Disinformim i publikut për rastin Ulndreaj

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

I nderuar z.Thano! Ju drejtohem juve si e vetmja gazetë objektive në Shqipëri, për të bërë të mundur verifikimin e situatës dhe informimin e publikut mbi njoftimin e dhënë dje në kanalin televiziv ‘Njuz 24’ për shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut në Drenovë, z.Filip Ulndreaj.

Unë jam vëllai i Filipit dhe kam komunikuar dje me Filipin personalisht, si dhe me eprorët e tij lidhur me njoftimin për shkarkimin nga detyra. Lajmi që është dhënë dje nga ‘Njuz 24’ i z.Irfan Hysenbelliu, botues edhe i gazetës Panorama është një skup i hapur televiziv për interesa të caktuara, i cili synon disinformimin e publikut, krijimin e idesë se qeveria aktuale po godet drejtuesit që zbatojnë ligjin, si dhe demotivimin e punonjësve të administratës publike në luftën e shpallur tashmë ndaj krimit. Ju mund ta verifikoni problemin në të gjitha kanalet tuaja të komunikimit, pasi Filipi është në krye të detyrës në burgun e Drenovës. Kam besim se gazeta Dita do ta bëjë këtë për të zbuluar të vërtetën për opinionin publik. Me shumë respekt për ju, Simon Ulndreaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *