“Është në gjendje të rëndë në spital”, seanca ndaj Adriatik Llallës, trupa gjykuese rrëzon kërkesat e avokatit. Apeli shtyn vendimin më 22 shtator

J L

Trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar të gjitha kërkesat e avokatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj.

30 minuta pasi u mbyll në Dhomën e Këshillimit, mësohet se trupa gjykuese e ka konsideruar të arsyeshme rrëzimin e të dyja kërkesave të avokatit të Llalës.

Sokol Hazizaj kërkoi pafajësi për Llallën ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër trupë gjykuese.

Mungesën e vetë ish-kryeprokurorit, ai e justifikoi me anë të një akt-ekspertize, në të cilën shkruhej se Llalla ishte në gjendje të rëndë në spital, pasi vuan nga një sëmundje e parikuperueshme.

Në seancë ndodheshin edhe ndërkombëtarët, kryesisht të Ambasadës Amerikane.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë më datë 22 shtator dhënien e vendimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se pas 30 minutash mbyllje në dhomë këshillimi, trupa ka vendosur që më datë 22 të mblidhet sërish për Llallën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *