Erbim Fagu i Skënderbeut është dëmtuar sërish dhe mund ta ketë mbyllur para kohe sezonin. Mbrojtësi ishte rikthyer në fushë vetëm pak kohë më parë, pas gjashtë muajve mungesë, si pasojë e dëmtimit në ligamentet e gjurit. Lojtari i pafat është dëmtuar sërish gjatë fazës përgatitore në Portugali, në një seancë stërvitore. Sipas informacioneve nga Portugalia, lojtari i kampionëve ka pësuar frakturë në kavilje dhe do t’i duhen të paktën dy muaj pushim absolut para se të kthehet për të vijuar rikuperimin në stërvitje. Futbollisti do të kthehet shpejt në Tiranë për të kryer fillimisht ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të saktësuar formën e dëmtimit për të vijuar më pas programin në bazë të rezultateve të testeve mjekësore edhe pse informacionet e para nuk lënë vend për optimizëm. Sot, Skënderbeu do të luajë një ndeshje miqësore kundër zviceranëve të Young Boys, skuadër që mban vendin e tretë në kampionatin zviceran, me vetëm dy pikë më pak se Bazeli kryesues. Takimi luhet në orën 17:00 dhe është më i forti nga ata që ka në program Skënderbeu, duke e bërë atë një test real për të parë se ku gjendet skuadra e Mirel Josës me përgatitjet.

Ore dhe ju te Dites jepni lajme sikur kush e di kush mbylli sezonin,nje lojtare vk eshte,nuk eshte Ronaldo!
Vetem B.Shkembi te mos demtohet te Korca,eshte pasuesi me i mire per momentin ne Shqiperi pas E.Skeles,te vertetat duhet ti themi pavarsisht se jam tifoz me Flamurtarin!