“Nuk do ketë ‘Ballkan të Hapur’ për sa kohë në Beograd ëndërrojnë për një shtet më të madh serb që përfshin brenda territorin dhe qytetarët e vendeve fqinj”

redaktor

 

Nga Jasmin Mujanovic

Botuar në BIRN

Damir Marusic dhe Benjamin Haddad nga Këshilli Atlantik, një think-tank amerikan, botuan një ese provokuese në Foreign Policy javën e kaluar në lidhje me nismën e re të përbashkët “Ballkani i Hapur” të krijuar nga qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Eseja përqendrohet në idenë se epoka e zgjerimit të BE-së është mbyllur përfundimisht dhe kështu shtetet lokale po kthehen në mënyrë të domosdoshme drejt mekanizmave ndër-rajonalë.

Marusic dhe Haddad janë optimistë për rëndësinë e projektit, duke shkruar: “E ardhur pas Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, iniciativa si Ballkani i Hapur sinjalizojnë se diçka e rëndësishme, dhe vërtet e shëndetshme, po ndodh në terren: Liderët lokalë po marrin në dorë fatin e tyre dhe po tregojnë kreativitet”.

Problemi me këtë narrativë, është se ajo nuk ka lindur nga faktet që ndodhin në terren.

Vetëm tre nga gjashtë shtetet e Ballkanit i janë bashkuar kësaj nisme. Kjo është domethënëse. Mungesa e Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës dhe Malit të Zi nuk është, siç argumentojnë autorët, sepse “këto tre vende mbeten skeptike, duke argumentuar se nisma e re kopjon zhvillimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, për të cilin u pajtuan të gjashtë në Sofje vitin e kaluar si pjesë e Procesit të Berlinit”.

Së pari, nisma e bashkëpunimit rajonal e Procesit të Berlinit për Ballkanin, ashtu si projekti i zgjerimit të BE-së, është e vdekur. Ajo nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një format diskutimi në këtë moment. Në shtatë vitet që kanë kaluar që nga samiti inaugurues i Procesit të Berlinit, ajo nuk ka sjellë ndonjë pasojë politike.

Vetë fakti që një Treg i Përbashkët Rajonal ishte rënë dakord dhe tani po zëvendësohet nga kjo nismë trepalëshe, tregon se sa i parëndësishëm është bërë Procesi i Berlinit.

Arsyeja pse Kosova, Bosnje- Hercegovina dhe Mali i Zi nuk e kanë nënshkruar idenë e “Ballkanit të Hapur” nuk është sepse ata vazhdojnë të mbajnë shpresën për një Treg të Përbashkët Rajonal të inicuar nga BE-ja.

Problemi mbetet Serbia dhe makinacionet e saj ndaj pjesës më të madhe të rajonit – makinacione të cilat nuk kanë të bëjnë me bashkëpunimin politik dhe ekonomik, por kanë të bëjnë shumë me fantazitë revanshiste dhe hegjemoniste të elitës qeverisëse të Beogradit.

Aleksander Vulin, ministri i brendshëm i Serbisë dhe i besuari i presidentit Aleksandër Vuçiç, ka promovuar idenë se Serbia po kërkon unifikimin formal politik dhe institucional të të gjithë serbëve etnikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë, një Serbi e Madhe, me Beogradin si kryeqytet dhe Vuçiçin si udhëheqës të padiskutueshëm. Ai e ka etiketuar këtë ide “Bota serbe”.

Vulin e ka mbrojtur hapur idenë e “Botës serbe” në tubimet politike dhe në televizionet kombëtare, dhe ai e ka përdorur konceptin si një mjet për të luftuar kundër qeverive fqinje, veçanërisht në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi.

Jo për habi sepse ato tri vende përmbajnë shumicën e popullsisë dhe territoreve që Vulin dhe Vuçiç besojnë se do të inkorporohen përfundimisht në shtetin e madh serb.

Idealet e Millosheviçit janë ende gjallë

Me pak fjalë, Serbia perceptohet në të paktën gjysmën e rajonit si një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve në fjalë. Si e tillë, pak njerëz në Prishtinë, Sarajevë ose Podgoricë janë të interesuar të thellojnë lidhjet me një regjim të tillë.

Ky është realiteti i pashmangshëm politik i Ballkanit Perëndimor bashkëkohor. Për fat të keq, shumë pak njerëz në SHBA ose BE shfaqen të gatshëm për të trajtuar këtë fakt. Në vend të kësaj, një program shpresëdhënës politikash zëvendëson një tjetër, si ndërrimi i stinëve. Dhe ashtu si stinët, secila zbehet, dhe zëvendësohet nga një tjetër. Pra, Tregu i Përbashkët Rajonal bëhet Ballkan i Hapur, e kështu me radhë e kështu me radhë.

Kjo është një përpjekje e kotë. Për sa kohë që Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj idealeve dhe aspiratave të regjimit të mëparshëm të Sllobodan Millosheviçit, në këtë rajon nuk mund të arrihet asnjë progres. Kjo nuk është thjesht një çështje zbatimi; është çështje substanciale.

Për të qenë i qartë, koncepti i Ballkanit të Hapur – ashtu si Tregu i Përbashkët Rajonal, si zgjerimi i BE-së, si të gjitha këto skema madhore që janë propozuar për rajonin për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit –  është një ide e mirë. Ide të tilla padyshim do të përmirësonin jetën dhe jetesën për të gjithë ata që janë të përfshirë, nëse do të zbatoheshin ndonjëherë.

Megjithatë, rajoni gjithashtu do të përmirësohej pa masë, nëse vendi më i populluar në Ballkanin Perëndimor nuk do të qeverisej nga një autokrat mohues i gjenocidit. Por ja që kështu është. Dhe për shkak të kësaj, nuk ka asnjë të ardhme reale as për iniciativën “Ballkani i hapur”, as për një Treg të Përbashkët Rajonal.

Tërheqja dramatike dhe, ndonjëherë, poshtëruese amerikane nga Afganistani i ka futur në një analizë të thellë ekspertët e politikës së jashtme në të dy anët e Atlantikut. Mesa duket, një nga mësimet kryesore të luftës në Afganistan duhet të jetë se strategjitë ose planet duhen bërë bazuar në kushtet që mbizotërojnë në realitet në terren, jo në ato që ne do të donim që të mbizotëronin.

Në Ballkanin Perëndimor, “Bota serbe” është një fakt në terren dhe një kërcënim me të cilin duhet të ballafaqohemi. Koncepte si nisma “Ballkani i hapur” janë thjesht ide të shkëlqyera në teori.

 

*****

Dr. Jasmin Mujanovic është një studiues politik i specializuar në politikën e Europës Juglindore dhe në politikën e demokratizimit post-autoritar dhe post-konflikt më gjerësisht. Ai është autor i librit “Uri dhe Zemërim: Kriza e Demokracisë në Ballkan”.

Share This Article
10 Comments
  • Kur e pranojne dhe vete vic-et se cfare po ndodh, cna ngelet ne te themi

    Vec ta bejme si ai gomari qe dhembet ia kishin ngulur deri ne asht e vazhdonte thonte: O zot ishalla jam ne enderr

    • Shiko si vishet Kryeministri jone, ssi qelbesire . Nuk vishet me gravate e kostum si te tjeret por shkon me veshje te rendomte
      sikur e ben me qellim qe te poshteroje SHTETIN E TIJ

      Se ky mut muti, vishet me kostum e gravate per te vajtur per te takuar ne Farke zjarrfikesit,
      ndersa aty ku perfaqson Shqiperine vishet si lango pazari

      Qeni i biri qenit !

      • Po breket i ka si te Saliut , Raimond, se ti i njehe mire ato se çdo dite u merr ere. Te vrafte qulli megjithe njeri qe je! Per te mos e ngrene me sy Vloren, ke vene dhe ate ndajshtim percaktues tendin qe s’eshte gje tjeter veçse tallje me veten tende. U ku ta kuptoje dobiçi qe s’njehe babane?

  • Jane te gjitha projekte te Sorosit.
    Sorosi ashtu sic ka mbjedhe Shqiperine me drogera, don ta beje te gjithe ballkanin droge

  • Ne Beograd enderrohet e besohet qe c’ke me te per nje Open Ballkan sa kohe qe sic shikoni edhe ne foto, ka dy qenushe ne tryeze te Presidentit te Serbise.

  • Bota serbe eshte nje projekt ortodoks qe ka perkrahjen edhe te Greqis.Maqedonet jane pro serbe dhe keshtu do te largojne edhe ata pake shqiptar qe kane mbetur.Shqiperia eshte ne duart e klanit grek te Janullatosit.Serbia me keto dy shtetr e ka punen vaj e buter.Mali i zi gjysma jane serbe,Republika sebska vetem formalisht nuk i takon serbis.Vetem Kosova dhe federata Boshnjake do mbesin jashte edhe per faktin se jane me popullsi shumice muslimane dhe nuk jane te deshiruar ne nje aleance ortodokse.Jane gjasat qe kjo aleance ortodokse pansllave te finalizohet me krijomin ne fillimmte botes serbe dhe pastaj asaj greke helene si kundershti ndaj Turqis dhe nje ballanc me Rusin.

  • E ardhmja e Arnavutistanit eshte bashkimi me Veliki Serbija. Ne kete menyre, Serbia do te behet superfuqi ballkanike qe do t’i jape dridhma gjithe Avrupit.

  • JANE TE ZGJUAR SHUME CIFUTET
    NE FILLIM QE P.LAKU SOROS
    TANI VAZHDON DHE I BIRI
    TE NA FUS UJIN NEN RROGOS

    I MORRI MR RRADHE TE GJITHE
    NANON SALEN E KOMPANI
    TANI I KA FUTUR KTHETRAT
    THELLE MADHERISE SE TIJ

    PA U NDJERE FUTI NE DORE
    ASHTIN E KETIJ VATANI
    QE PS BEN KOSHERE
    I DHANE VOTEN NJE HAJVANI

    TANI MBETUR VETEM EMRI
    PA FLAMUR E PA IDE
    TRADHETOI IDEALISTET
    VATANI DERGJET PERDHE

    RENKON NDERGJEGJA E KOMBIT
    MBETUR PA KRAH E COBAN
    SHKOI RINIA KALOI DETIN
    CKA KA MBETUR VETEN HANE

    PAFUND JANE BEMAT E TIJ
    I PRET PALLA NE KATER ANE
    SOQVRANI THUAJSE I NGORDHUR
    TE HUAJT ZOT E VATAN

    I KA MBETUR VEC ALBINI
    QE PLANET JA SHKATERRON
    RREH TA ZHDUKE ME GJITHE VV
    SI TRIBUN AI QENDRON

    HEJ KOSOVE TA PACIM BORXH
    BODYGARDI SHQIPTARISE
    TI JE SHPRESA JE SHPETIMI
    BODYGARDI ARBERISE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *