Letër e nënshkruar
Amant Dregjoni
Deklarata e nje dite më parë e Laura Vorpsit, zëdhëndëse e PD së, me profesion juriste se “Jabanxhinjtë duhet që të futen në Tiranë me viza”, është thellësisht raciste, dhe e dënueshme shoqërisht. Ky prononcim përbën realisht vepër penale. Komiteti i të drejtave të njeriut si dhe Avokati i Popullit, duhet që menjëherë të bëjnë kallzim penal në prokurorinë e shtetit, në mbrojtje të grupeve shoqërore të cilët nënçmohen e përbuzen nga kjo femër e papërgjegjshme që strehohet në zyra partie.
Duhet që të kishin reaguar edhe organizma të tjera si shoqatat qe meren me të drejtat e individit dhe të shoqërisë që nê fakt “luftën kundër racizmit ” e bejne veçse në letra e projekte me qëllim që të përfitojnë nga detonanorë të ndryshëm ndërkombëtarë, sëmundje maramenëse kjo që ka përfshirë gjithë “jo fitimprurësit”
Nê rastin konkret nuk janë vetëm romët dhe egjyptianet e Shqiperisë që lëndohen, sulmohen e diskriminohen me deklarata të tilla kaq të papërgjegjshme që vinë kryesisht nga njerëz publik. Ligji ështê për të gjithë dhe që të gjithë jemi të barabartë para tij.
