Po ç’të shkruajë pena për këta legena?!

J L

Llallë  prokurori,

është goxha burrë,

po qëlloi që fiks ditën e gjyqit,

të jetë shumë i sëmurë!

 

Po Zhvejku do të thosh,

fjalë-im zot-fjalë,

se Llalla është i fortë,

si një kalë!

 

Dhe ne në qafë,

kot i biem qyqit,

nuk është i pari që sëmuret,

fiks në ditën e gjyqit!

 

Adriatik Llalla,

nuk është fundi-as fillimi,

me një të tillë raport,

a s’mbylli gjyqin Lulëzimi!

 

Me këta ordinerë,

s’di çfarë të shkruaj pena,

turp që na ka drejtuar,

një tufë me legena!

 

Dhe jo figurativë,

po legena të vërtetë,

ish prokurori i përgjithshëm,

duhet të kishte një fije dinjitet!

 

Në sallën e gjyqit,

duhet të qëndronte si burrë,

dhe jo të merrte raport,

si rob i sëmurë!

 

S’e kuptojmë pse Llalla,

ka kaq shumë frikë,

kur dënimi i tij,

është gati simbolik!

 

Kasandrat e mia,

nuk para gënjejnë,

në shërbim prove,

dhe aq do t’ja kthejnë!

 

Kjo është për të qeshur,

dhe për të qarë,

kur shikon kush e ka drejtuar,

hetimin shqiptar!

 

Tani që po shkruaj,

vendimi ende nuk është marre,

dhe SPAKU ka kërkuar,

të mbetet ai  i shkallës së parë!

 

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • DEGJONI O NJEREZ
    LULI MORE ,LULI
    BABAIT TE VET
    THIKEN SEC I NGULI

    JA ZUNE NGUSHTE KOQET
    NDAJ KAPITULLOI
    SI BRUTI CESARIN
    PAS SHPINE QELLOI

    PER ATA QE E POLLEN
    U BE SUPER YLL
    NJE FARE MERO BAJGA
    E QUAJTI AKIL

    NE JEMI E ARDHMJA
    GJEMON NJE FARE RAMA
    PRA AI DHE BASHA
    QE JU RENTE FLAMA

    TEK FUNDI I SALES
    SHIKO FUNDIN TEND
    PER PLEHRA SI JU
    SKA NEVOJE KY VEND

    ESHTE LOJE E PISTE
    KJO ME SIGURI
    PO C NDRYSHIM KA LULI
    ME KERMEN SALI

    BASHKE XHVATEN SA MUNDEN
    BASHKE VRANE MILETIN
    BASHKE NA NXINE JETEN
    BASHKE SHITEN DETIN

    ME PAK CKA BERE RAMA
    SE KETA TE DY
    VECSE NUK KA VRARE
    STERRE ESHTE DHE AI

    LE TE HANE KOKAT
    BASHKE ME PADRONIN
    GJITHCKA PRAPA PERDES
    BEHET VEC PER FRONIN

    ESHTE .LOJE E PISTE
    KJO ME SIGURI
    KETA NA TRAJTOJNE
    PORSI BAGETI

    KY ESHTE VENDI YNE
    NA E LANE TE PARET
    ESHTE DETYRA JONE
    TE SHTRENGOJME RRADHET

    PA PSTRUAR LLUMIN
    ZHDUKUR TRADHETINE
    SDO VIJNE DITE TE BARDHA
    KURRE PER SHQIPERINE

  • O shoku Duka, je ba si gjitholog mor burrë,shanë gjykon,diskuton e jep mendim për çdo gja…të tana i din mor zheni,po na e prish’lezetin me të lexu kur shkrun edhe vargje të bukura,shtroje inatin se asht’armik.

  • DARKA E FUNDIT DHE NGJALLJA DOKTORIT

    “The day we see the truth and cease to speak is the day we begin to die ” (Martin Luther King)
    “Above all, don’t lie to yourself. The man who lies to himself and listens to his own lie comes to a point that he cannot distinguish the truth within him, or around him, and so loses all respect for himself and for others. And having no respect he ceases to love. ” (Fyodor Dostoevsky)
    “Ndonjëherë mund të thuash një gënjeshtër, por grimasa që e shoqëron, tregon të vërtetën”. (Friedrich Nietzsche)
    “Asnjëherë mos i jep një shpatë budallait ose pushtet një njeriu të padrejtë” (Proverb grek)
    “Politics is not a bad profession. If you succeed there are many rewards, if you disgrace yourself you can always write a book.” (Ronald Reagan)
    “Politics is supposed to be the second-oldest profession. I have come to realize that it bears a very close resemblance to the first.” (Ronald Reagan)
    “You may believe that you are responsible for what you do, but not for what you think. The truth is that you are responsible for what you think, because it is only at this level that you can exercise choice. What you do comes from what you think. ” (Marianne Williamson)

    Regani thotë se “politika është e ngjashme me profesionin e parë në botë, por nuk është profesion i keq sepse ke shpërblime nëse ke sukses, dhe nëse turpëron (poshtëron) veten, sidoqoftë mund të shkruash një libër. E në fakt Llulli Basha e shkroi “Misionin e tij”! A ishte libri parathënia e një turpërimi dhe dështimi të paralajmëruar? Le të gjykojmë mbi faktet. Pak vite më parë Luli paska thënë te “Zonë e lirë” se nuk do e vriste kurrë babanë politik (Saliun)! Ndoshta e ka thënë dhe në libër që “At vrasja” nuk do ndodhë, është qesharake. Por ja që 1 ditë para futjes në parlament, ai largoi Doktorin nga grupi parlamentar. Dhe menjëherë Berisha aludon për një pakt Rama-Basha. Që Luli nuk ka asnjë mision të ndritur e të drejtë, kjo është kuptuar. Mjafton të kujtojmë që ngriti çadrën e “Republikës së Re”, dhe doli me urdhër amerikan. Bëri protesta teatrale sikur do bllokonte votimet lokale dhe një ditë para zgjedhjeve hoqi dorë paturpësisht, me urdhër amerikan. Bëri marrëveshjen e 5 qershorit, Rama e ndryshoi dhe Luli nuk e pati problem se ambasada amerikane heshti dhe e lejoi si normal. Pra, qartësisht ky është një politikan i mbajtur peng me dosje nga amerikanët. Se, ç’kuptim ka për SHBA prishja e njëanshme e marrëveshjes së 5 qershorit? Ç’kuptim ka heqja e Saliut nga grupi parlamentar vetëm si dëshirë e kryetarit pa pyetur kryesinë apo forumet? Kjo nuk është demokraci. Ç’respekt ka znj.Kim për një vendimarrje të tillë? Në një vend demokratik, edhe hajduti ka të drejtat e veta, sidomos të mbrohet ndaj akuzave që i ngrihen. Qënka Berisha që ka 8 vite që ka ikur nga pushteti rrezik për sigurinë e SHBA dhe jo kryehajtuti Rama&CO që mbolli gjithë Shqipërinë me hashash dhe bën rrugë të florinjta me firma fantazëm? Kjo nuk ka sens! Atëherë, si ka mundësi që Basha tenton të “vrasë babanë” kur dihet që nuk ka fuqi në atë parti? Përgjigja është: ” Si Saliu dhe Basha janë të dy të kapur me dosje dhe vendimi është i përbashkët. Dhe përjashtimi i Saliut është e vetmja zgjidhje momentale (në të mirë të të dyve, pavarësisht se me poshtërim), sa të qetësohen ujrat dhe të fitojnë kohë me teatrin e brendshëm për të anashkaluar presionin dhe izolimin nga jashtë. Qëllimi justifikon mjetin, pra edhe teatri At-Bir justifikohet nëse qëllimi është mbrojtja nga drejtësia apo nga rënimi përfundimtar politik. Misioni i Bashës është që të shërbejë sa të jetë e mundur, të sigurojë sa më shumë, pavarësisht se me çfarë kosto, mjafton mos të futet në burg e mos t’i marrin pasurinë. Me teatrin e fundit me “Babën”, mund ta shtyjë edhe ca kohë e ndërkohë mund të “mos hajë bar” duke përfitur nga Rama apo Veliaj, ai apo të afërm të tij, tendera apo forma të tjera përfitimi. Sigurisht që “gringot” nuk do i sulin “kerubinët” e drejtësisë dhe do bëjnë një sy qorr! Berisha tashmë është një kufomë politike pasi ka 8 vite që bën sikur nuk e pyet njeri në PD, pra sikur ka parë të vërtetën dhe nuk ka folur, por tani që e shkelën në kallo, i dhemb! Pas 8 vitesh u kujtua për të vërtetën! A duhej t’i jepej shpata dhe pushteti i partisë Lulit nëse ai ishte budalla, apo i padrejtë siç thotë Saliu? Jo. Pse ia dha atëherë? Sepse Saliut i duhet një bir që ta drejtonte si të donte dhe ta bënte kurban (ta kryqëzonte) kur të lypej nevoja, gjasme në emër të të mirës publike, apo të partisë e demokracisë. Duke qënë se Saliu nuk është Zoti e si rrjedhim as e vërteta, e po ashtu Luli nuk është Krishti, aktualisht nuk vdiq asnjëri por thjesht u turpëruan të dy. Dëbimi i Saliut nga grupi është vendim nul, jo i ligjshëm, jo demokratik, por moral dhe i drejtë, kurse Saliu ka të drejtë të rrijë në parlament (edhe pse pa ndonjë moral duke qënë se është Non Grata nga superfuqia dhe “kampioni” i demokracisë) se është i votuar nga populli pasi nuk e nxorrën Non Grata para zgjedhjeve (që përgjegjësinë e kandidimit e mbante Basha pastaj). Tom Doshi dha dorëheqjen se iu dha “fletërrufeja” para! Dhe prapë u votua. Pse? Bleu votat me para dhe sepse ka biznese ku punëson shumë njerëz? E donte populli dhe nuk besojnë te Amerika? Varet se ç’mendojnë ata, por fakti është që në politikë nuk ka moral, madje as në zgjedhjen e të pamoralshmëve nuk ka ndonjë moral, sidomos kur bëhet fjalë për bukën e gojës dhe për mbijetesë, se nuk kafshohet dora që të ushqen, përndryshe “ha bar”! Dhe për sa kohë do flasim për mbijetesë, do ketë gjithmonë mjeranë që presin Saliun me lule te dera e parlamentit, apo Saje qorrin te dera e shtëpisë pasi u akuzua se mbolli Shqipërinë me hashash. Dhe do ketë gjithmonë mjeranë politikë që janë gati të puthen, e pastaj të poshtërrohen, shahen e pështyhen pacipërisht për të mbijetuar politikisht, për të mos shkuar në burg apo për të ruajtur pasurinë që i kanë vjedhur pikërisht popullit mjeran të urritur që dikur hante tortë me legena e kova te sheshi, kurse sot i hedh lule doktor pastiçerit që gatoi “Darkën e fundit” të Lul-Judës, për të shënuar kapitullimin total të demokracisë në partinë e komunistëve demokratë, në partinë ku Luli bëhet rilindas dhe “var veten”, kurse doktori rilind kryetar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *