Akrepi, parashikimi për 2014-n

anazapta

Në debutimin e tij, viti 2014 identifikon menjëherë energjinë e madhe që ju vjen nga Marsi dhe që shumëfishon gjallërinë tuaj në çdo veprimtari. Falë qëndrimit të gjatë të Afërditës në shenjën tuaj në muajt e parë të 2014-s, diplomacia, hijeshia, dashamirësia ndaj të tjerëve, janë kartëvizita juaj, të përforcuara nga një vendosmëri dhe vullnet i hekurt. Plutoni do t’ju bëjë më të kujdesshëm në zgjedhjet profesionale, Urani te Peshqit sugjeron një ripërtëritje të ambientit dhe frekuentimeve sociale, për të gjetur një ballafaqim të fortë të cilësive tuaja personale. Neptuni do të kontribuojë me forcimin e intuitës në sferën financiare, duke ju propozuar detyra të ndryshme dhe më shpaguese nga ato që keni pasur deri më sot. Edhe Jupiteri prodhon efektin e tij mirëbërës, duke shtuar rastet e favorshme: nga Bricjapi merr pozicionin e këshilltarit, mbrojtësit dhe udhërrëfyesit të besueshëm në disa fusha. Saturni, planeti juaj, do të dijë t’i drejtojë për më mirë ambiciet dhe do t’i japë një mbështetje praktike dëshirës për të arritur objektiva me rëndësi. Nuk ka rrugë të mesme: në disa gjëra jeni të gatshëm të rrezikoni gjithçka… Dhe mirë bëni: O të gjitha, o asgjë!

 

Dashuria

Viti lind në përgjithësi mirë për çështjet me karakter afektiv dhe sentimental. Në shenjën tuaj do të jetë e pranishme jo vetëm Afërdita e shndritshme, e cila ju bën më lozonjarë, por deri në fund të shkurtit edhe Marsi nga shenja e Demit, ju nxit impulset pasionale dhe bashkëveprimin erotik, duke ju dhuruar mbi të gjitha një “sex-appeal” të jashtëzakonshëm… Pra 2014 nis menjëherë me sensualitet të dukshëm dhe marrëdhënie të nxehta, të pasura me detaje që do t’ju përfshijnë plotësisht. Ka nga ata që mendojnë se ju të shenjës së Bricjapit shquheni për vetëkontroll të lartë dhe për njëfarë ftohtësie në raport me të tjerët. Ndoshta kanë të drejtë por nuk ndodh gjithnjë kështu: Këtë vit do të përjetoni intensivisht një jetë sentimentale të pasur . Saturni disi trasgresiv dhe Urani kurioz, mund të bëhen faktorë për shpërthimin e një dashurie me shikim të parë… Do të jenë të shumta zemrat e thyera, që “etja” juaj për përjetime të reja do t’i lerë mbas krahëve! Në raportet tashmë të konsoliduara, do t’i qëndroni pranë njerëzve që doni dhe do të përkujdeseni për ta gjatë gjithë vitit. Emocionet e ëmbla do t’ju vetëdijësojnë se nuk duhet ta pranoni më vetminë. Pranvera dhe vera ju çojnë në aventura të reja, ku bashkëpunëtorë të suksesit tuaj do të jenë deti dhe dielli!

 

Puna

Yjet ju zgjidhin të gjitha situatat e koklavitura, të cilat ju kishin penguar në finalizimin e projekteve të ndërmarra. Tani duke përmbushur mundësitë tuaja, ju presin pozicione më se të favorshme dhe me arritje të sigurta. Në muajt e parë të 2014-s, mund të merrni angazhime, të cilat vështirë se mund t’i përballoni të gjitha. Por pasi të rifitoni ritmin, do të gjeni mënyrën për të përshtatur shtimin e detyrave me përgjigjet e duhura operative, për më tepër pa hequr dorë nga koha e lirë. Mund të jetë një vit në të cilin mund të përmirësoni më tej kualifikimet tuaja, ndërsa Jupiteri dhe Urani në lidhje të shkëlqyer bashkë, premtojnë një popullaritet më të madh që do të prekë edhe sektorë të tjerë përveç  punës. Është një vit ku do të dini të realizoni integralisht shumë ide, pa folur më pas për sinjalet gjeniale të intuitës në lidhje me situata të caktuara që do t’ju paraqiten! 2014 premton të jetë një vit shumë më i gjallë se ato të kaluarat. Inteligjenca dhe racionaliteti janë në bazë të një mutacioni të sjelljeve me ata që ju rrethojnë, duke ju ofruar harmoni dhe qetësinë e kërkuar. Do të merrni pëlqimin dhe vlerësime të rëndësishme nga njerëz me peshë që vendosin!

 

Paratë

Aftësia për të vënë në praktikë idetë tuaja origjinale, do të rezultojë me fitime më të mëdha këtë vit. Jupiteri dhe Urani flasin për premtime të shumta monetare. Do të orientoheni drejt kursimeve të arsyeshme, që në kohë të përshtatshme do të kthehen në një instrument inteligjent për investime afatgjata në sektorë që ofrojnë mundësi fitimesh të mëtejshme…

 

Forma

Sinjaleve të dërguara nga yjet për një vëmendje më të madhe ndaj shëndetit në muajt e parë të 2014-s, nuk do t’ju kushtoni rëndësi, dhe mund të pësoni një dobësim të përgjithshëm imunitar.  Pjesa tjetër e vitit ju sheh të relaksuar në sjellje që jua shtojnë rehatinë. E gjithë kjo mund të ndikojë që të keni më pak kujdes ndaj mirëmbajtjes së trupit. Duket se stili i jetës që bëni nuk përputhet me objektivat që i keni vendosur vetes, prandaj është mirë ta ndryshoni!
Janar

Miklimet e dashurisë dhe ëmbëlsia e raportit në çift janë në plan të parë, për t’ju dhënë një muaj  të veçantë. Kujdes me njohjet e reja dhe flirtet sepse mund të përfundojnë keq.

Shkurti

Të shkëlqyera rastet për të investuar më mirë kursimet, me perspektivën për fitime vërtet të bollshme. Edhe dashuria është burim ndjesish të fuqishme dhe ndjenjash të ngrohta, ku do të eksperimentoni me variantet e ofruara.
Mars

Dedikojani muajin riformulimit të imazhit, duke fuqizuar marrëdhëniet publike, me anë të të cilave mund të njiheni me personalitete me prestigj. Do jetë e vlefshme që të prezantoni në vendet e duhura, në momentet e përshtatshme idetë tuaja…

Prill

Me ndihmën e Diellit dhe Saturnit, nismat aktuale kanë perspektiva shumë të mira dhe janë të destinuara të konkretizohen për një periudhë të gjatë. Do të bëni zgjedhje shumë të gjetura, duke përdorur nuhatjen, intuitën dhe ndjeshmërinë.

Maj

Do të jetë sërish dashuria me implikimet e saj fantastike që do të drejtojë hapat tuaj. Dielli konfirmon sigurisht se dashuria është e ndërsjelltë dhe bashkë me partnerin/en do të përballoni situata, të cilat do ta venë në provë marrëdhënien tuaj.
Qershor

Afërdita në shenjën e Dashit, premton besueshmëri dhe intimitet me personat e afërt, duke u bërë promovuese e takimeve vërtet të veçanta, duke ju dhuruar emocione të fuqishme. Në fushën financiare janë të dukshme fitimet dhe gjithashtu shtohet prestigji profesional!
Korrik

Lodhja është këshilltare e keqe: mund t’ju shpërqendrojë nga angazhimet profesionale, të cilat yjet premtojnë t’i bëjnë interesante. Mosmarrëveshjet me ortakët dhe bashkëpunëtorët është mirë të lihen mënjanë, duke përshpejtuar pushimet e gjata, duke i lënë problemet në skrivaninë e punës.

Gusht

Yjet sinjalizojnë për miqësi argëtuese, por edhe episode xhelozie në çift… Ndoshta një qëndrim më moskokëçarës dhe më pak i bazuar te detajet, është çelësi për një bashkëjetesë të qetë.

Shtator

Energjia fizike dhe aktivizimi i lartë stimulohen nga Dielli dhe Marsi, të cilët i pasurojnë ditët tuaja me hijeshi erotike, duke theksuar maksimalisht sharmin tuaj… Nuk ka asnjë dyshim që kjo mund të jetë një periudhë joshjesh dhe “pushtimesh” (zemrash).
Tetor

Në një punë që ju propozohet si një rast unik, do të jetë rasti që të mos ekspozoheni shumë dhe as të mos investoni para dhe besueshmëri. Më mirë të prisni që situatat të qartësohen më shumë, për investime të mëtejshme: Jo gjithçka që shndrit, është ar…

Nëntor

Një përfshirje më e madhe në sektorin social i bashkëngjitet gatishmërisë për të dhënë maksimumin në punën në grup, me pjesëmarrje dhe stimuj. Zhvillime interesante në miqësi, të cilat mund të rezervojnë edhe ndonjë surprizë të karakterit sentimental… Kushedi ç’ndodh!

Dhjetor

Nëse kërkoni maksimumin, yjet do t’ju bindin se një pritje e mëtejshme, do ta bëjë edhe më të lehtë suksesin dhe më të shijshme fitoren… Në fushën financiare, ruhuni që të mos merrni vendime veçanërisht të nxituara: çdo lëvizje duhet të jetë absolutisht e kalibruar.

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *