Drejtësi për Sabrina Bengajn! Protestë në Tiranë e Fier: Vrasja e grave është pandemi, ku janë vaksinat?

Ornela

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës për të protestuar mbi vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Në pankartat që qytetarët po mbajnë në duar, shkruhet “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi. Ku është vaksina”, “Ngrejmë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë” si dhe “Më është çarë qafa e mitrës duke protestuar për të njëjtën kauzë”.

Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçares së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Vaksinat jane 3. A – Ekonomi me te ardhura plotesuse individuale. B-Asistenc sociale per kete kategori per femijet C- Shtet ligjor (jo si ky joni prej kartoni) vetem kto e maksimalizojn uljen e dhunes. Mllefit spikologjik qe nuk largohet te disa individ vetem pak shtete te zhvilluara mund ti bejn derman me shiring per qetsim permanent po dhe aty reshket ndonjeher po jan raste te ralla se te mer ne pyetje psikologu me keq se prokurori dhe firmos dokumentacion periodik qe prindit i dhunshem te ket mundesi te takoj femijet.

  • Shyqyr qe i u doli gjumi.Grate afgane nen talebanet ne afganistan po tregohen me te guximshme duke kerkuar te drejtat e tyre,pa perfillur kercenimet .Ku eshte shoqeria civile ,po fle?

  • Ju lumte gjithe atyre pjesmarreseve qe protestojne
    kunder Krimit dhe ne mbrojtje te Gruas ,Femres Shqiptare .
    Uroj qe kjo kauz mos te ngelet ktu me kaq por jete prezent ne forma te tjera ,
    debatesh ne medie ,fb e rrjetet sociale ,
    madje te krijohet Faqe extra per tu bashkuar atje te gjitha ato dhe ata qe duan ti thone Stop krimieve ndaj femres Shqiptare .
    Duhet shume pune shume perpjekje per te arritur rrezultate ne kte jete .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *