Administrata Biden ka në plan të propozojë organizimin e një samiti ndërkombëtar ku bisedimet të përqendrohen në përgjigjen ndaj pandemisë dhe mbi përpjekjet që po bëhen për vaksinimet në nivel global.
Takimi, shkruan “Politico”, parashikohet të mbahet në periudhën e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nisja e të cilave është parashikuar për në 20 shtator dhe ka në fokus përpjekjet që po bëhen në luftën ndaj pandemisë në një serë sektorësh, nga prodhimi e shpërndarja e vaksinave, te furnizimet me oksigjen për vendet që kanë më shumë nevojë.
Po ashtu, do të diskutohet edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve dhe zhvillimit.
Presidenti amerikan Joe Biden, sipas lajmit, do të bëjë publike nisma të reja për përballimin e emergjencës pandemike.
o.j/dita
