojshme por jo kaq me ngut sepse në themelin e tyre qëndron grabitja e pamëshirshme e popullit shqipëtar
    fukara që do ti varet në qafë brez pas brezi guri i miljardave të mar borxh dhe

    kam frik se rilindjen urbane të Edi Ramës do ta gëzojnë jo shqipëtarët që po arratisen për dit nga vëndi të lemerisur nga kusarqevrisja e tij por

    do ta gëzojnë afganët dhe bagladeshasit që ai me dhelpëri po i josh dhe po i fton për ditë në intervistat e tij të përditëshme për konsum ndërkombëtar duke gëzuar edhe kusarbiznesmenët që do shpëtojnë nga punësimi i puntorëve vëndas që fatkeqsisht flasin shqip duke u mar me thashetheme, dembela, jo profesionistë, që nuk kërkojnë 15000 L të rinjë rrogë që i japin ata por duan me paturpsi 30000 e më tepër. dhe

    vazhdo aktorja zëvëndësuese e aktorit kryesor shokut Edi monologun e përditshëm të shout qeverisës së mandatit të tretë pamvarsisht komenteve që bëjnë thashemexhinjtë shqip folës që s’kanë emigruar akoma në këtë faqe të Ditas

    kryesorja paraja të mbush trastën e kusarisë së shokut Edi që do tu jap edhe juve ndonjë kockë të shijshme si shpërblim sikurse shprehet shoku ministër i mbrojtjes Peleshi që i di mir borxhet e shpërblimet e shokut Edi dhe të tijat si ministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *