Prof. Pëllumb Xhufi
bostancı escort
ataşehir escort
anadolu yakası escort
pendik escort
kurtköy escort
maltepe escort
kartal escort
anadolu yakası escort
antalya escort
antalya escort
ankara escort
ataşehir escort
kadıköy escort
bostancı escort
escort bostancı
kartal escort
escort kartal
escort maltepe
maltepe escort
escort pendik
ataşehir escort
kadıköy escort
pendik escort
maltepe escort
kartal escort
Këto ditë, nën titullin “Kryqëzimi i së vërtetës” dolën nga shtypi kujtimet e Prof. Dr. Sabit Brokaj, figurë emblematike e tranzicionit shqiptar. Botuesi i tyre, z. Petrit Brokaj që është edhe vëlla i të ndjerit, ka bërë një punë prej murgu për të mbledhur, sistemuar e transkriptuar ato që në fakt ishin copëza kujtimesh, skelet i parë i një botimi, që duhet të kishte vëllim shumë më të gjerë e strukturë më homogjene. Por, vdekja e papritur, plot një vit më parë, nuk e lejoi Prof. Brokajn ta vazhdojë e ta çojë në fund këtë rrëfim prej protagonisti, që gjithsesi mbetet një dokument historik i çmuar. Shënimet e tij shkojnë deri në vitin 1994, viti i rrëzimit të Projekt-Kushtetutës berishiane, me ndonjë projeksion që shkon edhe përtej këtij viti. Pra, bëhet fjalë për momentin më dramatik të tranzicionit shqiptar, që pas leximit të këtyre kujtimeve, fare natyrshëm mund ta quash edhe “çmenduria shqiptare”.
Me Prof. Brokajn pata rastin të njihem në vjeshtë të vitit 1997. Kishte filluar të mahisej konflikti në Kosovë, ndërkohë që për llogarira të huaja, dikush në Tiranë përgatiste demonstrata e grushte shteti. Prof. Brokaj drejtonte në atë kohë Ministrinë e Mbrojtjes, dikasterin që politika e çmendur e demokraturës e kishte lënë pa ushtri, pa armë, pa nder e pa dinjitet pikërisht në prag të ngjarjeve epokale. Falë qetësisë, mençurisë, ndjenjës së përgjegjësisë e patriotizmit të tij, të vlerësuar maksimalisht nga populli e nga aleatët tanë, ministri Brokaj arriti ta rivendosë në hulli e eficiencë makinën e përmbysur e të plagosur ushtarake, e cila arriti të përballojë me sukses sfidat e mëdha të kohës.
Sabit Brokaj ishte një ndër ata intelektualë të shumtë: shkrimtarë, gazetarë, mjekë, inxhinierë, pedagogë, dramaturgë, aktorë, piktorë, që iu bashkuan lëvizjes për ndryshim që në hapat e para. Në vjeshtën e vitit 1990 u përfshi në grupin e punës për ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1976, dhe me seriozitetin që e karakterizonte, iu vu punës duke filluar nga studimi i kushtetutave të Francës, Italisë e demokracive të tjera të konsoliduara. Si dekan i Fakultetit të Mjekësisë, në tetor të atij viti u ballafaqua me protestën e parë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. U takua me ta në një sallë të konviktit, që siç kujton ai, ishte mbushur me djem të rinj gjysmë të zhveshur, të palarë e të parruar. I dëgjoi me qetësi kërkesat e tyre të rrëmujta, vuri rregull në formulimin e renditjen e tyre, shtoi edhe ai vetë ndonjë kërkesë me kripë dhe në fund, me një ton të lartë qortues u tha studentëve se demokracia është para së gjithash qytetari. Ndaj, herë tjetër ata duhet të paraqiteshin të organizuar, të përfaqësuar, të koordinuar e mbi të gjitha të veshur, të larë e të rruar. Fjalët e tij autoritare i shtangën studentët, të cilët sirena të tjera doktorësh i cysnin të silleshin si turma të egrish.
Në fakt, arsyeton në shënimet e tij Sabit Brokaj, përmbysja e sistemit ishte një dëshirë konsensuale e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe nuk kishte arsye që gjërat të acaroheshin artificialisht për të shkuar në një përmbysje me dhunë e me gjak të tij. Por ky, me sa duket, ishte projekti. Brokaj tregon një episod kuptimplotë që ilustron më së miri logjikën kriminale që gjarpëronte qysh në fillim në lidershipin e PD. Në korrik të vitit 1991, si Ministër i Shëndetësisë i qeverisë teknike, ai ndodhej në SHBA, në zyrën për Evropën të Departamentit të Shtetit. Nisur nga situata e rëndë e krijuar në Shqipëri, ai i paraqiti përfaqësuesve amerikanë një listë me nevojat urgjente, kryesisht medikamente e pajisje mjekësore. Por nga krahu tjetër u tregua një farë hezitimi, deri sa edhe me nota keqardhjeje njëri nga funksionarët amerikanë shpjegoi se nga Shqipëria mbërrinin në atë zyrë fakse me të cilat kërkohej me ngulm që të mos dërgoheshin ndihma, pasi “ato kontribuonin për të zgjatur pushtetin e komunistëve”. “Para pak ditësh”, vazhdoi fjalën e tij funksionari amerikan, “ne kishim bërë gati për të dërguar katër tonë qumësht pluhur për fëmijët, por prej andej na erdhi ky faks”. Dhe amerikani lexoi tekstin e faksit të dërguar nga një mjek, drejtues i lartë në PD, i cili kërkonte pikërisht ndërprerjen e operacionit. Ky fakt e irritoi Dr. Brokajn që brofi në këmbë dhe bëri të dalë nga zyra duke deklaruar me atë zemërimin e tij karakteristik, që brenda sekondit ia bënte flakë të kuqe fytyrën e bardhë: “Zotëri, është kriminale ta mendosh se për të rrëzuar komunizmin duhen sakrifikuar jetë fëmijësh”. Me qëndrime të tilla nuk ishin mësuar në Departamentin e Shtetit, ku deri atëherë kishin shkelur përfaqësuesit qaramanë të opozitës hermafrodite shqiptare. Ai i impresionoi thellë bashkëbiseduesit amerikanë dhe, kush e di, edhe ai episod mund të ketë qenë nxitje për një reflektim të politikës amerikane ndaj Shqipërisë e ndaj “partisë demokratike” të përfshirë nga logjika e importuar e përplasjes dhe e gjakosjes mes shqiptarëve. Reflektim që e dha sinjalin e parë me largimin nga Shqipëria të “ambasadorit mitingash”, W. Ryerson, në vitin 1994.
Ndërkohë, doktor Sabiti e kishte bërë zgjedhjen e vet për demokracinë shumë kohë përpara. Pas angazhimit në grupin e punës për ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1976 dhe pas “leksionit për demokracinë” që u dha studentëve të tij të Fakultetit të Mjekësisë, në dhjetor 1990, ai ishte i pari që hodhi firmën në peticionin dërguar Ramiz Alisë nga mjekë demokratë e patriotë, të prirë nga Prof. Petrit Gaçe. Peticioni kërkonte, as më shumë e as më pak, se dorëheqjen e qeverisë Çarçani, lirimin e të burgosurve politikë dhe kalimin pa vonesë në ndërtimin e një sistemi demokratik. Në atë peticion, shkruan Sabit Brokaj, mungoi firma e atyre mjekëve, të cilët pas ndonjë muaji do kacavireshin në tribuna e me zë të çjerrë e do përgjëroheshin për demokracinë.
Ai demokracinë e kishte natyrë e bindje. Këtë më mirë se kushdo e kanë ditur ata që kanë qenë afër tij, studentë, miq e kolegë. Disa prej këtyre të fundit, në një ditë dhjetori 1990, të shqetësuar nga turravrapi që kishin marrë drejt kreut të lëvizjes demokratike bolshevikët e deridjeshëm të PPSH, i propozuan Dr. Sabitit të merrte në dorë drejtimin e PD që po krijohej. E refuzoi. Të tjerë intelektualë duhet të vinin në krye të asaj partie, intelektualë të ndershëm, patriotë dhe jashtë radhëve të Partisë së Punës. Ai ishte ende anëtar i saj, dhe këtë nuk e quante një “turp” për t’u fshehur. Ishte futur në parti gjatë një misioni në thellësitë e Mesdheut me të famshmen nëndetësen “105”, ku shërbente si mjek. Si kardiolog i shquar u përfshi në grupin e mjekëve që kujdesej për shëndetin e brishtë të Enver Hoxhës në vitet e fundit të jetës së tij. Këto dy etapa të jetës së vet Sabiti nuk i ka mohuar kurrë, përkundrazi. Kur ndonjë bolshevik i konvertuar ia kujtonte me ligësi për ta kompleksuar, i përgjigjej: u futa në parti për t’i shërbyer Atdheut, jo për të përfituar; u bëra mjek i Enverit sepse Zoti im, Ipokrati, më urdhëron: “Pacienti është i shenjtë, ndaj shërbeji atij si kur është i pari vendit, ashtu edhe kur është i fundit i katundit”. Në fakt e caktuan në atë detyrë thjesht se ishte i zoti. Dhe doktori-shkencëtar tregoi se e kishte bërë të tijën porosinë që Ipokrati u jep mjekëve për të qenë, para së gjithash, njeri. Ishte mjeku i të gjithëve, sidomos i të pafuqishmëve dhe i të pambrojturve. I tillë ishte në vitin 1994 patrioti i madh i Dibrës, ish Presidenti Haxhi Lleshi, Hero i Popullit. Gati në mënyrë klandestine, për t’i shpëtuar policisë së regjimit, Doktor Brokaj arriti ta nxjerrë jashtë shtetit e ta shoqërojë atë për një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë. Faqet që ai i kushton këtij episodi në kujtimet e tij përcjellin një ngarkesë emocionale të jashtëzakonshme. Pacienti ishte në gjendje mjaft të rëndë, dhe Dr. Sabitit iu desh ta mbante edhe në krah gjatë ndërrimit të avionëve, të trenave e të autobusëve. Në mes të natës, në Shkup, iu desh të trokiste në një derë të huaj për të telefonuar e për të kërkuar ndihmën e miqve shqiptarë. Arriti ta kthejë gjallë në Atdhe heroin e Luftës II Botërore, të cilin pas pak kohe, të shtrirë në barelë, bishat me fytyrë njeriu të SHIK-ut berishian e përplasën në burg. Për turp të tyre, por edhe për turp e marre të ne të gjithëve.
Kur refuzoi propozimin për t’iu bashkuar PD-së, Sabiti ishte kryekëput i bindur se lëvizja dhe partia e re demokratike kërkonte njerëz të rinj. Ai vetë iu fut punës për të reformuar e demokratizuar partinë e tij. Si Ministër i Shëndetësisë, në fillim të vitit 1991, kërkoi publikisht dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Kur e pa se koraca e fortë e PPSH nuk dëgjonte të tërhiqej, bashkë me shokë të tjerë iu vu punës për të themeluar një parti të majtë evropiane. Kjo nxiti akoma më shumë debatin brenda PPSH, që më në fund, gjatë një kongresi të zjarrtë, u nda përfundimisht nga e kaluara dhe u rithemelua si një parti me ideale social-demokrate dhe ku drejtimin e saj e morën njerëz të ditur e me vizion, si Prof. Sabit Brokaj me shokë. Në krahun tjetër, degradimi i shpejtë i PD dhe shkarja e lidershipit të saj në pozita autoritare e deri antikombëtare, i vuri socialistët e posaçërisht përfaqësues të vendosur e të pakompromis të saj, si Prof. Brokaj, në radhën e parë të betejës për mbrojtjen e demokracisë e të interesave të vendit. Në librin e papërfunduar me kujtime, Dr. Sabiti nuk arriti ta trajtojë periudhën dramatike të pasvitit 1993, ku u evidentua me forcë roli i njerëzve me moral, me bindje e me guxim të patundur, virtyte që i kishte me bollëk Prof. Sabit Brokaj. Por shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë janë dëshmitarë të gjallë të betejave të tij në Shqipëri e në kanceleritë e huaja, deri në zyrat e NATO-s, në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Meritat e shquara në luftën për çlirimin e saj Sabit Brokajt ia ka njohur edhe qeveria e shteti i Kosovës. Në qeveri apo në opozitë, në parlament apo në shtyp, Prof. Sabiti ka denoncuar nxjerrjen në ankand të interesave kombëtare, të sovranitetit e deri të integritetit territorial të vendit. Denoncoi në Kuvend dhe votoi kundër projekt-ligjit për liberalizimin e tregtisë së armëve të paraqitur nga qeveria Berisha në 2008. Paralajmëroi, kështu, katastrofën, krimin e turpin e Gërdecit, ku u implikuan politikanë të korruptuar, ushtarakë të squllur e deputetë syleshë e të përgjumur.
Proverbiale janë betejat e tij kundër Dr. Sali Berishës, të cilin ai e konsideronte me bindje një “abort politik”. Ishte antipodi i tij moral, ishte kritiku i orëve të para i Berishës politikan, më i ashpri e absolutisht më i besueshmi. Në planin personal premisat ishin për një marrëdhënie të shkëlqyer mes të dyve. Sabiti, më i njohur e më i integruar në jetën sociale e profesionale të kryeqytetit, e mbështeti me dashamirësi mjekun e ri provincial. Por çdo gjë ndryshoi kur parvenu–ja nga Vuçidoli arriti të kacaviret në krye të lëvizjes demokratike dhe të PD, duke abuzuar me besimin e shqiptarëve e të kancelerive të huaja, dhe i mbështetur nga elementë të dyshimtë të diasporës. Atëherë, edhe Dr. Sabiti, si shumë ish kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë të Berishës, u bë viktimë e mosmirënjohjes, e pabesisë dhe e përndjekjeve. U ndalua dhe u arrestua disa herë nga shërbimet sekrete të ish-kolegut. Por deri në rrahjet e fundit të zemrës nuk cedoi asnjë centimetër nga bindjet e parimet e tij, siç ndodhi me jo pak drejtues socialistë.
Sot, kur Sabit Brokaj nuk jeton më, shuplaka e ardhur nga përtej Atlantikut ka ndezur si rrallë ndonjëherë debatet për kuptimin e moskuptimin e këtyre 30 vjetëve të palo-demokracisë shqiptare. Në “forumin” e mendimit intelektual shqiptar, që siç dihet është kafeneja, gjuha është zgjidhur, kurajua gjithashtu, e të gjithë i janë turrur Berishës si dikur Enverit. Nuk po lënë gjë pa i thënë “doktorit”, që i vuri vulën e vet këtyre 30 vjetëve të një tranzicioni të çmendur: despot, i etur për famë, i babëzitur për pushtet, i pangopur për pasuri, i pagdhëndur, i paskrupullt, i pashpirt, i pabesë, i paburrë, i paligj, i pashok, i paatdhe. Demon i së keqes, “doktor i vdekjes”. Por që gjërat nuk janë aq të thjeshta dhe për këtë, në librin e tij me kujtime, na e tërheq vëmendjen edhe Dr. Sabiti, i cili vlerësimet për Berishën i ka bërë ballazi e në kohë të padyshimta. Berisha nuk ka qenë i vetëm në mynxyrat që kemi kaluar. E kanë shoqëruar, e kanë inkurajuar dhe e kanë mbrojtur një lukuni e tërë hipokritësh, përfituesish, intrigantësh, arrivistësh e karrieristësh, të praskupullt si ai, që i gjen me tepri në të dy krahët e politikës shqiptare. Janë ata që dikur F. Nano i quajti me emrin e gjetur “berishka”, pa e menduar se një ditë edhe ai do përfundonte në batakun e tyre. Janë doktorë, juristë, profesorë, ekonomistë, oficerë, inxhinierë të zotë, e më shumë të pazotë. Shumë prej tyre parvenus e kacavjerrës si ai. Edhe ata janë shkaktarë që ky vend humbi nder e dinjitet. Edhe ata janë përgjegjës që Shqipëria humbi për të satën herë trenin e historisë. E kështu, rrethi i përgjegjësive zgjerohet e zgjerohet, duke arritur deri tek njerëzit e thjeshtë, tek ata ishin të bindur se votonin “për djalin e tyre”, apo mbushnin sheshet e mitingjet për t’u karikuar me helmin e me urrejtjen patologjike të doktorit. Për të gjithë këta, për të gjithë ne, sa ishte gjallë, Dr. Brokaj i kishte gjetur e i kishte thënë fjalët e duhura. Edhe sot, kur prehet në botën tjetër, me kujtimet e tij të sapobotuara, ai na rëndon kur duket sikur na thotë: “Unë fola dhe e shpëtova shpirtin tim”.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Broqkulla te komunistit Enverist !
Shqiperija tani bazohet ne fjalet e xhenazeve te
kohes se Enverit Ky fart Patriot Brroka a mos eshte
rrite ne brraka qe e paska pase fofe nafaka politike !
Brokaj ishte njeri i mire, por kur fliste tregonte nje nivel prej te zakonshem
Me cudiste qe ishte aq i zakonshem sepse ne pergjithesi ata fshataret nga Laberia jane bilbil nga goja
Ndersa Zabiti ishte tip popullori ne te folur por nuk rezatonte ndonje shkendije zgjuarsie , por duhet thene qe ishte njeri i mire dhe ndihmus
Por ama , nuk i afrohet dot Sales, se Sala eshte politkani me gjenial i Shqiperise .
Sala ka te meta plot, por ka dhe te mira, por mbi te gjitha eshte i pa-harriteshem si politikan dhe intelektual
Xhufi aty e quan Salen te ardhur nga ‘fshati” , por ne Tirane shumica dermuese e Intelektualeve te ardhur nga fshatrat jane,
se edhe Zabiti, fshatar Vlore ishte . por qe nuk ka rendesi se nga vjen ,
rendesi ka cfare niveli intelektual ke krijuar gjate jtese –
-Dhe Sala eshte absolut–Qendron me larte nga te gjithene. Menyren si arsyeton e ka perfekte ,
dhe ka edhe te folur karizmatike, qe te ben per vete
Nuk flet si “fende e ftohte” sic flasin gjithe te tjeret .
Ne lidhje me Gerdecin ja fut kot Xhufi se nuk ka lidhje me Salen ajo pune
Aty fajin e kishte firma Amerikane qe fitoi Tenderin. Ai qe fiton Tenderin ai mban pergjegjsi per punimet ne atr projekt nuk mban pergjegjesi Kryeminsitri sic flet Xhufi
Dhe ajo firme Amerikane duhej tu paguante pension per jete familjeve te te vrareve ne ate aksident.
Por qe Shqiptaret ngaqe e kane mendjen per te bere akuza Politike,
nuk u moren fare me demshperblimin per familjet e viktimave
Ndersa per vajtjen e Sales tek PD-ja duhet thene se Sala e kishte treguar veten tek Mbledhja e Intelektualeve .
Aty Sala foli me force dhe i kerkoi pothuaj llogari Ramizit qe nuk po e lironte ..
Ajo mbledhje ishte e incizuar ne manjetofon dhe incizimi ishte shperndare tek te gjithe Komandantet e Divizioneve ,Brigadave e etj
Dhe une degjova ato dite pas mbledhjes, qe nje shok i plakut tim, i tha tim eti ne lidhje me ate mbledhje: U ngrit njeri qe ishte doktor i udheqjes ,Sali Beirsha e quanin, dhe e beri Ramizin per nje lek
Aty ne ate bisede e kam degjuar per here te pare emrin Sales.
Pra qe Sala nuk ishte aspak servil i Ramizit, dhe njihej Sala si intelektual qe kishte shprehur pikepamje per hapjen e Shqiperise, bashke me Gramoz Pashkon
Z. Xhufi , Je treguar shume i njeaneshem me kete shkrim per Zabitin duke stigmatizuar Berishen
Berisha eshte si ….Urragan …Kjo demokraci kaq “calamane” merr pak kuptim vetem nga prania e Berishes…
Me nje fjale per keto 30 vjet Demokraci, Sala eshte pasuri Kombetare ,
sepse eshte Opozitar i vertete, ndaj pislleqeve te Pushtetit, eshte inteligjent, karizmatik dhe di te flase tamam atehere kur duhet .
Dhe per Opozitare te tille ka nevoje cdo shoqeri qe te eci perpara . ndaj Berisha eshte pasuri Kombetare …
Studentet qe vinin nga Tropoja ne kohen e Sales qendronin ne Tirane deri per pushimet e Vitit te Ri sa mesonin bicikleten e pastaj nuk ktheheshin me per te vazhduar studimet. I vetmi qe nuk e mesoi dot bicikleten ishte Salikufoma…dhe qendroi ne Tirne.
Mezi pres ta lexoj librin e intelktuali te shquar Prof. Zabitit!
Jam i bindur se ai liber do te jet si referenca me e besuar per te shkruar historin e ketyre vite tranzicioni te shoqerise shqiptare!
pune komunistash
Plotesisht e vertete qe te parin per te marre drejtimin e PD ramiz alia ka kontaktuar te ndjerin Sabit Brokaj i cili nuk ka pranuar duke i thene se nuk ma mban morali im nga komunist te behem antikomunist e te shaje partine qe kam qene antare i saje.Pastaj dihen si rodhen ngjarjet,ramizi thirri salen duke ja bere Shqiperise ate qe nuk ja bene pushtuesit per 2000 vjet.I perjetshem kujtimi i atdhetarit Sabit Brokaj.
Karriera politike e Sali Berishes nuk fillon ne 1990,,por shume me heret ,,Garant per arrivistin djallezor nga Vucidoli kane qene disa mbeshtetes,,midis te cileve Isuf Kalo,Dine Abazi, dr.Sabit Brokaj.
Isuf Kalo nuk ka qene mjek i popullit ,ose eshte pregatitur t`i sherbeje vetem nje njeriu dhe per benefitet qe perfitoi eshte i te njejtes natyre me Saliun.
Kurse dr.Sabit Brokaj ka qene mjek popullor,,i njohur,,edhe une kam pas fatin te bej nje eko ne spitalin civil tek dr.Sabiti,ne 1984,
Nuk e kuptoi ky mjek,,servilizmin,dyftyresine,arrogancen,zhagajdhurin,e Sali Berishes,kur e perkrahu ne akuzat kunder dy bashkeshorteve mjeke ,kolege,dr,Margarita dhe i shoqi?
Perse u be pjese e intrigacve politike te Sali Berishes?
Neqs.Keta mjeke nuk do te sherbenin si trampoloine per karrieren bllokmene te Sali Berishes,,kurre nuk do te ishte kujtuar Ramiz Alia ta ftonte ne mbledhjen e Intelektualeve(sepse berisha nuk kishte asnje kontribut intelektual) dhe kurre nuk do ti shkonte ndermend ta dergonte si ndermjetesues tek studentet.
Pas daljes se ftyres se vertete te Berishes,pas thirrjeve agresive ne tribuna,,ppas nxitjes se turmave per djegje dhe bshkaterrim,,dr.Sabit Brokaj kishte mundesine te tregonte ne popull komunistin dogmatik,servil,sigurims,shpirtligesine,sketerren,e Sali Berishes qe denoi dy mjeke te pafajshem me diskretitim publik dhe internim,,si edhe thirrjet e Berishes ne gjyqin e Shoshosit,,,TI DINTE POPULLI,,QE NJIHTE VETEM BLUSEN E BARDHE,POR JO SHPIRTIN E ZI.
Keto nuk i beri Sabiti.
Nuk paralajmeroi,ashtu si ay plaku nga Tropoja qe ne Janar 1991 u tha te burgosurve politike,qe po shkonin ne mbledhjen e themelimit te shoqates:-Berisha dogji Malsine,,Berisha do djegi Shqipnine.
“Sabiti, më i njohur e më i integruar në jetën sociale e profesionale të kryeqytetit, e mbështeti me dashamirësi mjekun e ri provincial. Por çdo gjë ndryshoi kur parvenu–ja nga Vuçidoli arriti të kacaviret në krye të lëvizjes demokratike dhe të PD”-shkruan Xhufi.
Që7 Saliu erdhi nga Viçidoli nuk ka ndonje te keqe, se po ashtu erdhi edhe Sabiti nga fshati i tij i Laberise. Ishin te dy te se njejtes datlindje (1944), pra edhe ne Tirane, kane ardhur ne te njejten kohe. Ne nje vizite mjekesore qe bera tek ai ne kliniken e tij private ne vitin 2009, kur e pyeta per Saliun, nder te tjera me tha vetem kaq: “Ishte shume ambicioz dhe karrierist dhe per të arritur aty ku donte, kishte per borxh te shkelte mbi te tjeret. Isha une që e bera komunist”. Rreth Saliut, dialogu qe pata me dr. Sabitin ishte më i gjate, por ne fund, jo pa ironi, i thashe vetem kaq: “Ua paçim borxh kete te mire qe na keni bere!”. Ai thjesht si i zene në faj, beri një nenqeshje kuptimplote, pa u justifikuar, por edhe une nuk e zgjata më. Si Sabiti, si Saliu dhe si shume qe i sherbenin PPSH dhe regjimit, nuk e mendonin se do te vinte nje dite, bile shpejt, qe regjimi do te binte. Keshtu qe ata me ndergjegje, sipas karakterit te secilit, te gjithe ishin në nje barikade.
Verejtjen e dyte e kam direkt per P.Xhufin, kur ai ne perifrazimin e me siperm, thote se Saliu iu “kacavjerr” levizjes demokratike te dhjetorit. Gjynah qe profesor Xhufi, dhender i Bllokut të kete edhe sot kete mendim (!). Saliu nuk iu “kacavjerr” levizjes demokratike, ai po iu kishte kacavjerre (pa thonjza) më pare Bllokut, familjes Hoxha ku Xhufi ishte dhender, iu kacavjerr dekanit te Mjekesise dhe sekreterait te PPSH, dr. Brokajt, qe e beri Saliun “komunist”, dhe qe pasaj i la edhe sekretarllekun e saj në Fakultet dhe në Spital. Pra e dinin mire se cili qe Saliu. Atehere pse nuk thote te verteten Xhufi se Saliu u dergua ne levizjen e dhjetorit, nga Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni, si “Kale Troje”, atje, dhe jo vetem kaq por u mbeshtet me te gjitha mjetet si gjate dhjetorit 1990 dhe me pas, qe ai te ishte lider i PD. Me tej, Saliu per qellimet e tij, plotesisht brenda karakterit te tij, iu doli ca perduarsh. Filloi nje lufte e eger brenda llojit per pushtet dhe Saliu, servili i tyre, i kaloi parashikimet dhe sigurisht qe u be i rrezikshem per ta. Por gjithsesi, pavaresisht qe benin sikur ziheshin, prape jo rralle here u moren vesh, aq sa ia lidhin rradhen njeri-tjetrit ne pushtet dhe nuk lejuan asnje alternative tjeter te ngrinte krye.. Kete e tregoj me se miri 1997-ta. Po pas asaj mynxyre, pse nuk e thote Xhufi, se kush e shpetoi ne mars te atij viti Saliun? Jo vetem qe, edhe pse populli ua krkonte, e lane ne pushtet, por ne vend te Meksit te “dorehequr”, i caktuar si k/minister, provincialin tjeter te tyre, te ndjerin B.Fino? Dhe akoma me tej, cilet ia lane kesaj monstre, pushtetin në vitin 2005, kur ende nuk ishte fashitur jehona e atij viti te Zi? A mos valle kjo ishte “kacavjerrja” e komunistit karrierist, sekretari te PPSH, mjekut te H.Kapos dhe me vone te S.Stefanit në dhjetor 1990?!
Të tilla interpretime nuk i lejohen te bejne edhe njerezit e thjeshte dhe jo me profesoret, doktoret apo akademiket tane te nderuar, qe duhet te karakterizohen nga e verteta dhe vetem e verteta. Saliu historikisht, ka qene dhe do te mbetet pjelle e tyre, që fale karakterit te tij te mbrapshte jo rralle ka dash t’u haje mishin, por ama jo kockat. Per ta mbyllur, ketu Xhufi permend dhe “heroin”, Haxhi, por harron se ky Hero, si president, edhe pse kukull (gjithsesi firma vlente), ka ngrene sa e sa koka patriotesh, intelektualesh dhe njerez shume të ndershem, te tille siç sot na paraqet me te drejte Brokajn, por ata i “hengren”, si “armiq”, vetem se ishin nga ata që nuk mendonin si “komandanti” i Haxhiut etj.Jo vetem qe i vrane, por i lane dhe pa varr.
Eshtè hedhur shumè baltè e vrerr mbi njerèzit patriotè tè Shqipèrisè duke spekulluar me luftèn kundèr komunizmit. Komunistèt nuk mund tè ishin tè gjithè njèllojè, ashtu siç nuk mund tè jenè kurrè njèllojè fjala vjen, predikuesit e fesè, apo vetè mèsuesit. Njerèzit e besès, tè fjalès dhe patriotèt siç ishte dr.Brokaj i bèjnè nder Shqipèrisè, qè kanè tentuar vazhdimisht tè mundnin mortajèn Berishè… Mè pèlqen shumè kjo prolèvizje qè zoti Xhufi i bèn dr.Brokajt, pasi nxjerr nè pah njeriun e guximshèm, patriotin e vèrtetè birin e Labèrisè Trime duke e bèrè shèmbull pèr brezat e rinjè se si duhet Atdheu,prona dhe shoqèria.
Profesor Xhufi me kete artikull per Atdhetarin profesor Brokaj si nga hera verteton se je jo vetem i paisur me kultur mahnitse por dhe nje patriot i vertet me shume respekt jexohen shkrimet tuaja
Prof Xhufi te lumte ke bere nje analize te detajuar per Dr Brokan qe kam pasur shok klase ne FM dhe ke bere nje autopsi te detajuar te ndjerit Sabit .Mjaft servile dhe parvenysh qe ti permend si nga PD dhe PS e kane uryer kete kollos te demokracise qe sot pak e njohin ,kete atdhetar qe i ka sherbyer gjithemone njerezve I pa haruar kujtimi i ketij burri …
Ne nje vende ku i pamorralshmi te shete “morral” dhe ky “morral” vleresohet si vyrtyt, kete vende e ka marre lumi. Morral nuk mund te shesi nje i pamorralshem si puna e bolshevikut Brokaj qe ne vitin 1997 u bashkua me krriminelin Zani Caushin dhe sebashku bene msakrren mbi punonjesit e shikut dhe shkateruan Shqiperine. Si mund te merret ne konsiderate fjala e nje perversi ordiner qe kur ishte minister u kap duke bere seks me sekretaren e tij?! Kaq te pamorralshem jeni mor njerez sa vleresoni nje njeri kaq te piste e te neveritshem? Mjere Shqiperia per kete llum qe ka.
Flm. Pr Xhufi. Kemi nevojë për pak mirënjohje dhe objektivitet. Po harrohen bëmat e Berishës,ka filluar t’ju “vijë keq” njerëzve. Por kemi shumë nevojë të njohim kontributet dinjitoze dhe atdhetare të njerëzve pa bujë, që bënë shumë.për këtë vend.
Edhe ky si te tjeret, si e si to serviloset Rames. Njehere thote me krenari sesi i ndjeri Brokaj ia plasi amerikanit qe nuk ishte mesuar me kundershti. Dhe pastaj, akuzon pse Berisha e kundershton. More po kaq te vegjel mbetet edhe tani ne pleqeri.
Ashtu eshte sic thote xhufi per anet pozitive te politikanit Sabit Brokaj,i vetmi veprim i gabuar i tij dhe Xhufit ishte perfshirja e tyre ne parteine lsi qe pasi u bene antar te saj e kuptuan heret veprimin e gabuar dhe u larguan prej saj.Kjo i mbetet si nje veprim i pa menduar mire prej tyre megjithse ishin intelektuale te nivelit te larte.