Basha: S’ka për të pasur kurrë Kuvend në PD që shqyrton vendimet e SHBA-ve

Ornela

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat në hyrje të Selisë Blu. I pyetur nga gazetarët për deklaratat e bëra ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha, Basha u shpreh i prerë se synimi i tij kryesor është “largimi i regjimit dhe kthimi i vendit në shina.”

Sa i përket akuzave të liderit historik të PD për pazare me Edi Ramën për ndryshimet kushtetuese, Basha deklaroi se nuk do të ndodhë kurrë që ai të jetë peng i kryeministrit, ashtu siç e cilësoi paraardhësi i tij nga “Foltorja” e Fierit.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake.”

Pasditen e së martës, nga Fieri Berisha deklaroi se forumet e PD do të mblidhen dhe Kuvendi i Partisë do të vendosë se çdo të bëhet me fatin e kryetarit. Mirëpo, kreu i demokratëve, e ka përsëritur sot vendimin e shprehur edhe më herët që PD nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane.

“Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane.”

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • këtu ka të drejtë lulkuqja!
    “Nuk ka për të pasur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane.”
    problemi është se ai babai tënd shpirtror që të vuri aty si një marionetë dhe të manovronte si donte,nuk do të ndryshojë vendomet e amerikës!!
    ai do të të heqë ty,pasi ju këputën fijet që të drejtonte!!për këtë punë kërkon kuvëndin e PDs!!
    prandaj lëri këto pordhpulizmat se vetëm ata që duan ti hanë i pranojnë!!

  • Hahaha “nuk do kete kuvend te PD qe te diskutohen vendimet e qeveris Amerikane” thote Lulushi hahahah. O lulke ai kuvend do mblidhet ne baze te statutit te Partis Demokratike ne qofte se e kerkone shumica e antaresise se PD ,dhe do mblidhet per vendimet e tua personale ne shkelje te statutit,dhe jo per te diskutuar vendimet e qeveris Amerikane apo cdo lloje qeverive tjeter , hahaha po te dridhet toka nen kembe o lepurush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *