Tipari juaj dallues që do t’ju vlejë shumë gjatë gjithë vitit do të jetë prakticiteti. Mesazhi i Jupiterit është i qartë mbi fuqizimin e sektorit ekonomik nëpërmjet një aktiviteti shpërblyes të drejtuar nga metodat moderne teknologjike. Aleat i fuqishëm tregohet edhe Urani i cili merret personalisht me rinovimin e profesionit. Plutoni i kushton rëndësi sektorit social dhe premton rezultate më se të kënaqshme për rritjen e popullaritetit tuaj në rrethin e miqve dhe të avantazheve që mund të nxirrni nga kjo. Do t’ju duhet të qëndroni larg personazheve, të cilët nuk i përgjigjen kritereve tuaja të korrektësisë dhe besueshmërisë. 2014 ju ofron mbështetjen e shumë yjeve të tjera, me në krye Neptunin si “dirigjent orkestre”, i cili do t’ju orientojë nëse do të përpiqeni të shtrini edhe më tej rrezen e veprimit. Ai, gjithashtu, do t’i shtojë ndjenjë e poezi dashurisë, ndërsa do të zhvillojë për më mirë kreativitetin tuaj. Yjet do t’ju dhurojnë shtysa absolutisht të dobishme dhe ide të reja! Por është pikërisht në planin e konkretizimit që viti ju ofron letra ideale për të luajtur dhe për të fituar ndaj çdo vështirësie!
Dashuria
Situata sentimentale nuk nis mirë: Afërdita nga Bricjapi tregohet e ftohtë ndaj jush, por Marsi i flaktë premton rindezjen e tërheqjes erotike për t’i dhënë një impuls pozitiv jetës në çift. Përshtypja e të qenit i domosdoshëm (njësoj si ajri që thithni), që do t’i krijoni partnerit, do të jetë një taktikë përkëdhelëse, e cila do t’ju vijë për ndoresh në nevojave tuaja. Nga ana tjetër Neptuni do të diktojë ligjet e tij: kërkon të jeni romantikë dhe pasionalë, aq sa ta përfshini plotësisht partnerin në lojën tuaj të dashurisë. Pas një fillim viti me pikëpyetje të shumta mbi dashurinë, do të vazhdojnë muaj me dyndje emocionesh! Në pranverë: rizgjimi i performancave erotike, vijon me verën ku kurioziteti ndaj gjërave të reja dhe dëshira për të zgjeruar edhe më tej kufijtë, do t’ju shtyjnë në histori të tjera sentimentale. E pasur me zhvillime do të jetë edhe vjeshta, që do të nxjerrë në sipërfaqe sukseset që duhen ndarë me personin e zemrës, duke e bërë edhe më të fortë lidhjen në çift. Kini kujdes në muajt e fundit të vitit, gjatë të cilëve mund të nxjerrë krye një ndjenjë “pickuese” xhelozie…
Puna
Midis objektivave që i keni caktuar vetes dhe mundësive që qielli ka vendosur t’ju dhurojë, ekziston një diferencë e madhe! Ju dëshironi suksesin konkret dhe një fitim të dukshëm ekonomik, por yjet kërkojnë që të fitoni së pari prestigjin dhe autoritetin profesional. Afirmimi në fushën tuaj është një destinacion që arrini këtë vit, por tensionet ekzistuese midis Jupiterit, Saturnit dhe Neptunit, nënvizojnë se do t’ju duhet të punoni fort, në mënyrë që suksesi t’ju dhurojë qetësinë ekonomike. Plutoni ju sugjeron një politikë dinake për rilançimin e imazhit tuaj dhe për këtë arsye ju kërkon të bëni më shumë jetë sociale… frekuentoni njerëz dhe vende, në të cilat mund të nxirrni në pah talentin tuaj. Gjatë 2014-s do të arrini të bashkoni eksperiencën me risitë për të shijuar, në fund, frytet e merituara. Do të arrini të përmbushni detyrat që ju ngarkojnë, falë aftësive të fituara në kohë, por do të qëndroni disi në pritje para se të bëheni pjesë e “sferave të larta’! Në pjesën e parë dhe të fundit të vitit, do t’ju lidhë puna me persona të njohur, ndërsa në pjesën qendrore të 2014-s do të keni mundësinë të kontaktoni me ambiente të reja dhe tregje pune të huaja.
Paratë
Pozicioni i Jupiterit në 2014-n ju garanton të ardhura të qëndrueshme, por pjesa më e madhe e tyre mund të kenë një destinacion të “ndryshëm”… ndoshta për të shlyer borxhe apo “angazhime” të dështuara të ndërmarra në të kaluarën. Të ardhurat e investimeve mund të përfaqësojnë një pikënisje për rilindjen tuaj ekonomike! Një strategji financiare ju shmang nga gabime që i keni bërë më parë dhe ju siguron nga çdo rrezik.
Forma
Në këtë vit do të shquheni për një dinamizëm të veçantë, por do të duhet të harxhoni më shumë energji se zakonisht! Jupiteri ju propozon të shmangni tejkalimet dhe kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur një formë të shkëlqyer fizike. Kujtohuni që mirëqenia kalon edhe nga një kulturë e ekuilibruar dhe e shëndetshme e të ushqyerit!
Janari
Situata financiare vuan nga shpenzimet e shkuara dëm gjatë muajve paraardhës. Do të duhet të ndryshoni marrëdhënie me paratë, nëse nuk dëshironi të përsëriten situata të vështira ekonomike. Midis jush dhe partnerit lindin divergjenca dhe vështirë se gjeni kompromis, sepse secili pretendon që di më shumë se tjetri.
Shkurt
Sheshohen tensionet familjare (edhe fisnore) falë një vullneti të fortë ndërmjetësimi dhe pajtimi të dyanshëm. Shëndeti është një sektor delikat, veçanërisht për personat e njëfarë moshe. Mundohuni t’i shmangeni ndryshimeve të menjëhershme të temperaturave.
Mars
A e dinit se idetë tuaja janë gjeniale?! Mund të lançoni projekte fituese dhe të mposhtni me shpejtësi konkurrencën! Imazhi juaj del i fituar ndërsa grafiku ekonomik rritet. Në ngritje edhe harmonia personale…
Prill
Fuqia që ju transmetojnë planetet e shpejta është jashtë asaj që ju karakterizon zakonisht. Do të përgënjeshtroni disa gojë të liga që duan të dëmtojnë reputacionin tuaj. Përgjigjjuni me tonin e merituar dhe mbroni me se të mundni emrin e mirë që keni fituar!
Maj
Yjet zbulojnë se sektori i punës është më i gjallë se kurrë më parë. Nuk mungojnë idetë inovative. Nëse ndonjë koleg/e ju hedh shpesh vështrime… mundohuni të kuptoni se cilat janë qëllimet!
Qershor
Shëndet shumë i mirë! Nga ana tjetër, nuk rreshtni së kërkuari zhvillime të reja në fushën profesionale. Jeta dashurore është më e ëmbël dhe përfshirëse!
Korrik
Dielli, Jupiteri dhe Urani të vendosur në shenjat e ujit, komplotojnë midis tyre për t’ju dhuruar qëndrueshmëri dhe konkretizim projektesh. Afërdita te Binjakët është shumë pozitive dhe ju mbështet në lidhjet në çift!
Gusht
Jeni vënë në lëvizje për të zgjeruar rrethin e të njohurve dhe për të ndërtuar raporte të reja, falë bashkëpunimit të Plutonit ndoshta edhe lidhje të reja dashurore. Nëse jeni në një raport të konsoliduar bëni kujdes, partneri/ja mund ta përjetojë me ankth e xhelozi suksesin tuaj personal…
Shtator
Nëse ndesheni me pengesa në zhvillimin e punës së përditshme, mësoni se vëmendja e Saturnit dhe Plutonit, ju garantojnë zgjidhje të përsosura për t’ju ndihmuar në planet që keni rezervë. Mbi të gjitha këto dy planete janë një trampolinë e shkëlqyer për suksesin!
Tetor
Ky është muaji juaj! Kalimi i Diellit në Peshore është faktor vendimtar në përditshmërinë tuaj. Forma e shkëlqyer fizike dhe freskia mendore do t’ju shërbejnë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve mbi vete, ndërkohë që bëheni gjithnjë e më shumë joshës.
Nëntor
Shumë propozime pune dalin nga kreativiteti i mendjes suaj dhe hyjnë në fushën e realizimit. Pasazhi nga teori në praktikë ju dhuron shumë sukses. Nëse keni dyshime kërkoni ndihmë nga ata që dinë më shumë se ju. Në të ardhmen do të dini t’ua këmbeni nderin me nder.
Dhjetor
Moment i artë për t’u bërë të njohur edhe jashtë ambientit të punës! Faza aktuale ju kërkon të projektuar në një dimension shumë të gjerë. Njihuni me shumë persona, por zgjidhni vetëm ata që ia vlejnë vërtet, kësisoj popullariteti juaj do të rritet për mirë.
