DEBATI/ Cilët janë përbërësit e përfshirë në vaksinat kundër COVID-19 (mRNA)

Ornela

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar pas debatit lidhur me vaksinat me “mRNA”, lidhur me përbërësit e tyre.

Teka ka publikuar një studim ku tregohen përbërësit e këtyrave vaksinave, Brataj shkruan se asnjëra nga vaksinat nuk përmban vezë, xhelatinë, lateks ose konservant. Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë pa metale të tilla si hekuri, nikeli, kobalti, litiumi, ose produkte të prodhuara si mikroelektronike e të tjera.

“Duke parë se kohët e fundit diskutimi mbi vaksinat me (mRNA) ka krijuar një konfuzion të madh te njerëzit, duke shkaktuar shqetësim dhe pa siguri te qytetarët, po ju tregoj pikërisht përbërësit e tyre.

Më poshtë është një tabelë me listën e përbërësve të vaksinave: Pfizer-BioNTech mRNA, Moderna mRNA, Janssen.

Asnjëra nga vaksinat nuk përmban vezë, xhelatinë, lateks ose konservant. Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë pa metale të tilla si hekuri, nikeli, kobalti, litiumi, ose produkte të prodhuara si mikroelektronike e të tjera.

Shënim: Të dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna COVID-19 përmbajnë polietilen glikol (PEG)”, shkruan Skënder Brataj.

Teknologjia e vaksinës mRNA kundër COVID-19 është testuar në mënyrë rigoroze për siguri dhe testimet klinike kanë dëshmuar që vaksinat mRNA ofrojnë reagim imunitar afatgjatë. Teknologjia e vaksinave mRNA është studiuar me dekada, duke përfshirë në kontekstin e vaksinave kundër virusit Zika, tërbimit dhe gripit sezonal (influenza). Vaksinat mRNA nuk janë vaksina të gjalla virale dhe nuk ndërhyjnë në ADN-në e njeriut.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *