Tri lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit në veri të vendit, ja ku ishte epiqendra

J L

Tre lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës.

Pak minuta më vonë, në orën 04:28 ka pasur një tjetër lëkundje 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.

Dhjetë minuta më pas është ndjerë dhe lëkundja e tretë me magnitudë3.4, 2 km në verilindje të Koplikut. Nuk raportohet për dëme deri më tani.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *