I akuzuar për korrupsion, mjeku nxjerr çmimet: Jam ndër më të mirët në botë, por askush s’më uroi! Flasin për një bllok, mashtrim i pastër…

redaktor

 

 

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i cili është në një proces gjyqësor pasi akuzohet për korrupsion, ka publikuar dje një çmim që ka marrë në Amerikë disa vite më parë.

Pasi ka nxjerrë çmimin e fituar, ai shkruan se është më i madhi botëror me të cilin mund të nderohet një kirurg dhe që në 70 vjet, SHBA e ka marrë vetëm 2 herë.

Pergjigje! Satisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Cmimi me i madh boteror i kirurgjise kardio torakale ku nga gjithe evropa lindore dhe azia e afert si dhe gadishulli arabik pas Hungarise dhe Izraelit, renditet Shqiperia. Cmim qe ne 70 vjet, jepet nje here ne vit dhe USA e ka fituar vetem dy here. Ne vendin tim sma uroi askushi perkundrazi!,”-shkruan ai.

Ndërkohë edhe më pas ka komentuar sërish të njëjtën çështje, duke replikuar me mediat, që sipas tij kanë theksuar vetmëm hapjen e arkivave prej tij.

Po ashtu ai ka komentuar edhe të ashtuquajturin “blloku i zi” ku akuzohet se shkruante emrat e pacientëve që u merrte para për ndërhyrjet kirurgjikale.

Interesant! Postova dicka personale dhe portalet e “mire informuara” deklaruan qe une hapa arkivat e mia?! Paksa delirante nga ana e tyre! Arkivat e mia jane aq te shumta sa nuk eshte fb mjeti i duhur dhe i mjaftueshem. Per me teper edhe po ti beja publike, ata qe sot hedhin balte mbi mua me mashtrime sdo kuptonin asgje.

Dikushi deklaron me “pergjegjesi” nje fare blloku korruptiv?! Ky eshte nje mashtrim i paster dhe sfidoj kedo qe te paraqese kete bllok dhe jo te merret me mashtrime mediatike. E verteta eshte qe kam nje bllok dhe po ju paraqes nje prej faqeve te tij. Eshte cmimi me i madh europian i kirurgjise kardiotorakale me nje vlere shume te konsiderueshme financiare, cmimi Fontan i dhene nga Shoqata Europiane e Kirurgjise Kardiotorakale.

Dhe pas tij vijne dhe shume te tjere! Ky cmimi vendos ne vite 90 dhe qe atehere vetem 27 veta e kane fituar ne gjithe boten. Nuk do kishte vend per cmimin Pasteur, Borst, Neuromed etj. Ky eshte i vetmi bllok qe une kam per mashtruesit e kujtdo rryme qofshin. Sigurisht qe edhe per kete nuk jam uruar ndonjehere nga vendi im perkundrazi, por kete le tia leme kujteses!,”-shton ai.

POSTIMI I PLOTË:

o.p. / dita

 

Share This Article
18 Comments
  • Ke marre para, djersen e ballit

    ata qe paguan kishin edhe alternative tregu te lire,

    te shkonin ne spital privat.

    ato qe ke shkruajtur kunder vaksinimit kriminal

    jane bere sebepi per ty.

  • Ky vetem mjek nuk eshte. Kishte pranuar te punonte ne shtet, te zbatonte rregullat dhe ligjet. Pacientet i kane paguar nje here parate per serbimet. Ky mqs e mbaka vehten si me te mirin ne bote le te gjente vendin ku te paguhej me shume se te gjithe ne bote, e jo te zhvaste te semuret e shkrete, me bllok ne dore. Mjeke te tille nuk i duhet shqiperise e askujt ne bote, pasi tipa te tille nuk jane mjeke.

  • Bravo! (duartrokitje) Te lumte! Na nderove me cimimin e marre (duartrokitje). Suskese deh faleminderit! Bravo!

    ——————————————————————————-

    Jep pak llogari tani per parate qe merrje me thashe (nga dy here e me shume) per pacientet! LLogari per bllokun me shenime (apo mos do te thuash si Likja qe ishin shifra te ecurise se punes model qe ofroje ne sherbim te popullit!) Apo mos do te thuash qe si te gjithe profesionistet ne kohen e tregut te lire te punes, ishte thjesh business dhe po paguheshe per sherbiin e ofruar..

  • Vetem mjek e njeri nuk he ti o Prifti .
    Ti I ke dhunuar duke I vene kusht pagesash nen dore pacienteve . Dhe per fat te keq tek ty o faqezi ,vine.vetem pensioniste qe marin pensione qesharake . Ti je vetem nje kafshe . Denimi maksimal duhet per ty.

  • Jam I zoti thot ne mesime por jam I zoti dhe per te vjedhur me zarfa me euro ne zyr, legend mbetet legend nga do ta kthesh prap legen do quhet dhe ky karabushi

  • Ty te zhyti me keq avokati kur deshte te justifikonte dhe te nxirte shembullor ne televizor. Ti mund te jesh gjeni dhe me diplome boterore sta mohon njeri po nuk po te heton njeri per kete aftesi qe ke. Po hetohesh per rryshfet shtrengim per dhenie rryshfrti fshehje e te ardhurave dhe pastrim i produkteve te vepres penale. Se si funksionon spitali e dim te gjith kush e ka provuar e di shume mire qe po nuk pagove nuk mer sherbim megjithse paguan sigurime shendetsore dhe taksa te tjera + per te arsimuar mjeket e ardhem dhe kur shkon ne spital per nje hall ballafaqohesh me realitetin e rryshfetit nuk eshte mire dhe as etike per nje mjek te kerkoj leke ku pacienti mundesin per te zgjedhur e ka te paket ose fare. Me vjen keq per ty vetem ne rast se fillon e tregon si funksion sistemi koruptiv dhe e denoncon ate ne rast se ti e shikon te pa arsyeshme kte gje mbyll gojen mer denimin laj gjynafet e tua dhe ik aratisu sapo te fitosh lirine ne nje vend ku ti vlersohesh per punen dhe paguan taksat dhe nuk ke pse shtrengon njeri per dhenie rryshfeti per marje sherbimi.

  • Doktor , per profesionin tuaj kam respekt te vecante , se eshte ndoshta me humani ne boten tone .
    Poooor , me sa shoh e kuptoj une , ti nuk akuzohesh se pse je nder mjeket me te mire ne bote , por sepse ke perlyer veten me vesin e ndyre te kesaj bote , korrupsionin !

  • Doktor Prifti! .Qenke edhe doktor edhe prift!Prifterinjte genjejne “ne emer te zotit”, ndersa si mjek ti genjejen kur thua se”kam bere betimin e Hipokratit”;se bota ka mbetur tek’Hipokrati”ne mjekesi sic ka mbetur tek ”Sokrati”ne fillozofi!.Ky eshte perparimi i botes sot!! ;Prandaj edhe ti Dr.Prifti i ke ”rjepur”te semuret e tu ,simbas “Hipokratit” dhe ata”tepaditurit”te kane besuar edhe kur ti i ke “therur”dhe u ke nderhyre edhe kur nuk ka qene nevoja;te mos themi (larg qofte ),qe mund tu kesh hequr edhe ndonji organ”te tepert”pa qene nevoja ,por gjithmone sipas”Hipokratit”Natyrisht qe ky veprim, pra operacioni”kaq i veshtire ,kerkon shume “mund e djerse”,dhe “njohuri te thella e kualifikim te larte” ,per te cilat ti je”vleresuar”edhe me cmime ; nga te semuret po e po,por edhe nga ata”jashte”qe edhe ata veprojne si ty,sepse ju mesoni nga njeri tjetri e pasuroni njeritjetrin! Ne kete”pike”ju nuk dalloni fare nga;gjyqtaret,prokurore avokatet apo sekseret tuaj ,apo edhe noteret!Tashti jeni ne konkurence dhe rivalitet te perhershem ,dhe ne te njejten kohe bashkepunim te ngushte me njeritjetrin,ju per tu dhene ndonji raport qe ata te shpetojne nga burgu dhe ata te “perdorin nene te ligjit “‘qe ju te jeni “te pafajshem!Keshtu “njera dore lan tjetren dhe te dyja fytyren” e nxire te shoqerise njerzore qe po gerryhet e
    shkaterrohet nga krimi e perversiteti!

  • Ne foto po shoh nje flete pranimi per te ndjekur nje kurs kualifikimi te paguara nga nje shoqate bamiresie amerikane ne ndihme te mjjekeve te rinj.Te gjithe qe ndjekin kurse kualifikimi paisen me dokument perkates,po ashtu mami,elekticist sipas zanatit.Ky dokument nuk shenon ndonje vleresim te vecante ,vetem vertetim kualifikimi.Pa tjeter ka kritere qe te pranohesh ne keto kurse.Ky zoteria nuk ka pse e nxjerr per mbrojtje kunder korupsionit.Mos haroje qe ne gjyqsori jane njerez kompetente me disa gjuhe te huaja dhe trajnime si ky ne amerike.

  • Realisht dokumenti ne foto eshte nje flete hyrje qe paisen mjeket qe trainohen ,te cilet lejohen te vizitojne spitale te ndryshme neper amerike per marje experience.

  • Dita, ju lutem botoni artikull te metejshem – te sjellim fakte te plota dhe te analizojme ne themel pretendimet e Z. Prifti, ky artikull ka dale nga fundi e ndoshta nuk lexohet me.

    Komentuesi ‘Mali’ ka kapur esencen por ka shume me teper qe shkon me thelle e me keq ne ate mesazh qe po mundohet te jape z. Prifti direkt e indirekt me pretendimi te padrejta, te shtremberura e fallco.

    Nuk duhet lene ky mjek i pandergjegjshem e me profil te larte te akuzoje nje komb, te luaje viktimen, te tallet me specializime standarte duke i quajtur cmime [jane thjeshte bursa, grante, te drejta studimi e PARA te akorduara qe ai si MJEK VIZITOR, te jetoje gjate periudhes 1 a 2 vjecare] dhe te ndikojne ne keto forma amorale opinionin publik.

    Z. Prifti ka kaluar cdo mase, me nje guxim sharlatani pretendon se eshte perzgjedhur si me i mire nder me te miret e botes – ne nje moshe fare te re, sa ka mbaruar specilizimin dhe askund i njohur; dhe publiku e koleget se kane uruar se jane mos-mirenjohes.

    Ne fakt, ai nuk iku TE MESOJE TE TJERET DHE BOTA TA MARRE SHEMBULL por te beje specializim qe ja paguan nje fondacion a tjetri, sic ndodh me qindra mijera mjeke e profesione te tjera.

    Nese botoni me teper, do sjell si paralel karrieren e Zolt Toth nga Hungaria – me nje trajektore si Dr. Prifti, qe ka marre burse nga dy shoqatat si ai, studiuar ne Itali, Kanada e Amerike. Nuk e mban kush me te mirin e Hungarise ne kirurgjine e zemres, le me te botes. Ne fakt, as ne Hungari nuk jeton por operon ne Kuvajt si kirurg i zakonshem i zemres.

    jem iketu tani

    Ky individ po fajeson gjithe shoqerine
    Shoqeria fajeson nje profesion te tere, mjekesine.

    Shkollat, specializimet dhe perfitime e z. Prifti kane qene persona per te, te tilla duhet te jene akuzat dhe denimi nese keto akuza provohen; jo per te gjithe mjekesine a kombin Shqiptar.

  • shume i sakte komenti juaj mali une jetoj ne americ punoj ne spital jam pjese e stafit mjeksor eshte thjeshte nje certifikate qe ka marre pjese ne nje trajnim genjen qe ka marre cmim si shume te tjere qe kthehen ne shqiperi sepse nuk ia dalin dot ketej ky eshte nje thes bosh i fryre me genjeshtra ky qenka shume i zoti se te marresh cmim ne cardio surgery te duhen shume aftesi profesionale dhe jo mashtrime cfare metode kirurgjikale ky paska shpikur te maresh nje kicense per te ushtruar professionin tend ne medical field te duhet te studiosh e te punosh shume ajo mendjemadhesia jote dhe mbivlersimi yt te katandisi n ate pike dr qe je nje egoist dhe jo mjek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *