Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, vuri theksin te vaksinimi si zgjidhja e vetme për të rritur imunizimin e popullatës në mënyrë që të sigurohet një dimër i qetë dhe të shmangim një tejmbushje në spitale.
Sipas tij, deri tani vendi ynë ka imunizuar rreth 70% të popullatës, si me vaksinimin, ashtu edhe me imunizimin natyror, por me variantin Delta më infektues dhe të transmetueshëm rritet ky nivel, i cili kërkon mbi 85% për qind të popullsisë të imunizuar.
“Nga vlerësimet tona paraprake kemi 70-75% të popullatës shqiptare të imunizuar qoftë me vaksinim qoftë natyralisht. Por gjithashtu thamë se varianti delta kërkon një prag e cila shkon në 85%, çka do të thotë se kemi 15-20 % të pambrojtur. Nuk mund të presim që këta të infektohen por duhet të vaksinohen në mënyrë që brenda këtyre dy muajve të imunizojmë këtë pjesë të popullatës për të pritur një stinë dimri më të qetë. Dhe kjo duhet të mbyllet para fundit të nëntorit”, tha Sulçebe për MCN Tv.
o.j/dita

Me gjithë respektin për Dr. H. Sulçebegun ( i vjetri) jam i detyruar të vërej se Dr. Genci ja fut kot, dmth pa asnjë të dhënë të vërtetuar. Kështu deri në dt. shtator janë vaksinuar me të dy dozat 673.902 persona pra rreth 23% e popullësisë dhe 191.330 të tjerë me dozën e parë….pra së bashku shkojnë (pas dy javësh në 30% e popullësisë rezidente. I bije ora që janë me imunizim natyral rreth 1.000.000, kur sipas numurit të të vdekurve për periudhë mars 2020 e deri kete behar duhet të jen prekur e shumta 500-600.000 persona (veresie hesap). Pra bnuk jemi mbi 50% të imunizuar. Këto deklarata sipas midesë politike të Dr. Gencit janë të nxituar dhe të dëmshme sepse duhet të ecet me rritme më të mëdha për të kapëcyer rezikun.
hahaha imunolog = jo vaksine.
Dhe ky birbo thote se virusi mundet me vaksinim. hahahahahah
Doktori eshte me i qarte me kete deklarate, por edhe me i qzrte do te ishte ne se do tu behej thirrje per vaksinim kontigjenteve te popullsise me afate konkrete. Keshtu ata qe e kane kaluar mbi 7_8 muaj me pare dhe ata qe nuk jane vaksinyar duhet te caksinohen me ritme ts shpejta. Nderkohe ka nga ata qe jane vaksinuar oara 9 apo 10 muajve, cfare do behet me ta, a u ka rene niveli antitrupave? Po keshtu ka dhe nga ata qe jane vaksinuar para disa muajsh dhe infektohen, a duhet te evidentohen keto kontigjente? Sepse ne te kunderten, vurusi do te transmetohet stafete sipas nje rrethi te mbyllur, edhe kur te vaksinohen pjesa e mbetur, sepse po thuhet qe mbrojtja nga vaksina bie psa 6 muajsh.Jo si thote Rakacolli, qe te vaksinohen edhe ata qe e kane kaluar, pse, per shifra apo intresa?