Shtatë yje ka Arushë e Vogël,
Shtatë yj’ që ndrisin nëpër net,
Po kur un’ sytë hedh në qiell,
Nuk shikoj shtatë, por gjithnjë tetë.
Mos u habisni, miq të dashur,
Mos u habisni ju me mua
Shtatë yje janë të Arushës
Dhe një është vajza që un’ dua.
Dhe shtatë janë mrekullitë
E botës gjer në lashtësi,
Porse për mua janë tetë,
E teta mrekulli je ti.
Dhe jeta ka dy dimensione
Por unë njoh tre e s’është çudi,
Dy janë ata që dinë të gjithë,
I treti dimension je ti.
Mos u habisni, miq të dashur,
Kjo nuk është vetëm fantazi,
Ç’do vlente koha, hapësira,
Sikur në botë mos ishe ti?!
1978-2003
Besoj veç në dashuri…
Ndonjëherë dhe kam dyshuar
Nëse bota rrotullohet
Ndonjëherë dhe kam besuar
Se dhe malet do të rrëzohen.
Kam dyshuar dhe për zjarrin
Nëse është vërtet i ngrohtë
Dhe për akullin e ngrirë
Nëse është vërtet i ftohtë.
Kam dyshuar, s’kam besuar
Ndonjëherë te çdo njeri
Për një gjë jam i sigurt,
Ajo quhet dashuri.
Veç një gjë unë kam besuar
Dhe s’kam pasur kurrë dyshime
Asnjëherë nuk kam dyshuar
Veç te dashuria ime.
Ndonjëherë s’i kam besuar
Gjithë ligjet e kësaj bote
Asnjëherë nuk kam dyshuar
Veç të dashuria jote.

Nuk habitet Benko me askush,
me nje Gjeni e mendimtar si ti,
qe pervec ter fushave te jetes,
njihke mire pra edhe Astronimi !!
te kishe bere nje vjershe edhe per arushen tjeter