Në radhë për t’u bërë polic (FOTO)

anazapta

Fotot që shihni janë realizuar ditën e sotme në hyrje të Drejtorisë së Policisë. Prej disa ditësh aty ka një radhë të madhe të të rinjve dhe të rejave që aplikojnë për të ndjekur shkollën e policisë. Nuk ishte parë asnjëherë kaq shumë fluks dhe interes ndaj kësaj shkolle, por duket që mendimi për policët ka ndryshuar. Pavarësisht se uniforma e këtij profesioni është e nderuar, interesi ka qenë i vogël, këto radhë tregojnë të kundërtën.

Duke parë këtë interes, Policia e Shtetit bën një lajmërim

Ndërsa ishte lajmëruar se afati për aplikimet për Shkollën Bazë të Policisë do të mbylleshin më 20 janar, për shkak të interesit të lartë ky afat është shtyrë për më se një muaj.

Policia e Shtetit informon të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” se procesi i aplikimeve do të përfundojë më datë 28 shkurt 2014.

Nisur nga fluksi i lartë i kandidatëve të interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, si dhe për t’u dhënë kohë të gjithë kandidatëve të interesuar, të cilët kanë tërhequr formularët e aplikimit, për të plotësuar dhe dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm, procesi i aplikimeve do të jetë i hapur deri më 28 shkurt.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë pranë të gjithë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin e kërkuar:

– Formularin e plotësuar të aplikimit,

– Fotokopje të pasaportës ose letërnjoftimit ID.

– Kopje origjinale ose fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme.

– Dëshmi penaliteti (formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore)

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B e cila, për gjininë më pak të përfaqësuar, mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë. Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces, kandidatët mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit dhe Menaxhimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe mund të shkruajnë email në adresën [email protected]. Ndërkohë se informacioni i plotë për procesin e aplikimit është i pasqyruar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al, në rubrikën “Si mund të bëhesh punonjës policie”.

 

4

 

5

3

2

 

1

Share This Article
10 Comments
  • 200 konkurent ishin paraqitur me musteqe si Didi dhe me pak musteqe e pak mjeker si Sajmiri, qe te fitonin

  • Ne kohe te SKENDERBEUT u bene ushtare me turkun e kundra tij,ne kohen e ZOGUT u dyndshin per hoxhallare e prifterinj,ne kohen e Dulles per oficera kurse tani per polica trafiku…popull me dembel ne histori nuk ka e ska ku te shkoje me shume Ore shkoni punoni arat se i keni lene djerre dhe i ka mbuluar ferra…

    • té pershendes, votuesi,k’to qe thu ti,jane mé’se te verteta…..kta mé mir te shkojn tja fusin nganjé dopjo Rakij,hahhaha

  • Shkolla e policise duhet te ingranohet ne shkolle te mesme profesionale dhe me pas te cikli i larte, ku edukimi, seleksionimi dhe profesionalizmi te perftohen gradualisht.
    Punonjesit e policise ta konsiderojne punen e tyre si element detyrimi ligjor dhe kariere pavaresisht nga ndryshimi i partise ne pushtet.

  • Me vjene mire tek ju qe nuk e sillni lajmin te thate, por me pamje. Gazetat tani mjaftohen me kominikaten dhe njoftimin e poicise, po paskane mbetur ende reporter qe shkojne te njerzit…Kjo me gezon.
    Respekte per uniformen e policise.

  • Sikur ta dija qe e ka bere Entela kete vezhgim. Gazetare qe nuhat gjithmone gjera pikante edhe aty ku nuk ta pret mendja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *