“Apartamentin e kam amanet nga vjehrri, llogaritë bankare m’i ka falur kunati”, prokurori i Vlorës para KPK: “Emrin te aksionet ma shënoi babai, unë s’di gjë”

redaktor

Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri; nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënie mes ndërtuesit dhe vjehrrit.

Prokurori sqaroi se e kishte pasur të pamundur të siguronte dokumentacion provues për marrëdhënien mes vjehrrit, ortakut të tij dhe shoqërisë ndërtuese pasi kishte kaluar kohë e gjatë.

Ai kërkoi që Komisioni të vlerësonte edhe në frymën e vendimarrjeve të tjera, si dhe të analizonte duke konsideruar informalitetin. “Kjo pasuri është lënë amanet nga vjehrri i ndjerë dhe është realizuar vullneti i tij,” pohoi Çelaj.

Komisioni konstatoi gjithashtu pamundësi financiare për krijimin e një depozite bankare në vitin 2009 si dhe mungesë financiare në blerjen e dy automjeteve.

Çelaj shpjegoi në seancë se kishte harruar t’i deklaronte kursimet cash të vitit 2008 dhe i konsideroi harresë dhe pakujdesi edhe mosdeklarimin e transaksioneve për dy automjetet.

Sipas KPK, nuk është provuar burimi i ligjshëm i krijimit të dy depozitave në emër të dy fëmijëve në shumat nga 3990 USD secila. Prokurori ka deklaruar se vlerat e këtyre depozitave janë dhuruar nga vëllai i bashkëshortes.

Në seancë u evidentua edhe mosdeklarimi i zotërimit të 50 aksioneve në Shqërinë Albtelecom. Sipas relatores, subjekti nuk i ka deklaruar asnjëherë në vite këto aksione. “Duket se subjekti gjendet në shkelje të ligjit ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike’, pasi ka zotëruar aksione në një shoqëri që ka përfituar fonde publike”, tha Çiftja.

Subjekti deklaroi në seancë se nuk kishte pasur më parë dijeni për këto aksione. Ai shpjegoi se babai kishte qenë punonjës i Albtelecom dhe se ai kishte shënuar edhe emrin e tij kur shoqëria ishte privatizuar.

Çelaj kërkoi të konsiderohet i përshtatshëm për figurën, por nga verifikimi i sistemit TIMS,  në dhjetor të vitit 2013 subjekti ka udhëtuar jashtë shtetit me një shtetas që ka rezultuar se ka qenë i dënuar disa herë për disa vepra penale.

Sipas KPK, Çelaj ka qenë në dijeni të këtyre fakteve, pasi ka qenë drejtues i Prokurorisë së Vlorës kur shtetasi në fjalë është proceduar. I pyetur nga Komisioni, Çelaj ka deklaruar se shtetasin F.T. e njeh si pronar të një restoranti, por se nuk ka pasur kontakte dhe se nuk ka udhëtuar ndonjëherë me atë person.

Në fund të seancën dëgjimore, ai kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet më 21 shtator, ora 12:45.

n.s. / dita

 

Share This Article
20 Comments
    • Shume te zgjuar i paskemi Vetem prokuroret dhe gjykatesit i kane kaq te mire , kaq te pasur dhe filantrope shoket baballaret apo vjehrat qe ju mbushin xhepat apo llogarite bankare PA E DITUR ATA VETE cudirat e ketyre debilave nuk kane te sosur dhe beji per prokurore keta debile qe nuk dijne te genjejjne as si nje 5 vjecar

  • Mendoj se ne Komisione te tilla ku Testohet e Verteta mbi Prokurore e Gjyqtare ,

    duhet te bej pjes edhe nji Psikollog ,i cili jep ne fund vleresimin e tij personal Komisionit ,mbi gjithcka Deklaron Prokurori .

    Qe te gjithe Prokuroret dh Gjyqtaret e Shqiperise te ken
    te njejtin Shabllon Justifikimi te Pasurise qe posedojne ,
    ktu Psikollogu do duhej te mos mundohej me kto te
    konsumonte kohe per te qen i pranishem .

    Nji Jurist i Vertete (sipas meje ) nuk bie ne te tilla Justifikime Banale ,
    qe ven ne dyshim jovetem Profesionizmin e shkollen e bere nga Juristi ,por edhe Personalitetin e tij

    Ordiner !

    Kta lloj Juristesh ,qe sot per fatin e keq te shqiptareve dhe Shqiperise ,
    perbejn Drejtesine ne ate vend , kane te gjithe nji Prerje
    dhe me formulime te tilla si justifikojne Pasurite ,

    vjerri ,vjerra ,kunati ,
    i dashuri i par i Gruas dhe shoku i ngusht imi ,
    etj genjeshtra qe shpesh i ndesh ke femijet e kopeshtit ,

    tregojn qarte se jane Diplomuar dhe Emeruar ne ato poste
    nga ata qe kan dashur ta shndrojne kte Institucion ne nji

    vegel kriminale .

    Kta Prokurore e Gjyqtare duken si te gjithe si te Klonuar
    dhe dikush qe i ka emeruar duhet te vihet para pergjegjesise ,
    ndryshe kjo loje e piste me Shtetin do vazhdooje .

    Kta tipa duhen zhdukur menjiher e pergjithmon nga Institucioni i Drejtesise .

  • Ne hale qelbesira. Ashtu si shoket e tije prokuror e gjyqtar. Edhe 100 vjet te tjere le te mbreteroje Edi Rama me kete pastrim qe ju beri ketyre pisava. Skish zot qe i qerronte keta hajdute nga sistemi.. Ca katunare bythe palare si Zeqineja Llori Sollakut qe vine era thartire benin ça ju donte qefi me hallexhite neper gjyqe

  • Ore po kush na qënkërkan këta vjerër kaq të kamur e bujarë sa t’u bëjnë peshqesh dhëndurave vila dhe apartamente sikur të ishin lodra kalamanjsh? Vjeri të tjerëve mendohet dhjetë herë t’i japë apo mos t’i japë një kafe nga xhepi.

  • Cfare do te ndodhe me kete prokuror? Do ta heqen nga puna! Vetem kaq? Cdo te behet me ata qe ka marre ne qafe ky qerrata? Kush do t’ua jape te drejten atyre?
    Ka burime financiare te pa justifikuara, atehere te hethet dhe te merret ne pergjegjsi penale. Fakti qe ky prokuror, me gjithe keto pasuri, qe nuk i justifikon me dokumenta e per me teper, ka kurajon te qendroje ende ne detyre pa dhene doreheqjen , kjo le te kuptosh se ambjenti rreth tij eshte njesoj i qelbur.

  • këta o janë budallenj të lindur,o janë aq të sigurtë që nuk i prek askush!!
    mendoj se mundësia e parë është më e sigurta!!
    duhet të jenë budallenj!në tërë kuptimin e fjalës!!

  • Cfare vjehrri te “mire” paska patur ky shkerdhate gjyqtare! Ndersa cfare vjehrri “shkerdhate” paskam patur une qytetari i mire qe nuk me dhuroi asnje gje,as ato qe i takojne me ligj vajzes se tij!

  • Shqetsohem ne rradhe te pare per korrupsionin e cfrenuar ne rrethin juridik shqiptar. Gjithsesi, ne fund te fundit eshte nje fakt qe e njohim te gjithe dhe nuk ka vend per diskutim.
    Por jo me pak shqetsohem per nivelin foshnjeror te gjykimit te kesaj shtrese. Kaq nivel i ulet intelekti zoteron vende kyce ne sistemin e drejtesise shqiptare…
    Si eshte e mundur!?
    Zoti na paska harruar fare, kur na ka lene ne dore te tyre.

  • Na mbushi mendjen prokurori hahaa… apartamente te dhuruara nga vjerri…llogari te dhuruara nga kunati…. harrese denoncim te ardhurash… Sa te pasur i paskan pasur njerezit e grave gjithe prokuroret…Jetojme e punojme jashte territorit te Shqiperise..kemi rroga me te larta se prokuroret dhe gjykatesit aty e kemi veshtiresi t’u dergojme prinderve 100 Euro ne muaj, pasi pensionet aty e dime sa jane… vjerri ketij i dhuroka apartament me vlere 48 mije Eurooo… Jane dhe prokuror, aftesi baraz me 0 per te hetuar veten e tyre…mos te flasim pastaj per te hetuar te tjeret …

  • E ore Erion nga Vlora je ti ore aman?
    Apo nga sheshi I flamurit?
    Po ato te brendshmet “Vjerra”ti fali .apo
    “Jo-teme”?.

  • Vetem prokuroret dhe gjykatesit i kane kaq te mire , kaq te pasur dhe filantrope shoket baballaret apo vjehrat qe ju mbushin xhepat apo llogarite bankare PA E DITUR ATA VETE cudirat e ketyre debilave nuk kane te sosur dhe beji per prokurore keta debile qe nuk dijne te genjejjne as si nje 5 vjecar

  • Ju e shani kot prokurorin, ai këto para i ka fituar me djersën e ballit dhe

    po ta shtrydhësh një çik në makinën e së vërtetës të SPAK dhe BKH

    do të tregoj se sa të mira u ka bër njerëzve hallexhinj duke i shpëtuar nga burgu për krimet që kan bër por

    SPAK dhe BKH janë shumë të zëna,

    akoma nuk kan kopsitur dosjen e atij korçarit që pati turpin ti ofronte 500 L të rinj ryshfet policit të nerum dhe

    dosjen e rëndësishme të ryshfetit tronditës e kriminal me një arkë korrobace dhen zyrtares së ministris së punëve të përbrëndshme

    Prokurori do ti gëzoj brez pas brezi parat dhën nga vjerri dhe vjerra dhe kjo është më frikshmja në këtë mesele me pohime naive që nuk kanë të pushuar gjatë vetingut anglosaksoson që nuk të fal simabas avokat Takut.

  • Jane aq qelbesira qe kane futur njerez te pafajshem ne burg dhe kane liruar kriminele.
    Keta pretendohet qe te luftojne kriminin.
    Keta ndyresira jane me kriminele nga ata kontrabandistet e droges qe futen neper burgje.

  • Të më thoni, po të bëhet vetingu për politikanët, si do ti justifikojnë pasuritë e tyre, përsëri me dhuratat e vjerrit, kunetërve , baxhanakëve si prokurorët dhe gjykatsit?

    Me dhurata të vjerrëve, vjerrave……..është i favorizuar shoku Edi Rama që ka patur disa gra martuar e bashkjetuar, pisk do ta ket shoku Ilr Meta që ka patur si grua vetëm shoqen Mona dhe nuk ka hapsirë justifikimi me dhurata të vjerrëve dhe vjerrave,

    të njëjtin hall si shoku Ilir do të ketë edhe i nerumi, zotëria e tij, shoku Sali Berisha se

    shoku Fatos Nano nuk ngelet pas shokut Rama për vjerr e vjerra.

    Vall a do ket veting për politikanët se vetingun e policisë e mbaruam me sukses nën drejtim dhe orientimin e shokut Rama për “policin që duam” që

    u provua në mënyrë bindse në vrasjen e bër në bër në rrugët e Tiranës , në demostratat që u bën më pas dhe

    në megaoperacionin e 1000 forcave policore të mirtrajnuara për të asgjësuar rezistencën kriminale të 10 artistëve dhe realizimin e ëndrrës 20 vjeçare të shokut Edi deri në fiksim psiqik,

    prishjen e theatrit kombëtar.

    Atje ku bëhet veting nën kujdesin direkt të shokut Rama me specialistin e jurispindencës Ulusi Manja ( i tërmetit dibran) ka arritje të jashtëzakonshme duke ja kaluar me “drejtësin që duam” edhe

    shokut Sali Berisha me vetingun e reformës në drejtësi me emrin “Prokuror dhe gjykatës plepi” mbarsur e pjell në kohën rekord prej 6 muajësh që e çuan drejtësin shqipëtare në ……. ca maja …..

    si majat që ka tetë vjetë që po na çon me energji pozitive shoku Edi…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *