“Saliu nën ‘gjykimin’ e Gazit, Gridës, Salianjit: Njëjtë si dikur Mehmetin e gjykonin Pali Miska, Lenka, Simon Stefani… O kohë e mjerueshme që përsëritesh!”

J L

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Ai do të jetë në Kuvend, duke e ditur se kulla e tij është shembur dhe se nga gërmadhat e rëna nuk mund të ngrihet asnjë godinë e re. Përballë vetes do të ketë 139 deputetë të tjerë, disa nga të cilët kanë lindur pas kohës së tij të liderllëkut, nga cilët, ka prej atyre që  e shohin si heroi i kohës së prapme dhe të tjerë si njeriu që nuk duhet të jetë aty. Në fakt, nuk do të duhej të ishte asnjëherë.

Tani atij nuk do i duhet të ndeshet me Fatos Nanon, të cilin, pasi e dërgoi në burg, e anatemoi dhe e quajti vrasës, e, shumë herë, e keqja e madhe e Shqipërisë,e, më pas e bëri mik dhe e mikloi, për të pasur rishtas armik. Nuk do i duhet të ndeshet as me Ilir Metën, i cili, befas, urdhëroi ta ndalonin, ta nxirrnin me forcë nga makina ku ishte blinduar, ta dërgonin si një endacak të rëndomtë në një rajon policie, për t’u bërë më pas vëllamë dhe bashkëpunëtorë në krim.

Nuk do të ketë ballas as Aleksandër Meksin, më të mirin kryeministër të demokratëve, që normalisht do të ishte lideri i opozitës, por që forcërisht ia mori drejtimin. Nuk është e vështirë të mendoj se si do të kishte qenë ky vend nëse Berisha nuk do të ishte asnjë ditë në politikë. Në 30 vite, e keqja mori emrin e tij.

Kundërshtari i tij nuk është as Edi Rama, të cilin kaq herë kërkoi ta zvarrisnin në ujrat e Lanës, apo kishte kërkuar një snajper të pestë në dorën e pestë për t’a vrarë. Rama mbetet aty ku është, kryeministër, i mirë apo i keq, ndërtues apo shkatërrues, kjo nuk është më në dorën e Berishës.

Berisha e di se përballë vetes ka njërin nga institucionet më të rëndësishme të botës, Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasadorja Kim është veçse lajmësi dhe, sado që të përpiqet të njësojë një Zonjë me një Institucion dhe, për më tepër, të nxisë një lukuni kundër saj, fakti nuk ndryshon: llogaritë janë bërë në Uashington, fatura i ka ardhur përmes zëdhënësit.

Si rrallë herë ndodh kjo me një politikan që për 30 vite ka luajtur në skakierën e politikës; ai e ndjen se nën këmbët e tij nuk ka më as tokë, as rërë, e për më tepër, as ujë. Gjithçka është e rrëshqitshme dhe ai është në rënie. Besnik i parimit se, “pas meje, u bëftë qameti”, ai e ka më të lehtë të tërheqë pas vetes gjithë ngrehinën e opozitës, se sa të mendojë se do të jetë i vetëm në fundin e gërmadhave. Mes shumë zjarreve njëherësh, ai ende nuk e vendos dot se cilën rrugë mund të marrë, për të shpëtuar atë çfarë mund të shpëtohet. Jo vetëm fatin e tij , apo të familjes së tij.

Të largohet nga parlamenti – kjo është gjëja e fundit që i ka shkuar në mendje. Ai e ka ditur para të tjerëve se do të jetë një ditë e tillë. Dy njerëz e kanë ditur, ai dhe Edi Rama. Nuk është ditur koha, por është pritur vendimi. Askush tjetër nuk ia ka hedhur në erë urat e demokracisë vendit të tij në këto 30 vite se sa ai vetë – këtë e di fare mirë, sepse e ka bërë jo rastësisht, ashtu si jo rastësisht u gjend në kreun e opozitës. Shpallja nuk dihej, vendimi pritej.

Largimi nga parlamenti ishte dërrasa e fundit që do të ngulej mbi politikanin Berisha. Dorëzimi i tij i pashpresë. Pranimi i humbjes dhe i 30 viteve humbje, në të cilat nuk kishte humbur vetëm ai, por i gjithë vendi, ku ai kishte drejtuar. Përherë agresiv, joshës i së keqes dhe prijëtar i saj , ai, sado gjatë të rrijë në parlament, nuk largohet prej saj ashtu si hyri, me bluzën e bardhë, por të përgjakur.  Një fund që nuk shmangej dot.

Së bashku me të do të shembej edhe një lob i fuqishëm që fshihej pas tij, që në shumë raste kishte lidhje me lobin e furishëm serb, në Tiranë e sidomos në Prishtinë. Do të ishte paralajmërim edhe për liderët e tjerë shqiptarë, të cilët, çuditërisht, në këto 30 vite, kishin afruar pranë vetes një shumësi njerëzish, të cilët, në rrethana të ndryshme i kishin shërbyer regjimit të shtetit serb në Kosovë.

Këto emisarë, që nga i pari, i cili  arriti në janarin e vitit 1991, u takua me Azem Hajdarin dhe solli “donacionet” e para financiare dhe udhëzimet për shkatërrimin e çdo gjëje, që nga serat dhe deri tek vizioni i përbashkët shqiptar rreth bashkimit të kombit, e deri të tashmit, që ndërtojnë programe e statute partish të majta, tellallë të ndryshimit të kufijve apo zëdhënës qeveritarë, me dorëzimin e Berishës do të kishin më pak frymëmarrje. Ndoshta ky do të ishte fillimi i fundit të ndikimit të lobit serb në Shqipëri, e, edhe më tej, në Kosovë.

Vetëm kur kujtoj se si një figurë e rënduar nga shërbimi që bënte ndaj UDB-së, shefi i saj në Pejë, Mehmet Loci bëhej këshilltar I Rugovës, e më pas, i Gazidedes dhe i dërgonte informacione për lëvizjet e UÇK-së, apo se si Shkëlzen Maliqi shpallej si këshilltar i Ramës, kur i ati kishte qenë ministër i brendshëm në vitin 1981, dhe ai vetë, së bashku me Veton Surroin partizanë të flaktë të neojugosllavizmit, është mjaftueshëm qartë për të ditur se deri ku shkonin fijet e një vijë sjellje të tillë.

Fazlliqi, nipi i Stanishiqit, shefit të shërbimit të fshehtë serb, bëhej miku i shtëpisë i Berishës dhe beniamini i Bashës, hynte pa teklif në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, blinte e shiste prona përmes studios Malltezi, lëvizte miliona nga llogaritë e fshehta në banat qipriote, nën mbrojtjen personale të Berishës nuk guxonte asnjë prokuror ta pyeste; për të shkuar më tej te krushqia e habitshme e Ballkanit të Hapur – një surrogato politike pa asnjë vizion.

Tani që Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të ndalojnë influencën ruse dhe serbe në Ballkan, duke vënë në lëvizje figura të njohura për agresivitetin e tyre dhe përcjelljen e një vizioni ndryshe, ai që ndjen tërmetin politik është pikërisht lobi i politikës serbe në rajon.

Berisha, jo vetëm sot, dita e parë e një parlamenti, ku ai shkel për të dhjetën legjislaturë rradhazi, ndonëse kishte premtuar se në politikë do të ishte vetëm përkohësisht, por deri në cakun e fundit të fuqisë së tij, do të qëndrojë për të ngritur sado pak nga ngrehina e shembur e jetës së tij.

Lulzim Basha dje e përjashtoi përkohësisht Sali Berisha nga Grupi Parlamentar. I kërcënuar apo me llogari Lulzim Basha beri një veprim që do i kushtojë shumë për karrierën e tij politike. Drejtimi i tij në krye të PD nuk do jetë si më parë. Ai do të duhet të përballet jo vetëm me mazhorancën por dhe njerëzit e Berishës. Berisha vetë do të pranonte një mijë herë të mos ishte fare, se sa të dëgjonte gjykimin e Lulzim Bashës, Gazment Bardhit, Dumës, Salianjit etj. Njëjtë si dikur Mehmet Shehun e gjykonin Pali Miska, Lenka, Simon Stefani….o kohë e mjerueshme që përsëritesh!

Largimi apo vetlargimi i Berishës do të jetë shpallja përfundimtare e turpit të jetës së një politikani, i cili, sikur të mos kishte qenë pjesë e politikës, gjërat do të kishin qenë ndryshe. Askush si ai nuk e ka dëmtuar këtë vend në 30 vite. Nën petkun e mëkateve të tij fshihen edhe mëkatet e tashme të Ramës, ashtu si janë fshehur të Metës apo Nanos. Politika agresive, përçarëse, arrogante, e vrazhdë dhe pa asnjë tolerancë e ka zanafillën tek ai.

Berisha e di- ikja e tij është fundi i tij dhe fillimi i fundit të familjes së tij. Mëkatet e liderit të dikurshëm presidencial dhe kryeministror janë shumëfishuar në progresion gjeometrik nga familja e tij biologjike. Berisha i vitit 1997, që dërgonte fëmijët e tij te pjesët e fisit në botë pasi arka e tij private shte thuajse bosh, nuk është më. Berisha i asaj kohe nuk kishte pasuri as sa breçkat që shet në butikën e saj e dashura e të birit,ndërsa sot është familje milionere. Çanta e të birit është proverbiale. Mjerisht, historia e liderëve të fortë të Ballkanit me djem plangprishës, u përsërit. Por, edhe pa ato, bëmat e Berishës janë aq të mëdha, sa që, edhe sikur dhjetë herë të shpallej “ non grata”,aq herë do e kishte merituar. Analistë pranë tij, që duan të bëjnë të mençurin e të shumëditurin, duke e lidhur dënimin e tij me vitin 1997, pa dashje japin kohën kur ai duhej të ishte shpallur i padëshiruar, jo nga DASH, por nga vetë shqiptarët dhe këtë, edhe pse ishte në të mirë të vendit, nuk e bënë dot socialistët të marrosur nga pushteti, e si zakonisht, bythëpambukë. Edhe tani socialistët në pushtetin e mandatit të tretë e duan Berishën në parlament. Si një lloj gogoli , pas së cilit mund të fshehin mëkatet e tyre.

Berisha do të rrijë në parlament. Asnjë depozitë ligjore nuk e shkul dot dhe asnjë protestë e Departamentit të Shtetit nuk zë vend tek ai.

Nga mbrëmë ai është një kalë i ngordhur, i cili do të luftojë me thonj për pushtet.

Kjo është beteja e jetës së tij. E di që është i humbur, por nuk ka rrugë tjetër.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

facebook follower kaufen

Share This Article
24 Comments
  • Je i sigurt se do te kete 139 kunder?Ka me vete shumicen e grupit te PD si dhe te pakenaqurit ne PS.
    Mos u ngut he burr. Pembaju dialektikes dhe dinamikes se ngjarjeve.

    • Ja ke fut kot se asnje nga legenat e sotshem nuk krahasohet me personat e se kaluares.Ndersa atij te parit ky i dyti nuk i vjen as afer K.

  • Zotni Islami. Po behen hapa prapa dhe edhe pse Berisha i perket se shkuares , ndihmon ne ecjen e rrotes perpara. Pak e ngaterruar ee? E di , po kjo eshte e verteta.

  • Eshte shume interesante te shikosh renien e ngadalte te Salit! Vdekje e ngadalesuar si me “lekuren e shengenit”. Ky njeri eshte e keqja e madhe e Shqiperise! Do te shohim si ne nje video me xhirim te ngadalshem fundit tragjik te nje njeriu tragjik nga Vicidoli i Tropojes!

    • Ai eshte qen i ngordhur o Karatakt. Sesi e imagjinoni kete renien e ngadalte kur ai eshte duke vdekur, ju e dini.
      Megjithate, shpallni fitoren, se koqet e Berishes jane ne Aleance me Ramutin. dhe duhet festuar anembane Shqiperise

    • Doktor mashtruesi mafioz me emrin tragjiko-komik Kripe Ero Fatto dhe debilet qe e ndjekin me 2 gishta lart..,,, peebejne nje histori te neveritshme kundermonjese, histori e piste e Shqiperise qe na shkaterroi plotesisht Kombin.

      Per kete dhe te tjera krime Kripe Ero Fatto duhet te pergjigjet para ligjit dhe te denohet ne menyre shembullore!

  • e ke gabim, iku sala por jo salizmi dhe basha eshte vijimesia… problemet do te mbeten dhe nese fqinjet na fusnin uje nen rrogoz, prape do e bejne se basha ishte ministri 21 janarit, dhenies se detit….

  • Dy gjëra duhej të theksonit z. Bedri: e para, që kjo është një lojë e PD-së për të shpëtuar Berishën dhe të vazhdohet që të ketë mburojë politike ndaj drejtësisë në Shqipëri dhe e dyta, nuk ka përçarje në PD, të gjithë janë aktorë të një skenari dhe Bashën nuk do t’a heqin, sepse kupola PD-iste funksionon si një bandë të lidhur me njëri tjetrin. Po ra Berisha, bije edhe Basha dhe të tjerët. Kjo është arsyeja që PD-ja nuk kritikon vetveten, por gjithmonë ja hedh fajin kundërshtarit.

  • Po sikur te jete nje loje midis Berishes dhe Bashes , qe te duket sikur Basha e beri detyren e ngarkuar nga SHBA dhe ai i lan duart para tyre , me vone mundet qe kete veprim Berisha ta kundershtoje ne forumet e PD si veprim antistatuor sepse ky vendim duhej marre neper forume dhe kete fuqi nuk e ka kryetari i PD
    Po sikur forumet vendimmarrese te PD ta hedhin poshte vendimin e Bashes dhe ta rrikthejne Berishen brenda grupit parlamentar te PD , keshtu luhet nje teater qe mundohet t ja hedhe SHBA -ve dhe Basha del i lare , POR NESE NDODH KJO HAKMARRJA E SHBA DO TE JETE E ASHPER EDHE PER BASHEN

  • Nese juve o Bedriu ky Saliu te ngjan me Mehmet Shehun e para 40 vjetesh, atehere gjej edhe te ngjashmin e Enver Hoxhes qe nderseu dikur Miskat, Lenkat, Stefanet!
    Po te jap nje ndihme te vockel – ate mos e kerko tjeter pervec se tek Rruga e Elbasanit…

  • NA BEN PER TE VJELL
    O SHOKU BEDRI
    VEC TE BESH GAM GAM
    TJETER GJE NUK DI

    KJO KOHE E NEMUR
    SDO MORALIZIME
    KETO QE THUA TI
    I DI GJYSHJA IME

    DO VULLNET GUXIM
    KJO KOHE DO LIDER
    DO SHOKE ALBINI
    E JO MYTEBER

    ZGJOHU MOJ RINI
    TE MARRTE E MIRA
    PRITET FJAL,A JOTE
    NE DITE TE VESHTIRA

    NDRYSHE SHKOJ VATANI
    MBAROJ SHQIPERIA
    BALTE MBI TY DO HEDHE
    NESER HISTORIA

  • Mjaft e serbizove Kosoven ,or Bedri!
    Ata emra djemsh te Kosoves,qe permend ti,,mund ti kene pasur baballaret ambasadore,,POR NUK I KANE PASUR ENVER HOXHE.
    Ti si urithi gerrmon nen token e Kosoves per te shembur ate qe eshte ndertuar,..E ndertuan Djemt e Kosoves,jo ti.
    Ti gjithe jeten pergjoje tek cepi i rruges,,A PO VIJNE UDHEHEQJA E RRETHIT PER 5 MAJ?
    Je bir i armikut,apo nip i deshmorit?
    Po vijne,nane,po vijne!
    Kjo te ka vrare karakterin,,Te ka bere intrigant. Per t`i pelqyer sistemit NASH,,per te qene pjese e sistemit NASH.

  • Jo Njejte Bedri, po “E njejte”, ose “NJelloj”
    E mban veten per njeri te letrave ky idiot?
    Boll mor sharabajga. U shqepet duke shpikur terma te rinj pa kuptim. Ngelet duke nxjerre nga shtremberim te ri cdo dite. Ju duket poetike..copa mishi

  • Eh mer doktor e more rrospije Suma Duma nga cari i Land ndertusit dhe e ngrite lart,tani sa mir qe ste pjerdh më kshtu osht kur meresh me kurva agjente…,

    • Po mirel.

      Gazeta Dita eshte nen urdhrat e Rames edhe gazetaret e Dites jane bere plotesisht tradhetare bashke me pronarin e gazetes Dita qe eshte Dabulli i cili eshte cuni i Arta Dades nga martesa e divorcuar.

    • flm, thashe se ishte vetem te faqja ime.
      po keta qenkan komplet te degjeneruar
      Le me per bllokimin qe i bejne komenteve. As shqip nuk dine te shkruajne mire.
      Kam frike se kane per gazetar ndonje vrrome nga ato te Dules, mezi flasin shqip, duket sikur flasin me mire greqisht

  • Grigja e shtremt thon ka kap kte Rrushin tani hapi komt e trasha sallom shtremta Dume Sume hapi dhe ca se po t vje rradhaaa

  • Për aq kohë sa politikanët shqiptarë do t’a shikojnë të keqen tek kundërshtari politik (duke hedhur baltë dhe helm ndaj këtij të fundit), ndërsa veten do t’a cilësojnë “kampion”, do të kenë fatin e këtij kalit të ngordhur, që do të ulet në një karrike të Kuvendit, për të kudërmuar me erën e tij toksike të dekompozimit.
    Saliu dhe fundi i tij filloi dhe mbaroi më 1997. Janë thënë e stërthënë faktet e falimentimit të këtij banditi politik, që kurrë nuk pranoi një nga fajet e tij të panumërt në tërë këta vite.
    Njeriu, që i mbushur me urrejtje, shpifje, sajime, baltosje të paparë për kundërshtarin i solli kaq dëme Shqipërisë, është gati që edhe në fund të grahmës së tij, t’i verë zjarrin krejt vendit.
    Kjo frymë është e mbjellë dhe kultivuar në të gjithë bandën, nga saliu deri tek salihanji, lulziu, mziu, gazziu dhe të gjithë katranët e kësaj bande, që veç pushtetit nuk duan të dinë dhe as të bëjnë ndonjë gjë të dobishme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Fryma toksike e saliut sundon të gjithë bandën e ashtuquajtur PD.
    Gjuha e gjarpërit helmues në këtë racë nuk është gjuhë shqiptare dhe aspak naimiane, por përçarëse, brutale, denigruese, poshtëruese, ofenduese, tejet armiqësore dhe e papranueshme në mbare shtresat e popullit tonë.
    Përveç programit politik të hallakatur edhe me mënyrën se si kërkohet mposhtja e kundërshtarit me sharje, shpifje, sajime dhe me “babale” PD ka marrë dhe do të marrë ndëshkimin e merituar të votuesit, duke e bërë të pamundur ardhjen e njerëzve pa të ardhme në pushtet, ku ndikimi i sali kali ngordhësira ka gjithmonë peshën e vet.
    PD e shkatërroi saliu, siç shkatërroi Shqipërinë.
    Kus shkon mbas tij shkon drejt shkatërrimit të pashmangshëm në të gjithë drejtimet.
    Me salihun dhe me frymën e tij toksike PD do të mbetet një fosile…
    Lulziu me helmin e salihut në shpirt dhe në gjak shpejt shkon pas tij.

  • Sa keq me vjen per Bedri Islamin qe, me kaq vite mbi supe, duket kaq i papjekur, aq sa te mos-kuptoje se amerikanet e heqin Saliun per qendrimin e tij ne lidhje me Kosoven dhe jo per allishverishet mafioze te se bijes dhe dhendrit, me te cilat amerikanet jane mesuar. Deklaratat e Sales per mos-ndryshim kufijsh te Kosoves bie ndesh me pajtimin qe presin perendimoret nga pala kosovare dhe serbe.

    • Tani presim qe Saliu te vrase vehten si Mehmeti dhe ti ngule nje thike pas shpine partive motra.
      Me keto shkrime dita ka rene.Po afron nata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *