Shtyhet gjyqi, “Belle Air” thotë se s’ka para për të shlyer 60 mijë kreditorët që i la në rrugë

anazapta

Shtyhet për në 22 janar vendimi i Gjykatës së Tiranës për kompaninë ajrore “Belle Air”, e cila kërkon shpalljen e falimentit. Në seancën e djeshme, avokati i kësaj kompanie paraqiti pretendimet e fundit. Ai tha se “Belle Air” hasi pengesa nga bllokimi i llogarive. Avokati theksoi se kompania është e ngarkuar me borxhe dhe nuk ka mundësi që të paguajë kreditorët e saj dhe shkak është falimenti. Ai kërkoi që të hapet procedura e falimentit. Pas fjalës së tij, gjykata vendosi të shtyjë seancën për disa ditë më pas për të marrë vendimin. Më parë u kërkua ekspertiza financiare, për të vërtetuar nëse kompania kishte falimentuar vërtetë. Ministria e Transporteve më parë kishte deklaruar se “Belle Air” ka qenë në gjendje për të shlyer detyrimet pasi ka pasur llogari bankare, por çuditërisht la rrugëve 60 mijë udhëtarë, duke mos i çuar në destinacione sipas biletave që kishin prerë. Madje është deklaruar se kjo kompani i detyrohet shtetit edhe 5 milionë dollarë taksa.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *