Mbytet në plazhin e Durrësit një pushuese nga Serbia

Ornela

Një turiste serbe është mbytur duke u larë në Durrës mëngjesin e sotëm.

60-vjeçarja është mbytur duke u larë, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Shkak mund të jenë bërë edhe dallgët e krijuara ditën  e sotme me uljen e temperaturës dhe krijimin e vranësirave.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ore si mbyten njerezit te ky det i ceket?? se u grine fare ket vere, tu u mbyt ne durres e asnji rast ne Jon psh, qe eshte i thelle tek hapi i trete!

  • Ndoshta mbyten nga disa rryma qe krijohen kur uji ne disa pjese te bregut papritur terhiqet mbrapsht me shpejtesi. Thone qe kjo eshte nje dukuri, per te cilen flitet pak, dhe njerezit nuk dine si te veprojne kur ndodhen brenda ketyre rrymave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *