Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Sesioni i ri parlamentar po afrohet. Një Parlament me disa njerëz të rinj dhe mendime të vjetra do ta mbushin sallën. Një grup njerëzish të stërkënaqur me pushtet prej disa mandatesh do të ulen në vendet e tyre duke shikuar me kureshtje dhe nënvlerësim të zgjedhurit për herë të parë.
Një tufë rishtarësh në “Kuvendin e Popullit” do të ndihen pak në siklet në fillim, derisa të përshtaten, dhe pastaj do të “shpërthejnë” në beteja të papara, gjysma në mbrojtje të qeverisë dhe gjysma tjetër në “luftë për jetë a vdekje” kundër saj.
Ne do të vështrojmë nga ekrani i TV-ve dhe, në varësi të interesave dhe pasioneve tona, do të çuditemi, inatosemi apo ngazëllehemi nga fitoret apo humbjet imagjinare të grupimeve politike.
Por, kujdes! Gjëja e parë që duhet bërë nga deputetët pas betimit nuk është mbajtja e premtimeve dhe shpalosja e “erudicionit” me qëllimin e mirë: ta rinojnë gjuhën tonë të lashtë me fjalë të huaja. Jo! Veprimi i parë dhe më fisnik e humanitar duhet të jetë mbajtja një minutë heshtje.
Mos mbani heshtje për viktimat e tërmetit, të mosdijes, pangrënies apo të së padrejtës, madje as për ato të Covid- 19! Ngrihuni në këmbë dhe mbani heshtje për gënjeshtrën dhe babain e saj shqiptar, për atë që na është shitur prej tridhjetë vitesh si profet i së vërtetës, gjeneral i të drejtës, përmbysës i sistemit politik të përqafuar e propaganduar dikur me vullnetin e tij të lirë dhe vendosmërinë e shtirë, si dhe si sjellës i “lajmit të mirë”, demokracisë, lirisë dhe barazisë.
Të parët që duhet të ngrihen në këmbë dhe të mbajnë heshtje duhet të jenë kundërshtarët e tij politikë, të cilët, për mbi tre dhjetëvjeçarë rresht, i ka fyer, poshtëruar, rrahur, mashtruar, shpifur, burgosur dhe vrarë pa brerjen e ndërgjegjes dhe frikën e ndëshkimit, sepse nuk mund të ketë brerje ndëgjegjeje kur nuk ka ndërgjegje dhe as frikë ndëshkimi kur me institucionet ndëshkruese ka fshirë këpucët e njollosura me gjak dhe me llumin e shpifjeve, sharjeve, kanosjeve etj.
Në mos doni të mbani heshtje për çfarë ju ka bërë dhe çfarë ai përfaqson në të vërtetë, duhet të heshtni për një minutë nga “keqardhja” për vuajtjet e tij të fundit.
Ai duket se nuk ka vdekur dhe është i gjallë midis jush. Këtë do ta dëshmojë me praninë e tij fizike midis jush, me duhmën hundëshpuese të kufomës politike dhe me oshëtimat sokëllitëse kundër “tradhtarëve” të atdheut, të atdheut që vetë e ka djegur deri në asht dy herë dhe përcëlluar sa e sa herë.
Ulërimat e tij në çdo seancë të ardhshme do të dëshmojnë praninë e trupit të tij, kalbëzimin e mendjes së tij dhe vdekjen e moralit të tij. I prekur prej shumë vitesh nga varianti “MU” i Kovidit, ai ia ka dalë të mbetet gjallë falë imunitetit të lartë nga ndëshkimi që ia kanë ofruar shqiptarët në përgjithësi dhe ju kundërshtarët e tij në veçanti.
Goditja e ardhur nga larg në 19 maj 2021 e ka detyruar të futet në intubim moral ku një numër pambarimisht i madh eunukësh vazhdojnë t’i japin oksigjen si detyrim ndaj privilegjeve që iu ka pas ofruar, por edhe si shtytje nga pasionet e verbëra politike që i mbajnë të mbërthyer. Të udhëhequr nga anestezisti qesharak Shehu , ” infermierët” politikë i rrinë përreth të mos i mungojë oksigjeni. Këta e kanë futur në mauzoletë e ndërgjegjeve të tyre dhe besojnë se aty dhe ashtu do të mbetet i përjetshëm.
Ata nuk mund ta heqin nga mauzoleu vetjak e partiak dhe ta varrosin, sepse ashtu do të varrosnin historinë dhe të shkuarën e tyre. Ai është “trashëgimia historike dhe… në një farë mënyre, ndërgjegjja jonë tridhjetë vjeçare” (F. Zekthi), por edhe sepse “Vrasja e babait është qesharake sepse nuk është në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo në formimin tim dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të ‘vrasim babain’ ” (L. Basha).
Pra ata përfaqsojnë “fisnikërinë” dhe i përkasin shkollës së tij politike, gjë që, logjikisht, do të thotë se, pak apo shumë, janë si ai, kanë moralin e tij dhe vuajnë nga e njëjta sëmundje që vuan ai. “Të ashtëquajturat ‘veprime penguese apo minuese për demokracinë’ të presidentit Berisha janë përgjithësisht gjëra që lidhen me mënyrën e tij të të drejtuarit dhe temperamentin e tij, por kurrsesi me shkeljen e parimeve demokratike”, na mëson ish – ministri i tij filozof Arian Starova.
Prej këtyre filozofëve dhe ministrave në pension të oborrit të tij politik ne duhet të mësojmë se e kemi pasur gabim deri tani që i kemi konsideruar si shkelje të parimeve dhe ligjeve demokratike falsifikimet dhe dhunimet e proceseve zgjedhore; rrahjen, burgosjen dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë; rrahjen dhe burgosjen e gazetarëve dhe djegiet e redaksive të gazetave; përdorimin e LHL-ve, artilerisë dhe aviacionit kundër popullsisë civile protestuese apo marrjen e pushtetit me dhunë duke sulmuar institucionet me tanke e mitralozë.
Të gjitha këto e të tjera janë çështje “stili dhe temperamenti” prandaj në Parlament do të ketë edhe të tjerë Starovë që mendojnë kështu dhe që era e qelbur e kufomës morale ende në intubim iu ngjan me parfumet më të mirë si Armani, Guçi apo Ralf Loren.

Megjithatë, ju parlamentarë duhet të ngriheni në këmbë dhe të mbani një minutë heshtje me kokat e kthyera nga ai dhe me keqardhje për vuajtjet dhe përpëlitjet me të cilat gënjeshtra tridhjetë vjeçare po i kalon vitet e fundit të jetës së saj. Jo se nuk kemi pasur dhe as kemi shtatore të gënjeshtës tek ne dhe rreth nesh, por sepse “madhështia” dhe mbijetesa e kësaj shtatorje bën “MUUU!” dhe duhet ta nderoni me një minutë heshtje.
Ndërsa ju do të heshtni, përpëlitjet dhe angullimat e tij do të vazhdojnë të dëgjohen pandërprerje dhe në format e dikurshme si “korrupsion, drogë, meduza e krimit, narkoqeveria, narkoshteti, bandat e krimit, mashtrim, izolim, në Shqipëri vdiqën nga Kovid- 19 më shumë qytetarë se në çdo komb tjetër, Shqipëria- rrugë kryesore e heroinës për Evropën dhe bazë e madhe e zbarkimit të drogave të forta nga Amerika Latine, 530.000 shqiptarë u përzunë nga vendi qysh kur ika unë nga pushteti, Zografi Bis i shiti Greqisë 1200 km2 det, klika antishqiptare e Tiranës, argati i Vuçiçit, copëtuesit e Kosovës, Ballkani i Hapur është një minijugosllavi, kushtrim: rrëmbeni armët, përmbysje, hedhje në Lanëëë!” etj.etj.
Ju do t’i dëgjoni këto angullima në Parlament por edhe do t’i lexoni tek “qytetari dixhital”, domethënë nga i sëmuri në intubim. Këto simptoma nuk janë të reja dhe as të panjohura për sëmundjen dhe të sëmurët, por mjekët thonë se varianti “MU”, nga i cili ka kohë që është prekur babai i gënjeshtrës dhe shpifësi i paepur, ka si veçori që ulë imunitetin edhe të disa prej atyre që kanë marrë me kohë vaksinën antirrenë.
Ai do të vazhdojë të pëshpërisë për parime e vlera dhe të kërcënojë ndonjë nga të vetët që ngjan se po shërohet nga varianti ” MU “, duke i paralajmëruar se ” Nëse PD, nesër, do të merrte qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera që ajo është themeluar “. Kështu, të tjerët, si Hasime Hanëmi do t’i druheshin largimit të tij nga PD pasi ” do të shkaktonte stuhi të brendëshme “.
Pasi të keni mbajtur një minutë heshtje, duhet të mbani parasysh se jo çdo ulërimë e të sëmurit duhet injoruar, pasi ka midis tyre edhe nga ato që tregojnë “dhimbje të vërteta”. Ashtu si qorri shenjës edhe ky i sëmuri ynë nganjëherë nuk bërtet kot. Por, ama, bëni shumë kujdes! Mos harroni se asnjë prej jush nuk është i imunizuar nga varianti “MUUUU” i sëmundjes morale dhe politike.
Nëse ju nuk ia vini gishtin kokës, nuk keni si t’i vëreni disa simptoma tek “ati” juaj dhe, për pasojë, mund të vijë shumë shpejt koha të mbani një minutë heshtje edhe për të dhe vuajtjet e tij. Nëse nuk iu kundërviheni tenderave të dyshimtë, koncesioneve pa moral dhe nuk mendoni për “jofisnikët” që mezi sigurojnë “bukën e përditëshme”, atëherë “nderimi” me heshtje mund të përsëritet dhe mund të jetë edhe më i gjatë dhe i dhimbshëm.
Mbani heshtje, por mendoni gjatë për të mos prerë shkurt !
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shume sakte Z. Malaj! Ky njeri eshte nje armik shume i madh per Shqiperine!
Bash njashtu osht o K. me zile… Pas gjithë përpjekjeve të shumta për të ruajtur relancat në mbarëvajtjen e parapolitikës së pasuesve të PPSH-së, (PS nuk bën dot pa PD dhe anasjelltas), pastrusve të zellshëm të oborrit, ku mes tyre supozohet se bën pjesë dhe labradori ynë anonim, nuk i ka mbetur alternativë tjetër, veçse të përsërisin si në kor e forma nga më të ndryshmet të mbushura plot zbukurime fjalësh, të njëjtën “përallë nga e kaluara”, (ujku dhe kecat), me shpresë, që dikur kecave tu shpërngulet vemendja nga babëzia me vjedhjet e kamufluara në forma tenderash, konçesionesh, ppp-rash etj. Shitblerja e pasurive të shumta ujore e tokësore shkon padyshim në xhepat e një klike dhe jo të një personi “non grata” (mos se e kanë ndëshkuar veglën e tyre sa s’ka më keq).
Se cila “belenë” gëlltit me një të hapur të gojës përfitimet kolosale nga nafta, gszi natyror, kromi, bakri, hekuri, peshku, etj., kjo nuk u intereson askujt prej K.-ve me zile. E vetmja gjë që ata kanë mësuar përmendsh të bëjnë është duartrokitja. “Schwänzer eben” – do thoshte për ta gjermani.
Për këtë lloj kategorie rrnoftë “brezi më i ri” i shqipfolsave të ardhshëm me prejardhje hindo-bangladeshase, pa ç’i qi tëmën se po tkurret me hapa gjigande popullsia vendase. Lidhur me këtë lloj “kompensimi artificia” të dëmit të pafalshëm demografik të shkaktuar kryesisht prej nepsit dhe grykësisë së tejskajshme të pseudopolitikanëve me lugë në brez (shumica e tyre janë padyshim pasardhës pëpëshëistë), bujaria dhe fisnikëria e atit të tyre shalmadhnor bën muuuuu si lopa. E megjithatë, për ta bariu digjital mashtrues ishte e mashtrues ka mbetur.
Qëllimi synon indoktriniminkeqazi të K.-ve me teorinë “e keqja e kombit ka vetëm një emër” dhe “Ai” është komunisti fanatik i orëve të para, i shndërruar sa hap e mbyll sytë në antikomunist.
“Bjeri (tellall) bjeri se i bi bukur” – thotë shpreja e njohur, të cilën edhe qinezi Lu, simpatizanti, admiruesi dhe glorifikuesi i paepur i burracakëve të shtetit dhe yjeve në qitje, do i portretizonte shërbëtorët e tyre të paaftë, të katapultuar me spond drejt kupolës së padrejtësisë, me tundjen e kyçit të dorës.
E gjithe politika shqiptare prej 30 vjetesh ka qene e kalbur sa ka shitur interesat kombetare duke zhdukur cdo element demokracie dhe shteti ligjor!
Dhe ata do vazhdojne ta bejne kete deri sa te lindin burra shteti idealiste,qe te ZGJOJNE NGA GJUMI kete popull DELE,qe do me shume partine se sa Shqiperine!
Tung !
Fix Fare. Bravo!
Gazeta e nderuar Dita! Botoni komente te denja per gjuhen shqipe,ju lutem! Saliu e ka mbaruar misionin e tij ne shkaterimin e Shqiperise! Nxireni ne pension!
Zoti Viktor me dy fjale e kishe zgjatur shume :Per 30-vite Saliu eshte cilesuar “Kriminel”,Lulin qe e zgjodhi
me Kriminel :DHe ata qe e shoqerojne jane “Foleja
e mbajtjes ngrohte te krimineleve te kombit-SHqiptar.
Ky-kuvend neser do mlidhet te nderoje kriminelet se
“Drejtesia” nuk I ndeshkoi.
Ne keto 30 vjet, Berisha nuk ka asnje raport te SHBA , as te Bashkimit Europian per mbjsdhje droge , per banda, prkundrazi ka prangosur afersisht 300 banda dhe i ka denuar me burgime te perjeteshme.
Ne 4 vjecarin e pare monitoroi transportin e drogave duke i nxjerun jashtperdorimit motoskafet .Edhe ne 4 vjetet e dyte monitoroi transportin e drogave duke nxjerun jashte perdorimit motoskafet e drogave,por e kunderta ka ndollur me PS. sa moren pushtetin qysh diten e pare zhduken ligjin e monitorimit te autostrades se drogave dhe vazhduan kondrabanden e te gjitha llojeve , qysh nga drogerat,plehrat,mbetjet kimikke, mos kontroll ne dogana etj.
Sa me shume te hungerij,te pellas,te ulurij kjo kafshe aq me shume shtohet urrejtja e popullit ndaj ketyre kafsheve si ky”kame kohe” dhe aq me shume i shtohet jeta edi rames.
Sa me shume injorante talibane molotovist te mblidhen rreth kafshes plagosur sali aq me shume fiton edi rama me gjithe gabimet e tij…
Sa me shume keta zhelale e mula te djegin shkatrrojne e vjedhin vendin aq me shume urrehen dhe keta plehra akoma nuk po e kuptojne kete…
Dhe luli do vazhdoje te mari raporte dhe keta do te lehin me vite e vite
Big Like per Viktorin e gazetes D(r)ita.
Do doja shume te dija kush fshihet realisht pas ketij pseudonimi.
Big Like!!!
RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për GAZETARIN e MREKULLUESHËM VIKTOR MALAJ
C’ mund te thite nje I privilegjuar I grupit tjeter?
Do thoni nje thirrje e ngacmuar ,e deshperuar nga situata aktuale e ‘shokut ‘ V.Malaj. “Ngrihuni dhe nderoni me kembe genjeshtren dhe,,, ,,,,,, , ” Nje thirrje teper e vonshme dhe s’dij qe ky pendeshkrues te kete bere thirrje te tilla ne rinine e tij apo me tej.Atehere kur babai i genjeshtrave ( me sakte babai i KRIMEVE ) sundonte popullin shqiptar per dekada me rradhe.Do te thoni se perse te bente nje thirrje te tille ne rinine e vet Viktoria kur ai me kembe e duartokritje nderonte babain e genjeshtrave e te krimit.Perderisa te keni ne krah ‘Daj Cenin ‘ vazhdo te besh thirrje e parrulla e akuzosh opoziten.Ne se nje minister i maxhorances mplekset me kontrabande ( droge si ish Ministri i brendshem S.Tahiri) ,me korrupsion etj.shkelje ligjore keni Daj Cenin qe ju mbron per gjithshka.Keto 3 dekada Post komunizem kemi mesuar shume ,dijme dhe kuptojme se ku po na detyrojne te ecim.Te shohim ne se lumi do te nderroje drejtim.Jo e lehte pasi kemi nje histori prekese,vajtuese e teper te dhimbshme.
Sot po e degjoj qe Starova qenka filozof. Sa here qe e lexoja a e degjoja, mendoja qe duhet te jete ndonje zoolog. Seç shihja tek ai ca sjellje krahesuese mbi jetese politike, tamam si sjelljet inteligjente dhe intuitive per mbijetese te atyre qe studjon zoologjia.
Gjithsesi z. Malaj, nuk eshte fajii i filozofise, eshte i “zoologjise”…
Ende ka zëra ulëritëse si kjo e z. Malaj gjë që tregon se vlera është akoma gjallë dhe nuk ka vdekur.
Bravo Viktor.
Jo Jo nuk ka vdek.I ka lene dhe disa kufoma si ty qe harxhojne oksigjenin.
I nderuar gazetar,konkluzioni qe del nga shkrimi,sipas mendimit tim,eshte:
Ne shoqerine/vendin tone jane rrenuar vlerat morale.Mungon edukata ne teresi. Shembulli me I keq eshte sjellja e asaj qe vetquhet “elita e kombit”,politikanet ne vecanti.Me keq akoma kur ka persona si monstra qe ju i referoheni I cili eshte teresisht jashte cdo standarti njerezor.Si veten ka bere dhe nje takem njerezish te cilet jane jo vetem te frustuar dhe injorante, por e tejkalojne idhullin e tyre.Ky qafir dhe ata qe e mbrojne apo imitojne kane vetem nje orientim mashtrimin,genjeshtren, brutalitetin,vjedhjen etj.Fatkeqesia eshte se e keqja ka mbire dhe lulezon edhe ne anen tjeter te barikades.Paradoksi eshte se cfare
ben populli I thjeshte ne kete mjedis te infektuar.Pra si perfundim nje komb/vend ka prosperitet kur ne qender te zhvillimit ka moralin shoqeror,edukaten,arsimin etj.dhe jo vetem anen materiale te jetes.
Respekte autorit te artikullit
Ne ushtri te thote oficeri “nuk shtyhet dita duke dhjere shoku ushtar “Une po te them ty “Lame Kodra “nuk behet gazetari vetem duke shkruar kunder Berishes”.Gudulise pak sa per te thene edhe krahun tjeter
Po ça krahasimi bën o zotni? Lamja ishte njëri prej zërave të fuqishëm të revolucionit demokratik të 24-ës dhe bashkëudhëtar i denjë përkrah Nolit. Noli nga ana e tij as begenisi të kthehej prej emigracionit se e dinte se çfarë pjellash e kishin uzurpuar pushtetin.
Lamja morri guximin të rikthehej por e pësoi prej hoxhistëve pasi e futën në kurth duke e shpërblyer gjoja me postin e ministrit të kulturës. Me veprat e tij Lamja përcillte ke masat dijen, frymëzimin dhe ndjenjën e atdhedashurisë, kurse antiberishjani ynë që fshihet pas gishtit ndjell vetëm urrejtje kundra individit, a thua se po iku e keqja më e madhe shpëtuam një herë e mirë prej zorzopërve e zullumqarëve.
E papranueshme per ju zoti Malaj qe I kerkoni deputeteve te gjore te sfidojne Berishalen qe ne diten e pare te Kuvendit se presupozohej qe Albitri Kim I nxorri karton te kuq dhe ai nuk e pordhi fare ( mos na fal per shprehjen).
.
Pra kur Amerika e fuqishme nuk po e mbledh dot zagarin e saj si do te arrijne kete ca me nder me thene deputete te cilet akoma nuk kuptojme se Berisha po mund Ameriken apo kjo e fundit po tallet ne menyre inteligjente ..
Le ti japim pergjigje ketyre vargjeve me poshte duke perifrazur ca vargje nga siamezi Berishes ( Mol Kadarja)
.
Ku ti kerkoj rrenjet e tua Sali ?
Si nje trap madheshtor
ke mbire ndane udhes ku rrahin shkerdhatat
Ato mundohen te ta shkulin”at senin”
por ti vec qurravitesh
prej rrotes se tyre
e mes rrotash rritesh
.
Nese analizojme kete poezi te pershtatur kuptimi del se Salihi eshte nje talebano-fashist I fekonduar ne katakombet e sherbimeve inteligjente jugo-serbe dhe ato te seksionit te Cia-s per Ballkanin qe I ka dhene nje kartabjanke unlimited qe e mbrojti dhe kur kreu masakra qe klasifikohen si krime kunder njerzimit..
.
Jo vetem kaq por gjate 12 viteve qe ka qene ne pushtet Salihi di shume pune te pista te miqve perendimore te niveleve te larta deri ne presidente dhe ne se hap gojen ( pra nese e krruajne Kimerikanet me te) nje Cunam do cohet ne brigjet e Atllantikut nga cikloni SALIGATE..qe fillimi I dihet por jo fundi…
.
Pra eshte turp dhe fund pa lavdi I ambasadores Kim dhe atyre qe e emrojne & drejtojne ate e cila ne rolin e albitrit.( le ta quajme dhe trajnere te tij) I jep karton te kuq per te dale nga loja dhe ai tall lesht me kimen.
.
I sugjeroj kimarikaneve qe merren me Shqiperine dhe shoqerise civile shqiptare duke perfshire deputetet dhe mediat e viktorizuara te cilet kane rastin ideal qe ta hedhin realisht “Bustin e Enver Hoxhes”
fillimisht duke e zbuar nga parlamenti Virusaliun dhe me vone prangat..
.
Nese Kerma e Viqidolit do arrije edhe kete here te talle lesht me Kimet dhe me shoqerine civile shqiptare automatikisht e ben Enverin Perendine e Shqiptareve jashte deshires tone apo merite te tij por me shume per hipokrizine e miqve euro-atllantikas qe akoma mbyllin syte para Krimberishes apo bejne hajgare qe nuk lene Saliun e tyre ne Amerike kur ai ka “Las Vegas-in” ne gjirin e Lalzit
.
O VIJTOR O TOROLLAK
RAMA CFARE KA BERE ME PAK
MANGUT KA VEC QE NUK VRAU
PORSE KOMBIN E PERCAU
Rama nuk vrau??????? Vertete??? Po kush i cyti njerezit me 21 janar te djegin shtetin per here te disate? Dhe premtoi se do ti denoje vrasesit??? Po nuk i vret dot, sepse SHISH i shokut Spiro Koleka i vrau, kete e dine te gjithe qe ishin pjesmarres dhe sot mundohen te behen me Socialist se Socilistet e partise simoter te Ivica Dacic??? Prandaj ky eshte populli socialist i RPS te Shqiperise!!
Manovrat e fundit te Sali Berishes, A do te kalojn dhe a do ta shpetojn pa u lagur Sali Berishen.
Po i thojn “Vrasja ” e Babait,Nuk e dij vrasje e Babait apo marifete per ta shpetuar babain e tyre kriminel.
Degjoam te gjith Kreshnik Spahiun ai ja beri beugrafin mjafte mire dhe ne se Amerika e hane kete manover te Berishes vertet shpetoi Berisha pa u lagur.Pore ne se e vjene para drejtesise athere kam bindje qe Berisha do te laje gjynahet e ketyre 30 -vjetev qe i beri shqiperise dhe shqiptarve !
Berisha ne breke I dhjere, Basha thote duhet te dale jashte megjithse mua nuk me bie ere. Te laje bythen ne France dhe mund te hyje nga ajo dere.
Saliu eshte njeriu me i lig qe ka qene ne krye te shtetit. Mbase erdhi ora te qerrohet nga jeta politike, me kushtin qe ti merren pasurite dhe pronat. I ka vene me vjedhje e me vrasje. Rruge re mbarre drejt qelise. Pak i vjeter po i ra me e bo burgun ne moshe te madhe. Do na lehtesohet sado pak shpirti
Nese Saluku eshte i Genjeshtres babai shqiptar,
mos vall eshte bir i se Vertetes ky Rama Gomar?
ky qe ka 8 vjet qe kete Shqiperine qeveris,
me rrena perdite nga zyre e Kryeministris,
nga atje ne Surrel e nga kudo iken e shko,
sa hap goje vec rrena e mbi rrena trego,
ky qe si gjeli maj plehut u betua solemnisht,
“Beketti asnje Kokerr leku nuk do marre sigurisht”
por qe me pas si shpesh here e futi bishtin nder shal,
dhe pranoi pagim nga Buxheti shtetit, si grua e perdal,
ky qe genje edhe me numrin e te vdekurve me Covid,
qe vetem per afgane apo Minishengen derdellit perdit,
ne 8 vite ka tregu perralla e ka brrockullisur gjithcka,
nje here te vetme per Ekonomi, te flase bythe s’ka !
MOZOMAKEQ …
– “Sovrani” Sali heq masken e fundit te “Njeriut Shtet” Berisha … apo
– “ Njeriu Shtet” Berisha ringjall “Sovranitetin” e “Partise Shtet” te pare te Enverit dhe vetvetes
– Sovrani i vetem i Kosoves dhe Shqiperise eshte nje dhe vetem nje- populli i tyre e askush tjeter.
– Dy mesazhet e padegjuara te Malesise se Gjakoves… dhe “ Golgota” shqiptare
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Krejt rastesisht duke kontrolluar per “Osmanin” e Erdoganit, qe e ndjek kur me tepron koha, me del para syve Sali Berisha tek “ Opinionet” e Klanit.
Pamja e tij per te ardhur keq ose Mozomakeq, sic themi ne tropojanet, sinqerisht me shkaktoi keqardhje per te…
Me erdhi keq por edhe me freskoi kujtesen e analizes “ Demokracia fiton cdo dite” botuar me 19-21 qershor 1992 tek gazeta “ Zeri i Popullit” ku pa ngrohur akoma mire karriken e Presidentit te Shqiperise i drejtohesha me keshillen vellazerore :
… “ Zoti President ruaju nga keshilltaret e keqinj, nga miqte e rreme dhe servilet kamaleone … sepse sa te shohin qe pema e pushtetit tend do te lekundet sadopak, do te jene te paret qe do te rrembejne sepaten e bejne dru prej saj e prej teje…. “
E provoi e perjetoi ne 1997, 1998, 2000 por asnjehere nuk vuri mend sepse e dinte veten per gjithckadites e gjithckaberes per shkak te vetvetes se pari por edhe lepirjes se lepiresave te egos se tij.
Ata miq te rreme e keshilltare te keqinj po e perkeqesojne edhe me te vetgremisurin Berisha.
Vetem deri kur degjova nga goja e tij per “ Sovranitetin e Partise Demokratike qe e kishte vrare” qehajai i tij ne krye te saj Lulezim Brut Basha e kuptova se sa poshte ka rene ai kardiologu mendjendritur qe me shpetoi dy here jeten e babait tim por e beri me zemer nje popull e komb te tere
tash e 30 vjet .
E perseriti kete shprehje “ Sovranitet i PD…” nja 7-8 here radhazi!?
E dija qe sovran do te thote sundimtar, mbret, sundues, mbizoterues qe edhe vete e perdor shume here per rrenjen e fjales demokraci- Sundim i Popullit, pra per popullin si objekti dhe subjekti kryesor i saj, si sovrani i vertete i cdo shteti e kombi, pa te cilin asnjeri prej tyre nuk do te ekzistonte.
Per te qene me i sigurte dhe me i sakte iu drejtova Encikplopedise me te mire ne Bote asaj Britanike, asaj te vjeter Franceze dhe fjalorit me te sakte te Anglishtes Merriam Weber dhe Collins English Dictionary.
Po citoj fjale per fjale Enciklopedine Britanike…
SOVEREIGN, SOVRAN eshte nje mbiemer qe domethene SUPREM dhe perdoret per nje person qe ka pushtet Suprem= SIPEROR dhe te pakufizuar
Si emer perdoret per Sundimtarin Absolut te Shtetit absolut ala Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une” qe perfundoi ne gijotine.
Sovraniteti e ka prejardhjen pikerisht nga ky emer me kuptimin e shtetit qe ne demokraci do te thote pushtet, sundim i popullit por asesi per sovranitet te nje personi ose partie politike cilado qofte ajo pervec rastit te partive te diktaturave nazifashiste, komuniste dhe monarkive absolute.
Pra, nuk mund te kete parti te vertete demokratike me sundim, kompetenca ose tagra te pakufizuara as absolute.
Ne rastin konkret Sali Berisha eshte i sinqerte ne botekuptimin e partise se pare te tij, PPSH-se si “Partí Shtet” me Enver Hoxhen ne krye, qe me kushtetute e kishte sanksionuar ate si “ shtet i diktatures se proletariatit” alias diktatura e partise se tij dhe atij vet.
Ne fakt, sic e kemi pare me syte tane dhe sic i kemi perjetuar te dy kohet e te dy sistemet brezi yne, Sali Berisha jo vetem e ruajti, por edhe e forcoi edhe me shume thelbin e“ Partise Shtet” – PDSH, pa teseren ose taksen e saj te revolu-korrupsionit nuk mund te hidhje asnje hap perpara dhe mbeteshe tere jeten duke trokitur ne dyert e shtetit dhe ato nuk te hapeshin kurre, cka nuk ndodhte as ne ate komuniste .
Ai shkoi aq larg sa sundimin e
“ Partise Shtet ” te Enverit atehere e ktheu ne nje sundim absolut te vetvetes qe e mbivendosi mbi cdo hallke te qeverisjes se tij dhe shtetit shqiptar duke u kthyer ne “ Njeriu Shtet”- Sali Berisha.
Eshte hera e pare ne 50 vjetet e fundit te jetes sime, pasi kam filluar te njoh dhe te studjoj Boten dhe politiken shqiptare dhe ate nderkombetare, qe degjoj nga goja e nje Ish- kryeministri, ish- Presidenti, te nje udheheqesi de facto te PDSH, termin ose dyfjaleshin Sovranitet Partie aq me pak “Sovranitet i Partise Demokratike te Shqiperise”.
Ky fakt deshmon ashiqare botekuptimin, formimin, kulturen, modelin e qarte te mendesise jo vetem te “ Partise Shtet“ por ashiqare te “ Njeriut Shtet” Sali Berisha, qe e solli veteveten ne kete dite halli e lajthitjeje totale intelektuale qytetare e njerezore qe po e gremise edhe me ne theqafjen e tij te korrupsionit, krimit, shantazhit dhe vetvrasjes politike, ne kete dite per keqardhje.
Ne keto dite Mos Zot Ma Keq qe ne Shqiperine Verilindore e Kosove e kemi shkri ne nje fjale te vetme: MOZOMAKEQ!
Po te keni dyshim per kete rishihni ne Yotoube “Opinionet” e sotme te Klanit jo vetem pamjen e tij te percudnuar, belbezimet… lajthitjet, por edhe mesazhin e tij kobezi te para disa viteve ne gjuhen e Luigjit te 14-te “ Pas meje te behet qameti!”
Kobezi e ogurzi per vetveten qe me deklaratat e tij te cakerdisura po e shpejton e rendon rrokullisjen e vet ne theqafjen pa kthim drejt ligjit e drejtesise qe edhe vonon, por kurre nuk harron.
Mozomakeqi i tij eshte ogur i mire e fatbardhe per fillimin e rilindjes se vertete te Shqiperise pasi shpresoj qe “ Rilindja” mavi dhe kryetari i saj Edi Rama ka mesuar tashme se Amerika demokratike ka miq dhe e aleate te vertete popujt e askend tjeter,aq me pak partite autokratike e oligarkike dhe gjitheperfshirese te korrupsionit e krimit, cilatdo qofshin ato.
E ka te sanksionuar acik qarte ne ballinen e shpirtin e Kushtetutes se saj :
“ NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN “
E Kushtetuta per amerikanet eshte Bibla dhe Kurani, Kisha dhe Xhamia eshte shpirti i demokracise para se ciles bien ne gjunje qe nga Presidenti e deri tek qytetari i fundit i lindur apo jo ne Shtetet e Bekuara te Amerikes, qe betohet e flijohet per te sic e tregoi qarte 6 Janari 2021 dhe krejt historia gati 250 vjecare e tyre.
Pema e “ Sovranit” Sali Berisha sot ra por jo rrezikshmeria e “ Njeriut Shtet” e Partise Shtet- Kazerme qe ka rrenje te thella.
Shqiptaret si popull e si komb nuk duhet te harrojne dy mesazhet filozofike te vendlindjes sone te perbashket Malesise se Gjakoves- Tropojes:
1- “Berishsin edhe kur mbytet ne lume mos e kerkoni pjetposhte ( tatepjete) por perpjete…” Pra edhe per se vdekuri shkojne mbrapsht
2- Mesazhin e perjetuar te 9 Janarit 1991 te uraganit spontan mbarepopullor te Sovranit te qytetit Bajram Curri e rrethinave, perballe te cilit “trimat e cartun” Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami…. i shpetuan kembet e shpejta te lepujve pardesybardhe drejt kodrave te tij.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne, sy te shikojne dhe tru te kuptojne e te mesojne.
Sovrani i vetem i cdo treve e krejt Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar eshte nje dhe vetem nje – populli shqiptar e askush tjeter!
Zoti Hamdiban !
.
Berisha eshte kriminel I sinqerte qe ka pranuar me burreri NDYRESITE E TIJ bilet dhe mburret per kete duke perdhosur viktimat dhe familjet e tyre
Kush jane fajtoret??
1-Sali Biberisha.. ka qene ..eshte.. dhe do te jete …nje kobure ne duart e makartisteve te tipit Biberaj-Rajerson qe zbatuan nje nga doktrinat me antishqiptare ate te “dekomunistifikimit” qe rezoltoi me reaksionare se NACERTANIA APO MEGALIDHEA
2-Sali Biberisha eshte kriminel shume dimensional i kthyer ne perbindesh por absolutisht nuk eshte fajtor….
Fajtori nr 1 eshte Donald Luli (Kimja sot)i rradhes qe ne menyre te kuptueshme eshte lexuesh fermanesh i berishisteve te Washingtonit & Brukselit qe nga Wisneri ..Podestat e deri te Elez Biberaj.
.
Fajtori nr 2 eshte KOQETREDHURI Edi Rama me Pisaistat e tij duke shtuar dhe intelektualet si Kadareja qe deri tani nga mijra krime te Biberishes nuk e kane hapur sqepin..
_______________________
Izet Haxhia-Mero Baze-Bedri Islami -Alban Dega dhe shume te tjere me shkrimet e tyre direkt apo indirekt kane kritikuar apo akuzuar Elez Biberaj si “nentoka serbe ne amerike” i cili eshte faktikisht Sali Berisha Amerikes.
Kam shume argumente qe tregojne se pa u “rrezuar”Elezi=sali berisha amerikes” ai Saliu i Shqiperise do ju nxjerr uje te zi akoma
_______________________
Argumenti me i “ububujshem” eshte si me poshte:
COMMISSION ON SECURITY AND COOPERATION IN EUROPE
OF THE UNITED STATES CONGRESS (6 May 2013)
Philip T. Reeker, ; Elez H
Biberaj, ; Besa Shahini,analiste
Gilbert Galanxhi, ..
…..
Ku shtrohen keto pyetje:
E para
Cfare statusi ka Elez Biberaj qe merr pjese ne kete forum kaq te larte te Kongresit
E dyta
Pse ne gjithe “hartimet” e ngjarjeve ne Shqiperi nga 2005-20013 e mbajtura ne kete komisjon nuk ka asnje fjale:
-Per masakren e 21 janarit
-Per Holokausin e Gerdecit
-Per vjedhjen e Bashkise Tiranes nga Arvizu & Basha
-Per vrasjen mafioze te Kosta Trebickes
-Per prokurorin amerikan qe mbuloi kete vrasje
…..etj etej….
.
.Pra vetem nga ky fakt ( kam dhe 100 te tjere) te vertetoj se ai eshte nje kobure ne duart e makartisteve te tipit Biberaj-Rajerson qe zbatuan nje nga doktrinat me antishqiptare ate te “dekomunistifikimit” qe rezoltoi me reaksionare se NACERTANIA APO MEGALIDHEA
.
Dhe gjithe kjo menxyre eshte dhe nga diaspora shqiptare ne Usa qe kurre nuk zbatuan kushtetetun amerikane pasi ka patur dhjetra raste qe kjo mergate ne vend te ngrinte zerin deri ne SHPINE E..ulen breket dhe ky miku I Deges eshte me egzemplari ne gojoren tij per Ameriken si per Enverin dje bashke me Usali Biberishen
.
Eshte koha qe Amerika te kerkoje falje per Saliun e saj dhe te mos merret me barcaleta non grata apo numra ditelindje por me krimet e tij ne te cilen jane mpleksur jo pak dipllomate euro-atllantikas qe kane frike nga qeni I terbuar I tyre
FANTASTIK SI GJITHNJE VIKTOR HYGOI I ANALIZES SHQIPTARE !
Sapo e lexova.
Je unikal ne krejt shtypin shqiptar.
Me unikal se ky miki Fari Balliut nuk besoj se eshte
.
Pse do të votoja për Sali Berishën (per votimet e 2009)
Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Për agjencinë e Lajmeve NOA
-Janë të paktë gazetarët, a komentatorët, a analistët shqiptarë që kanë shkruar me shume se une kunder Sali Berishes. Nuk jam aspak i penduar as kam ndermend te bej ndonje autokritike ala enveriste- lejfeniste per çfarë kam shkruar
-Këtij ndryshimi nuk i shpëton asnjë shqiptar sado afër apo sado larg qofte. Secili ka te drejte te ndryshoje Vetëm një gjë është absolute ne këtë Bote: çdo gjë është relative ! Sot pas 19 vjetesh demokraci ne Shqipëri deklaroj votën time hapur per Sali Berishën .
-Pse!?
Se pari Sali Berisha
është lideri politik me atdhetar ne Shqipëri.
Ai e filloi karrierën e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnjë mbështetje, qe për pak e lanë pa shkolle për shkak te kleçkave ne biografi..
. ( a e dije o pallosh qe sala ishte Baby Sitter dhe i lante bythen Andi Bushatit)
-Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Milloshevicit
( a e dije o pallosh qe sala furnizoi me nafte milloshevicin dhe kishte burgosur Adem Jasharin)
-Ne kulmin e katrahures 97 kur Shqipëria ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimeve foshnjarake te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Caushet, sic me kane treguar dëshmitare okulare, Sali Berisha rroku automatikun dhe nuk e braktisi Shqipërine
(a nuk e di akoma o pallosh qe Sala shpetoi nga egzekutimi dhe u amnistua nga nje bolemadh aty ne amerike)
-Sali Berisha e filloi dhe po e mbaron Rrugën Durrës-Morine, arterien e Kombit shqiptar Shqipëri-Kosovë
(a nuk e di akoma o pallosh qe kjo rruge eshte me e shtrenjta ne bote dhe jane vjedhur mbi gjysem miljardi dollare dhe nuk ka mbaruar akoma.).
-Nuk ka shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë te sjelle nje fakt korrupsioni ose dallaverjeje financiare te Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo rast qe ai eshte informuar apo ka marre vesh per korrupsion e dallavere ai menjëherë i ka spastruar pa mëdyshje autoret e tyre
(a nuk e di akoma o pallosh qe shkelzen berihsa me ca devirole te amerikes qe kishin marre kontrata 300 miljon dollare vrane 26 skllever ne Gerdec…
.kjo ndodhi ne mars 2008
dhe ju beni hero kombetar kete kriminel……
Kaq idiot funksional je more nallban hamdi dega ?!
Ja pra o “Viktor Malaj”, ky Sali Ram Berisha eshte etaloni i atij “Njeriut te Ri” qe “Brumosi me ideale partie” ajo gellbaza serbe PKSH, me pas PPSH!
Eshte rraca e ketij “Njeriut te Ri” te epokes Dhjetor-90 te Ramiz Alise qe qeveris prej 30 vitesh post-komunizem.
Jane Salinjte, Nanot, Metat, Ramat, te gjithe pjella te atij percudnimi komunizmit me etiketen “Njeriu i Ri” qe mbajne peng Shqiperine me qeverisje me mentalitet te monstres krijuar nga PPSH per 47 vjet.
O VIKTOR PASH ZOTIN BJERI SHKURT. SA HERE MATEM TE TI LEXOJ SHKRIMET HEQ DORE SE JE SHUME I MERZITSHEM. NJE GJE QE MUND TA THUSH ME DHJETE RRADHORE E BEN TERKUZE. JE I LODHSHEM VIKTOR. DUKESH QE NUK JE I KETIJ ZANATI. MOS JE MARRE ME BERJEN E RAPORTEVE NE KOHEN E DULLES?
O shqiptar ( shpresojme te jesh i tille)
.
Shaje me prag shtepie komunizmin,Enverin dhe gopin e somes por me faktet dhe historine mos luaj..
.
Qe kur doli ne fillim NON GRATA per Berishen e kam denoncuar jo vetem si loje te ndyre po dhe tallje kombetare..
.
Pra ti kerkosh nje Krimineli te dale nga parlamenti kur ai duhet te ishte ne burg nga Spaku i Qimes apo dekriminalizimi i Donald Aleluse leshit..eshte poshtrim nga miqte me i keq se nje pushtim nga armiqte
.
Berisha ka qene komunist i Ramizit dhe Enverit deri ne 2 prill 1991 ne invazonin e Azem Sali dhe Elez biberit DHE U KTHYE NE
MAKARTIST
BIBERISHT
NEONAZIST
TALEBANIST
.
Dhe eshte pikerisht fakti se saliu u kthye nga enverist ne elezbiberist dhe eshte ky i fundit qe e mbron me cdo cmim
Me qarte:
Pse keto krime TE DOKUMENTUARA DHE NE VARIANTE TE TJERA jane turp per Ameriken (obame-bush-klinton-tramp-biden) por dhe Gjermanine e Frau Merkelit ?
1. Vrasja e Azem Hajdarit
“Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tiranë që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë. Ai, i alarmuar thërret në zyrën e tij Hajdarin, i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do komprometonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës. Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda Ihsani më vonë e vdekur në mënyrë të “papritur” si shumë të tjerë afër Berishës) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt. Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes se tij e tregon këtë kërcenim. Po përse Berisha nuk njoftoi organet shtetërore se PD ishte rrethuar nga kriminelët tuaj, por përdori Hajdarin për t’i larguar ata?”.
2. 14 Shtatori ‘98
“Unë që kam qenë një nga zbatuesit e këtij skenari, për grusht shteti, me direktivë të Marshallit. I them Marshallit se ka ikur koha e budallenjve si puna ime, që sulmonin institucionet e shtetit për interesat karrieriste e antishqiptare të tij”, ka deklaruar Haxhia. Po ashtu, Haxhia ka folur edhe për direktivat e Berishës. “Ditën e këtij grushti shteti udhëzimet që vinin nga Berisha ishin të mos sulmohej e të mos merrej Presidenca, por vetëm Kryeministria e braktisur nga Nano, që i fiksuar pas plumbit që i la në tavolinën e tij, ndihmësi i tij, por shërbëtori i treshes Kastriot Islami, në 13 shtator, kishte marrë arratinë për Maqedoni”.
3. Hapja e depove të armëve
“Një herë pati thënë që depot e armëve i hapën rebelët e kuq, herën tjetër që erdhën nga deti ata që i hapën depot dhe tani, në fund, që ai paska lejuar hapjen e tyre për të armatosur popullin, që të mbrojë veten nga bandat e kuqe. E vërteta e hapjes së depove të armëve është ajo që ato depot i hapi populli i rebeluar i Jugut, për të rrezuar Berishën. Dhe Berisha, i fiksuar nga revolta me armë e nisur në Jug, urdhëroi hapjen e depove në Veri dhe shpërndarjen e armëve për militantët e PD në Tiranë, me qëllim që, konfliktin në mes tij e popullit të revoltuar kundër politikave të PD e Berishës, ta shndërronte në një konflikt Jug-Veri”.
4. Bashkëpunimi me Millosheviçin
“Tani na del e përrallis se depot i hapa që populli të armatosej e mbronte vetveten dhe armët të shkonin në Kosovë, që shqiptarët e Kosovës të mbronin pragun e tyre nga pushtuesi serb. Nuk ka hipokrizi e tallje më të madhe kur dëgjon këto fjalë nga goja e atij që ka furnizuar makinën e luftës së Millosheviçit me karburant e armë në gjenocidin e tij ndaj popullit boshnjak e atij të shqiptarëve të Kosovës. I thotë ai që ka përndjekur, përzënë dhe burgosur të gjithë patriotët nga Kosova, që ishin bërthama e parë e UÇK, duke inskenuar futjen e armëve në shtëpitë, ku banonin në atdheun mëmë, nëpërmjet falangave të SHIK-ut famëkeq të Gazisedes”.
5. Lidhja me UDB jugosllave
“Dihet tashmë se rolin kryesor për zgjedhjen e fitoren e Berishës dhe PD në ‘92 e luajti Elez Biberaj me Zërin e Amerikës, që e vuri në funksion të PD dhe Berishës dhe ambasadorin Rajerson, i ardhur çuditërisht nga Beogradi me një çantë, ku kishte dosjet e politikanëve të ‘rinj’ të pluralizmit shqiptarë të marra nëpërmjet kanaleve të UDB. Elez Biberaj ka qenë një shqiptar i arratisur në Jugosllavi e pas qëndrimit disavjeçar të familjes se tij u ndihmua nga UDB të emigronte në Amerikë. Aty, ai, me ndihmën e njerëzve të lobit serb në Amerikë, arriti të bëjë karrierë deri si këshilltar i Departamentit të Jashtëm Amerikan. Pra Berisha erdhi në pushtet i mbështetur nga lobi serb ne Amerikë që ka pasur ndikim të madh në administratën e Bushit në vitet ‘90 nëpërmjet Igellberger, i cili kishte lidhje e interesa ekonomike me Serbinë e konkretisht firmën Zastava”.
6. Për torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës
“Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër. Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Millosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile. Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë… Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”.
7. Plani për të vrarë Aleksandër Meksin
“Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…”.
8. Plani për të vrarë Sabit Brokajn
“Sa për rastin e Dr. Sabit Brokaj është një kërkesë që i ka bërë Hajdari vëllait tim, e jo mua, për ta vrarë Dr. Sabitin. Vëllai im e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Hajdarit. Në atë kohë unë nuk flisja me Hajdarin pas ngjarjes te Stadiumi Dinamo. Por Azemi merrte çdo ditë në telefon në Presidencë dhe kërkonte të bashkohej me ne që ishim në Presidencë për mbrojtjen e Berishës. Dhe ka qenë kërkesa ime për Berishën në atë kohë, që pas këtyre lutjeve të Azemit, ai u përfshi përsëri në strukturat e PD në atë pranverë të ’97, pasi ai ishte i larguar nga këto struktura”.
9. Bashkëpunimi me terroristët
“Kishin ndryshuar personazhet, dikur në kohë të Berishës u merrte lekë arabëve për leje qëndrimi shtetasi Haxhi Bardhi, kushëri i afërt i Berishës e njeri i Gazidedes, tani u merrje lekë t’i me Klosin. Sepse këto 25 vite vetëm riciklime kemi patur në politikë e vjedhje, ikën një mashtrues e hajdut si puna jote e vjen një mashtrues e hajdut si puna e Flamur Nokës, ju jeni prurjet tipike të dy krahëve të këtij tranzicioni e riciklimi kriminal. Ti erdhe nga skutat e Sigurimit, ndërsa Muli nga skutat e UDB”.
10. Atentati ndaj Ambasadës Amerikane
“Është e vërtetë që ka patur një skenar për hedhjen në erë të ambasadës amerikane në vjeshtën e ’98, në prag të sulmeve të NATO ndaj Serbisë, duke përdorur celulat e Bin Laden në Shqipëri. Në këtë skenar, pa dijeninë time, do gjendesha në kamionin me eksploziv që do hidhe në erë ambasadën amerikane, por vrasja e Hajdarit e pengoi këtë skenar, vrasje në të cilën u gjenda i përzier pa dijeninë time”.
11. Eliminimi i figurave të PD
“Për kujtesë marshallit: A ke ndonjë njoftim apo të dhënë nga qytetari yt dixhital për mikun tuaj doktor në Itali të cilit i pate besuar strehimin e fëmijëve të tu e dhëndrit me supermbesën e vogël në arratinë e 13 Marsit ‘97? Pse të gjithë ish-funksionarët e PD, që dinin shumë për ty dhe ishin bashkëpunëtorë të ngushtë tuajt, pas sëmundjeve të ‘papritura’ të tyre i çove për ‘shërim’ në kliniken e këtij doktori, nga ku të gjithë u kthyen të ‘shëruar’ me përjashtim të njërit që nuk pati ‘fatin’ e këtyre të tjerëve të ‘shërohej, ‘sepse ra në fund të detit së bashku me helikopterin, që i dhe me urgjencë për ta çuar të ‘shërohej’ si të tjerët?”.
12. Bomba te kioska e Lush Përpalit
“Rasti i parë është vendosja e bombës tek kioska e Lush Përpalit. Ka qenë dita kur ti Ylli do ikje në Turqi për të marrë ndihma për gazetën tënde të partisë tek miqtë e Berishës. Para se të niseshe kemi folur për vendosjen e kësaj bombe, kuptohet me porosi të ‘marshallit’ dhe të kam thënë që sa do zbresësh në Turqi kjo punë është e mbaruar. Dhe e vërteta është se pa zbritur ti akoma në aeroportin e Stambollit, bomba është vendosur dhe i pari që ke marrë lajmin në tel. ke qenë Ti apo ke harruar? Mos më thuaj që kur zbrite në Stamboll nuk të pritën aty Miri i Xhikes me Ylli Kelmendin me porosinë time kuptohet”.
13. Bomba te zyrat e Sorosit
“Prindërit e mi të thjeshtë e të ndershëm më kanë edukuar të mos gënjej kurrë, të mos shpif, të mos vjedh, te jem i ndershëm e besnik. Ndërsa ti, kuptohet që ke marrë shumë nga zanati i babait tënd prej sigurimsi. Nuk e njof as Sorosin as soroistat. Por dua të kujtoj ty dhe Salehut se me porosi të tij kemi vendosur bombën në ndërtesën e këtij fondacioni në mars të ’97-s, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazetën e këtij rebelimi, “Koha jonë”.
14. Bomba tek VEFA
“Atë ditë që ka shpërthyer bomba tek VEFA kam qenë në zyrën e Agim Shehut. Kemi shkuar që të dy në vendngjarje. Pas dy ditësh u vu në lëvizje shteti. Berisha ka qenë në Dajt. Shkoi dhe e mori helikopteri dhe e çoi në Presidencë. I thashë kështu-kështu dhe ai e priti shumë qetë, “E di, e di”, më tha. Pas rreth 3-4 ditësh vjen një miku im i komisariatit numër 3, një polic i vjetër dhe profesionist. Ai thotë që “unë e di kush e ka vënë bombën tek VEFA”. Polici më tha mua që ta transmetoja tek Berisha. Atë bombë e ka vu, vëllai i Il Mulletit. Vëllai Il Mulletit ka qenë bashkëpronar i firmës Shqiponja, ortak me Tritan Shehin, me Anton Gjergjin”.
15. Akuza për Shkëlzen Berishën
“Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”? E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi. Po qe se edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shihni kronikën se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur”.
16. Klani numër një i mafies
“Klani numër një i mafies në Shqipëri është klani i Berishës, apo ai “Trustit të Gështenjave të Tropojës”. Ky klan i ka fillimet e tij në mesin e viteve ’90, por fuqinë e tij të madhe ekonomike e kriminale e arriti në qeverisjen e dytë të Berishës. Ky klan edhe në saje të lidhjeve me shumë fije të dukshme e padukshme me agjenturën serbe, arriti të fuqizohet dhe shtrijë ndikimin e tij në gjithë shtetin shqiptar. Veprimtarinë e tij e nisi me kontrabandën e naftës dhe armëve në drejtim të ish-Jugosllavisë, me trafiqet e drogës dhe e vazhdoj me shitjen e aseteve dhe pasurive kombëtare. Edhe lufta që u bë ndaj bandave në dy vitet e para të sundimit të dytë të Berishës ishte një luftë për pastrimin e kundërshtarëve dhe pastrimin e rrugës për fuqizimin absolut të këtij klani, jo vetëm mafioz, por edhe antikombëtar”.
Turp per demonkracine biberishiste
e instaluar “nga miqte” ne Shqiperi !!
.FUCK-SPAK
O ti TURP,
Une jam Shqiptari qe per 47 vjet u burgos, internua, u mbajt me triska e tallona, pa shkolle per femijet se “kishin xhaxhane te arratisur”. Keto mynxyra te pa para ne asnje vend tjeter europian shqiptareve si une ja beri rraca sllavo-komuniste e quajtur “Njeriu i Ri” ku futen edhe pushtetaret e 30 viteve nga Sali Berish, Fatos Nano e sot Edi Rama. Nuk fillon e mbaron fatkeqsia shqiptare me Sali Ram Berishen, por me te gjithe rracen bastarde me emrin “Njeriu i Ri” qe polli diktatura 47 vjecare dhe qe akoma mba pushtet prej 30 vitesh.
Kaq.
E quaj kriminale veprimtarine e mergat-qyqareve te Amerikes apo Europes bashke me rracen e komentuesit ‘SHQIPTARI’ qe kur sistemi apo regjimi I kohes kishte rene nga te gjitha anet dhe banda e tropojes Biber-berish-Hajdar me keto ekrem bardhat prapa
bene rolin e fitimtarit me nje komunizem leshi qe kishte vdekur qe ne 1981 pra ky eshte kanibalizem..
.
Si dhe kur u kthye Berisha nga turbo- komunist ne Makartist neonazist – te tipit Pinoceti
. WASHINGTON D.C.: Më 22 Maj 1991, Dëshmija e Dr. Sali Berishës, Kryekar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, liderit të Dhjeretorit, Azem Hajkari, dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadavra, në Kongresin Amerikan, më 22 Maj 1991, …..( menaxheret e ketij takimi te turpshem me keto 3 ish turbo-komuniste ishin Bardhaj dhe Biberaj)
.
Me thoni ju lutem a ka ndonje fjale per Pajtim Kombetar apo kerkese per ndonje plan mini Marshall ne kete takim me rendesi…..aty u fol vetem per nje gje….ngrenia e kockave te Enverit nga ata qe I kishin mbajtur shurren nen zgredhimjete e 2 B-ve Bardhajt dhe Biberajt..
.
Nje pyetje te fundit:
O shqiptar ..mund te me thuash qofte dhe nje veprim minimal kunder neokomunisteve te rinj per 30 vjet apo ke marre 10 keste demshperblim qe ta kane dhuruar per SADAKA persekutoret e djeshem dhe leh neper forume…ose je “arratisur’ ne Amerike dhe nga andaj tall lesht me keto komente si qyrravites….
.
Kujt i ankohesh zoteri ! Sepse jeni ju kermat e te perndjekurve politike dhe pronaret e tokave te leshit qe i dhate mbi 90% te votave turbokomunistit Berishe dhe tani qe ju ngeli kopili ne dere doni ta hiqni nga haleja juaj…
.
Ne fakt ne ty dhe rracen tuaj nuk e kam problem problemin e kam me Viktorin qe akoma nuk beson se loja 22 majit 1991 me Usali Berishen vazhdon dhe sot pamvaresisht nga blegerimat e Kimes apo ngrehosjen e Spak Fuck-ut.