Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është liruar nga paraburgimi.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, për gazeta “Express”.
Avokati ka treguar gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj.
“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për gazetën “Express”.
Kujtojmë se Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.
Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Gjithashtu kujtojmë se arrestimi i parë i këngëtares së njohur u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë. Asaj iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
Pas arrestimit në Morinë ajo doli nga qelia, pasi gjykata e Kukësit vendosi për të masën “arrest shtëpie”. Mirëpo, pas disa javësh këngëtarja u arratis.
Gjatë arratisë ajo organizoi edhe ceremoninë e martesës me partnerin e saj Fisnik Syla në Maldive.
j.l./ dita

Bordellua e Drejtesise Shqiptare
tregoj edhe njiher se eshte baza e frymezimi i Krimit te Organizuar ne Shqipni .
Kriminelet kane imunit ne Shqiperi !
Ka burg ne bote ta mbaje kete?
Jua shkerdheu burgun.
arsyeja përse është mohuar ekstradimi??
apo rroftë albini??
ndoshta dhe edvini??
nuk mund të arrestohen vipet buzëtrasha??
kjo ka mbi kurriz dy akuza penale,armmbajtje pa leje dhe arratisje!!
Shumica e “artisteve” kosovare jane si shume te “bardha” apo I financon Erdogani dhe Vucic me I tregu botes ja kush jane kosovaret.
Te me falin per padijen,,se une kete nuk e kam degjuar te kendoje,Ju shkruani ,kengetarja.,Kam degjuar Nexhmije Pagarushen,Shpresa Berishen,,por keto pistolerot me buze te fryra,mua me duket se tjeter gje bejne dhe tjeter i emertojne. Qofsha i gabuar,por kjo ka kaluar ne torno,ne freze,axhustim,emalim dhe ne fund ka marre nje dore boje lucidado,,Duket si nje Lamborghini fringo,sa ka dale nga fabrika,,me kilometrzh ZERO.
Me falni per injorancen muzikore, se keto 30 vjet nuk njoh asnje kengetare.
Kengetaret e ketyre 30 viteve te fundit jane ne te vertete valltare haremi se per zerin merret computer.