Presidentja e Komisionit Europian, ‘nën lupë’ për mesazhet telefonike me kreun e Pfizer, pas një raportimi të New York Times (reagimi i KE)

redaktor

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të mesazheve të shkëmbyera me CEO-n e kompanisë farmaceutike Pfizer.

Avokati i Popullit për BE-në, Emily O’Reilly, ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me këto mesazhe, pasi “New York Times” (kliko) raportoi në prill për bisedat me zë dhe me mesazhe që von der Leyen kishte pasur me shefin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla.

Artikulli i NYT

Por kërkesa Ombudsmanit europian ka mbetur pa përgjigje. Komisioni tha se nuk disponon asnjë regjistrim të mesazheve apo telefonatave, me argumentin se sidomos mesazhet janë “jetëshkurtër” dhe në parim përjashtohen nga mbajtja në regjistra, raporton Politico.eu.

Tani Ombudsmani mund të paraqesë një ankesë në lidhje me refuzimin e komisionit për akses.

Lëvizja vjen në një kohë kur në disa kryeqytete të BE-së është hapur debati nëse ka llogaridhënie të mjaftueshme për përdorimin e mesazheve me tekst nga zyrtarë të lartë dhe politikanë gjatë punës.

Për Von der Leyen, kjo nuk është hera e parë. Në vitin 2019, ajo e gjeti veten në qendër të kritikave pasi një telefoni celular që konsiderohej dëshmi kyçe në një skandal kontraktimi në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, të cilën ajo e drejtonte, iu fshi e gjithë memoria.

n.s. / dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Nën Lupën e kujt ?????
    Ata që Skenuan këtë Plandemi dhe këtë lojën e v@ksinave ,JANË ata që ULIN DHE NGRENË QEVERI NË ÇDO CEP TË GLOBIT….
    JANË ATA QË SHKATËRROJNË KOMBE VETËM PËR NJË TEKË APO VETËM PËR ARGËTIM..
    PRA KUSH DO GUXOJË TI VENDOSË NËN LUPË ????

  • Kaloi pa zhurme refuzimi nga autoritetet shqiptare i hyrjes në Shqipëri të kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç, që po udhëtonte drejt Tiranës për të takuar kancelaren Angela Merkel.

    Arsyetimi që u dha ishte mungesa e një testi anti-CoVid, por është e qartë se një bllokim i tillë ka qenë në fakt një lëvizje politike për të ruajtur Gjukanoviçin me profilin e njeriut të Europës në Malin e Zi.

    Si ta shpjegosh këtë preferencë të kryeministrit shqiptar? Me arsye politike, ekonomike, apo të dyja bashkë? Është diçka që meriton ndoshta edhe hetim të plotë, për sa kohë që z. Rama shfaqet si heqimi ballkanik i armiqësisë tradicionale serbo-shqiptare, si njeriu që shëtit me Vuçiçin në Shkup e që e quan atë si “miku Aleksandër”.

    Pa dashur Shqipëria ndodhet në mesin e disa zhvillimeve që janë të reja për nga forca e manifestimit, por që kanë në bazë rivalitete dhe ndasi të vjetra. Ajo merr aty pjesë për shkak të zgjedhjeve të një njeriu që sheh sot sesi nisma e Open Balkan që rithemelon një miqësi me Beogradin, sfidohet jo vetëm nga ambiguiteti i BE-së për të, por edhe nga oferta kroate për trajtim preferencial nga BE-ja.

    Ofertë që na sugjeron se një derë e BE-së mund të hapet më shpejt sesa manovrat ballkanike në të cilat ne nuk kuptojmë se çfarë po fitojmë, pa harruar se ky pështjellim ka nxjerrë në sipërfaqe edhe një lloj fërkimi të dëmshëm që mund të çoje në rreshtime oponente afatmesme me Kosovën. I cili ka origjinë personale.

    Zoti Rama thotë se i ka miq të gjithë, Milanoviçin e Zagrebit, Gjukanoviçin e Podgoricës, Vuçiçin e Beogradit, Zaevin e Shkupit. Por në kushtet e tanishme Shqipëria nuk mund t’i ketë miq të gjithë vendet që kanë rivalitet, e shumta mund të përfitojë. Ajo nuk po bën as njërën, as tjetrën, po shërben si arenë e shfaqjes së një njeriu. Në fund të fundit zgjedhjes nuk mund t’i shpëtosh dhe sado që Merkel zgjodhi Beogradin dhe Tiranën për të dhënë lamtumirë nga Ballkani, ajo e bëri këtë ndër të tjera me mesazhin se problemi ballkanik i Europës qëndron pikërisht këtu.

  • E bera vaksinen me gjykimin se eshte per vetembrojtje. por pazaret e pista qe bejne keta te bejne te dyshosh qe dozat shtese jane thjesht biznes.
    Ne kohen e xhaxhit jemi vaksinuar te gjithe, po vaksinat i prodhonte shteti, dhe jo Burlat e bucet e unioneve. Nuk duhet te ngelet shendeti i popujve ne pazaret personale te disa njerezve

  • Ursula qënka e kalibrit të Edi Ramës dhe po pati në dorë kjo të ulet me Edi Ramën për hapjen e negociatat, të fituarit do të jenë Ursulat dhe Edi Ramët dhe

    subvencionet shumë miljonshe të BE do të shkojnë në drejtimim të paditur , si miljonat që ka tundur i nerumi Soreka deri tani.

    Fenomeni Edi Rama është bër ndërkombëtar dhe mjer popujt e botës që ripen nga Edi Ramët në aleancë me oligarkët si këta që prodhojnë vaksinat që fërkojnë duart të lumtur për pandeminë sepse po venë miljardat kur njerzit vdesin.

    Mos ka filluar një luftë e tretë botërore midis Edi Ramëve kusarqevritarë dhe kusarbiznesmenëve me popujt kudo në glob, pa bumbum kallashnikovët, pa raketa e pa tanke, por duke i skllavëruar me armën makabre të ngritjes së çmimeve dhe armën e mikrobiorobotit Kovid 19 shpikur enkas në labaratore i programuar që të vetsofistikohet e të bëhet më vdekjeprurës për këtë qëllim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *