Kujtimet e Dr. Sabit Brokajt (IV)/ Arrestimi i Ramiz Alisë dhe ndjekja nga SHIK-u me porosi të Sali Berishës

Ornela

Vijon nga numri i kaluar

Një mbrëmje, rreth orës 2200, më mori në telefon Sokol Haxhihyseni  (dhëndri i R. Alisë). Pasi shkëmbyem disa fjalë, më kaloi direkt Ramiz Alinë, i cili më tha se nuk ndihej mirë. Dyshonte për riacarim të sëmundjes, ndaj kërkonte që të konsultohej.

Të nesërmen, në mbrëmje vonë, i shkova në shtëpi. Edhe pse nuk kishte ndonjë vendim gjykate apo prokurorie, binte në sy mbikëqyrja e SHIK-ut dhe e policisë. Me Ramizin bisedova gjatë, rreth dy orë. Ai, si përherë, ishte i gjallë në bisedë. Pyeti shumë për gjendjen në PS dhe në vend, megjithëse ishte i mirinformuar. Konstatova se shqetësimet nuk lidheshin me riacarim të sëmundjes së zemrës, por me stresin e vazhdueshëm, pasi prej disa muajsh ishte nën akuza, fyerje e kërcënime të vazhdueshme. I shpjegova qartë dhe gjatë që nuk ishte i rrezikuar nga zemra dhe të ndiqte mjekimin. Më tha se shoqata “Pjetër Bogdani”, me qendër në Gjenevë, i kishte siguruar shtrimin në spital (Gjenevë) për ekzaminime dhe, në rast nevoje, trajtim kirurgjikal. Më tregoi faksin që i kishte ardhur, madje, më kujtohet dhe numri i dhomës (nr. 17), që ishte rezervuar për të. I thashë se një ekzaminim i tillë me koronarografi do të ishte i dobishëm për të njohur mirë gjendjen, ndaj duhej përfituar nga rasti. -Mirëpo,- më tha,- kam problem vizën. Kuptova se ndoshta kjo ishte dhe një nga arsyet që më thirri. Mendonte t`i fillonte vetë përçapjet. -Ju jeni ish-president,- i thashë. Keni një status të veçantë dhe vizën për ju duhet ta nxjerrë shteti. Ne do të bëjmë epikrizën shëndetësore dhe do ta çojmë në ministrinë e Shëndetësisë. Ata, duke pasur edhe sigurinë e mbulimit të shpenzimeve nga shoqata “Pjetër Bogdani”, duhet ta nxjerrin vizën për ju. Edhe pse i pëlqeu mendimi, ai dyshonte nëse mund të bëhej. I thashë se shpejt do t`i sillja edhe dr. Ylli Popën, firma e të cilit më duhej në epikrizën mjekësore. Ai më pa me dyshim dhe tha: – Vështirë që Ylli të ketë kurajë të vijë këtu.

Të nesërmen shkova në klinikën e kardiologjisë dhe bisedova me dr. Yllin për vizitën te Ramiz Alia. Ai u habit që kisha vajtur dhe në fillim e quajti një aventurë, në kuptimin e rrezikut për mua, meqenëse R. Alia ndiqej. – I kam premtuar që do të shkosh edhe ti për ta parë,- i thashë. – Çfarë thua?! – më tha. – Duhet të shkojmë dhe të përgatisim edhe epikrizën për ta dërguar jashtë shtetit. Të mos harrojmë se jemi po ai ekip që e kemi ndjekur edhe kur ishte president. Ne jemi mjekë dhe kjo është detyra jonë.  E telefonova R. Alinë dhe e njoftova se në mbrëmje vonë do të shkonte dr. Ylli. Ai e kish pritur dhe, pas orës 2300, më tha: – Të thashë që ai nuk do të vijë! Sidoqoftë dr. Ylli shkoi të nesërmen dhe Ramizi më tha se ishte i kënaqur prej tij. U thashë edhe anëtarëve të tjerë të komisionit mjekësor që të firmosnin. Ndonjëri mezi e kapërcente pështymën. Epikriza shkoi në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk ndihmoi në qëllimin për të cilin e kërkuam.

Pas disa ditësh R. Alia më kërkoi përsëri. Tani ndjehej i shqetësuar. – Nuk më dhanë vizën, – më tha. Thuhet se ka qenë Berisha personi që nuk e ka lejuar nxjerrjen e vizës. Qëndruam gjatë duke biseduar dhe konkluduam se Berisha e ka marrë një vendim për të. Ai u vendos në gjendje arresti në shtëpi dhe pas pak ditësh u dërgua në burg. Katër a pesë ditë pas arrestimit të tij erdhi në klinikën e kardiologjisë infermierja e burgut. Më kërkonte mua. – Të lutem – më tha – më konsulto këto 3 EKG. Janë të Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe Sulo Gradecit. – Ç`dreqin gjete mua – i thashë. Më mirë do të ishtë t`ia jepje ndonjë kardiologu tjetër. Ti e di si më akuzojnë mua përditë. – Po unë  desha që t`i ndihmoja, – më tha ajo, – dhe këtë mund ta bësh ti. Pashë EKG-n  dhe në interpretim e rëndova edhe më shumë gjendjen shëndetësore të tyre.

Si është jeta! Si përmbysen sistemet! Sa ndryshime rrënjësore! Deri dje R. Alinë dhe N. Hoxhën i vizitonin si udhëheqës. E ndienin veten të privilegjuar ata mjekë që u jepnin atyre ndihmë mjekësore, kur vetëm për fare pak kohë më pas, u shmangën t`u ofrojnë atë shërbim që, sipas kodit të Hipokratit, janë të detyruar t`ua japin.

Përgjimi dhe ndjekja nga SHIK-u me porosi të Sali Berishës

Nuk ishte e vështirë të kuptoje ndjekjen nga SHIK-u, veçanërisht në periudhat e nxehta politike, megjithatë, mua sinjali më erdhi nga jashtë. Një miku im në Francë (franko-libanez) më telefonoi për një porosi. Në fund të bisedës më thotë: – Miku im, telefoni juaj përgjohet. Meqënëse e dija këtë fakt, që tashmë u konfirmua edhe nga ky rast, bëra një lojë me dy persona, të cilët atëherë ishin kundërshtarë të Berishës. Gjeta momentin kur një natë më merr nga Gjermania K. I, i interesuar dhe i shqetësuar për problemet në Shqipëri, natyrisht, duke kritikuar e sharë Berishën. Unë ia kthej: – Po ç`ke ti që flet kështu për Berishën? As unë e as ti nuk kemi të drejtë të flasim keq për të. Përderisa ne nuk pranuam të merrnim atë detyrë, nuk kemi të drejtë të flasim kundër tij, kurse Saliu e pranoi. Pra, ai është në rolin e tij. Ia do puna që të na sulmojë, ndryshe ç`do të bëjë? K. I. u habit nga ky qëndrim dhe e mbylli bisedën.

Nuk kaluan veçse pak ditë dhe më merr në telefon e më pas takohem me dr. L. Pepo, kardiolog, me të cilin kisha punuar në spital. Në atë periudhë, në urgjencë ku punonte ai, thuajse i gjithë personeli ishte i PD-së. Dr. L. Pepo dihej që nuk ishte i PD-së, por nuk ishte as në PS. Meqenëse ai kishte miqësi me disa mjekë të urgjencës, i kërkojnë takim me mua. Unë pranova dhe takimi u krye në një nga baret buzë Lanës. Biseda u përqëndrua në trajtimin e personelit mjekësor, për të cilët nuk po bëhej asgjë nga çfarë u ishte premtuar. Ata kërkonin mendimin tim. Meqenëse unë e dija që ata ishin fanatikë të PD-së dhe nuk kishte asnjë kuptim kritika, u thashë: – Berisha nuk mund të bëjë më shumë, se edhe unë të isha dhe kushdo tjetër, nuk do të mund të bënim më tepër etj. Në fakt, kështu ishte gjendja, pavarësisht se ata nuk e prisnin këtë nga unë. Pas kësaj, biseda u zbeh dhe ata u shprehën se, “U pa kjo punë” etj. Por, çfarë qëndronte pas këtij takimi?

Shoferët e urgjencës, të cilët pas 24 orëve të shërbimit punonin taksi, marrin vesh nga disa persona të SHIK-ut, që, gjithashtu, pas shërbimit punonin taksi, lidhur me bisedën time dhe kishin menduar që Berisha ishte i socialistëve dhe kryente rolin e oponentit. Pas bisedës me mua, ata u bindën me versionin e bisedës sime të përgjuar. U bindën që Berisha nuk ishte i tyre, saqë njëri tha “Na e futën prapë këta komunistët”.

 

Ndalimi në komisariatin e Tepelenës

Ka qenë Mars i vitit 1997. Kishim planifikuar një takim në Gjirokastër dhe me miqtë e mi që më shoqëronin (Petriti, Ylli, Agroni dhe Nikua) do të shkonim në darkë në Janinë. Para se të arrinim në Urën e Memaliajt, na ndalojnë dy makina policie dhe kërkojnë që të zbresim nga makinat tona dhe të shkojmë me makinat e tyre në komisariatin e Tepelenës. Unë nuk pranova të zbres dhe u thashë se do t`i ndjek pas për në komisariat. Kur mbërritëm atje, unë protestova  dhe kërkova shkakun e ndalimit. Ata, me sa kuptohej, nuk ishin të qartë, ose dakord për urdhrin që kishin marrë dhe mua më mbajtën në oborrin e komisariatit, kurse shoferin e thirrën brenda për verifikimin e dokumenteve. Siç dukej, nuk po vinte akoma ndonjë urdhër dhe unë, për më shumë se dy orë, po mbahesha në oborr. Meqenëse, ata u ndien ngushtë përballë protestës sime dhe aq më shumë që qytetarë të zakonshëm më panë në komisariat dhe, të trembur nga ndonjë reagim i popullatës, më propozuan që të shkoja për të pirë kafe te kalaja, natyrisht, nën shoqërinë “miqësore” të ndonjë polici. Kaq mjaftoi që në atë qytet të vogël, por aq të ndjeshëm ndaj socialistëve, të ndihej reagimi. Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Rrethit që ishte socialist, kish informuar në Partinë Socialiste.

Në momentin që isha në komisariat, më afrohet një polic i ri, i cili m`u prezantua. Ishte kushëri i mikut tim të mrekullueshëm, Enver Gugës. E besova që në fjalën e parë dhe i dorëzova pasaportën time diplomatike dhe të gruas, pasi kisha frikë se do të m`i merrte policia. I thashë që, kur të vinte në Tiranë, të m`i sillte (pas 2-3 javësh ai i solli në Vlorë, te njerëzit e mi).

Mora vesh se pasdite, para se të më lironin, kishte ardhur kryetari i SHIKU-ut të Gjirokastrës. Nuk di çfarë kishin biseduar me drejtuesin e komisariatit të Tepelenës, por u duk qartë se unë isha ndaluar me urdhër nga SHIK-u, sepse pas takimit të këtyre dy krerëve dhe pasi u përhap lajmi i ndalimit tim, u detyruan të na lironin. Nuk mund ta vazhdonim më rrugën për në Gjirokastër, ndaj u detyruam të kthehemi në Vlorë në orët e vona të natës.

Pas këtij rasti jam arrestuar edhe dy herë të tjera me urdhër të Sali Berishës. Rasti tjetër ka qenë kur në Vlorë u vra nga policia e Sali Berishës Artur Rustemi, një nga protestuesit e atij qyteti. Isha me Arta Daden dhe Namik Doklen dhe po shkonim për të marrë pjesë në varrimin e tij. Në Rrogozhinë na ndalon një makinë policie dhe më kërkojnë që të zbrisja nga makina dhe të shkoja me ta për një “verifikim”. Sapo arritëm në Tiranë, më çojnë në komisariatin nr. 2 dhe më lexojnë urdhrin e arrestit, firmosur nga një prokuror vlonjat, nip i një mikut dhe kolegut tim nga Tërbaçi. Menjëherë më hedhin prangat dhe më futin në qeli. Pas tri ditësh, më dërgojnë në Gjykatë për të dhënë masën e arrestit. Avokat më erdhi Spartak Braho. Mjedisi përjashta ishte mbushur me përfaqësues të mediave. Mbaj mend që aty kishte ardhur edhe Namik Dokle, Fatmir Kumbaro etj. Fjala ime dhe mbrojtja kompetente e Spartakut, e detyruan prokurorin që të më lerë në arrest shtëpie, edhe pse urdhri ishte që të më linte me burgim në qeli.

Nga propaganda e Sali Berishës unë po cilësohesha si organizator i protestave në Vlorë. Sulmet ishin aq të ethshme, saqë nuk mungonin as veprimet konkrete kriminale të tyre. Të gjitha me urdhër të Sali Berishës.

Sot që po hedh këto shënime, edhe mund të mos isha gjallë. Këtë e ka pohuar edhe shoqëruesi më i afërt i Sali Berishës, tropojani Izet Haxhia, jo vetëm më gojë, por edhe me shkrim në një libër të tij.

Ishte nata, kur u dogjën zyrat e SHIK-ut në Vlorë. Pas lajmeve të RTSH të orës 20°°, më telefonojnë nga Vlora dhe, të shqetësuar, më pyesin nëse i kisha ndjekur lajmet. Isha në arrest shtëpie dhe atë natë nuk e kisha hapur televizorin. Më porosisnin që të kisha kujdes se diçka e keqe mund të më ishte kurdisur. Në lajme jepej një deklaratë, ku akuzohesha unë dhe fisi im në Vlorë si oragnizatorë të djegies së zyrave të SHIK-ut. Ajo që parandienin njerëzit e mi në Vlorë, por edhe ajo që unë po e prisja, ndodhi në orën 01°° të natës deri në orën 5°° të mëngjesit. Më trokasin me forcë në derën e shtëpisë dhe kërkonin që të hapja derën. Nga syri i derës pamë që gjithë korridori i katit ishte mbushur me “xhupzinjtë”, siç i quanin atëhere shikasit. Gjithë pallati ishte i rrethuar me pak makina policie dhe me shumë makina të SHIK-ut, që dalloheshin nga xhupzinjtë që rrinin pranë tyre. Njëkohësisht, zilja e telefonit binte pareshtur. Në shtëpi u ndodh atë natë edhe vëllai im, Petriti, që për mua ishte fat, se gjithë familja ime ishte traumatizuar, sidomos djali dhe vajza. Ishte gjithashtu fat që pas derës, (që ishte tamburato), vjehrri im kishte vendosur një shinë hekuri që i rezistoi shtyrjes me forcë dhe goditjeve me qytën e kallashëve nga xhupzinjtë. Shefi i Komisariatit nr. 2 ishte Sali Shehu, që mendoj se atë natë do të ketë qenë në pozitë të vështirë nga porositë apo urdhrat që kish marrë. Kuptohej që forcat e tij nuk ishin agresivë si xhupzinjtë e SHIK-ut. Në një moment gjetëm mundësinë që të lidheshim me Luan Ramën, kryeredaktorin e “Zërit të popullit”, dhe Namik Doklen. Me ndërhyrjen e këtyre, ndofta edhe nga burime të tjera, ky akt kriminal i organizuar nga Sali Berisha duke përdorur SHIK-un e Gazidedes, u bë problem edhe në ambasadat e huaja, kryesisht franceze dhe amerikane dhe, duke u gdhirë mëngjesi, xhupzinjtë u larguan dhe mbetën vetëm disa policë, të cilët me një gjuhë korrekte, kërkuan që të hapja derën dhe të shkoja me ta. Ashtu bëra. Por, sapo hyra në komisariat, më futën menjëherë në qeli. Kaluan gati tri orë dhe, duke qenëse gazetat e ditës këtë ngjarje e kishin si lajm të parë, por siç duket edhe nga reagimi i ambasadave, më lanë të lirë të vazhdoja arrestin shtëpiak. Gjatë natës, kur bandat e Sali Berishës erdhën për arrestimin tim, kishin shkuar edhe te shtëpia e Kastriot Islamit.

Nuk do ta harroj kurrë këtë ngjarje.. Më kujtonte masakrën e Xhafer Devës në Tiranë më 4 shkurt. Ma ka borxh Sali Berisha atë ç’ndodhi me fëmijët e mi atë natë të zezë. Ia ka borxh edhe njerëzillëkut, por edhe karakterit tropojan këtë sjellje cubash të pabesë e vrasës.

Përgatiti për botim Xh. Shehu

 

Share This Article
3 Comments
  • Une Humanizmin,tolerancen,mosbindjen ndaj urdheresave kriminale te luftes se klasave,,e cmoj deri ne vitin 1985,,kur vdiq diktatori qe i frymezonte.
    Antikomunizmi i Sali Berishes ESHTE VERSHIM UJRASH TE ZEZA.

  • Replike faktike me te gjithe antikomunistet me mendesi tipike komuniste

    NGA ME STALIN SE STALINI …
    TEK ME ENVER SE ENVERI …

    … apo c’na munde edhe per se vdekuri
    Enver c’ na munde !?

    – Nga Alban Dega, New Jork

    Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist ! Vaclav Havel
    A e dini cilat jane ndryshimet me te medha midis Qoftelargut Enver Hoxha dhe Sali Berishes e “Bandes se Gangstereve” te tij politike e biologjike !?
    Enver Hoxha dhe politbyroja e lopeve te tij ishte diktator komunist i eger.
    Por ishte me i sinqerte
    Neni Nr. 1 i Kushtetues se Shqiperise deklaronte se RP ose RPSSH-se eshte shtet i diktatures se proletariatit.
    Shkurt ishte diktature barbare, cnjerezore komuniste !
    Po Sali Berisha !?
    E filloi dhe leshoi demokracine ne 1997 pa Kushtetute fare. Shqiperia u qeveris me dispozita kushtetuese .
    Ne te vertete Shqiperia u qeveris sipas ligjit te Luigjit te 14 te “ Ligji jam une” ose sipas ligjit Une Saliu Me Saliun per Saliun !
    Po demokracia e vertete cila eshte !?
    Ne Populli Me popullin Per Popullin!
    A e dini cili eshte shpirti i demokracise !
    Rrenja e saj eshte demosi= populli!
    Shpirti i saj eshte pushteti sundimi i popullit !
    Askush e asgje nuk e shpreh ate si Kushtetuta e nenes boterore te saj, SHBA-se qe ne hyrjen, kapakun e saj, qe ne shpirtin e zemren e saj :
    Ne populli, Me popullin, Per Popullin !
    Si u katandis zemra e saj nga Sali Berisha ne Shqiperi ?
    Une Saliu Me Saliun per Saliun … dhe Banden e tij te Gangstereve politike dhe biologjike .
    Shkurt e sakte: Salikraci !
    Nese diktatura enveriste per 46 vjet ekzekutoi gjithsejt 3000 shqiptare, perfshi bashkepunetore te nazi- fashizmit, sic e kishte vendosur njezeri Konferenca e Jaltes Rusvelti- Stalin- Churchill, diversante e terroriste te Rankovicit dhe UDB-se gjakatare serbe, te Zervas- Venizellosit dhe Asfalise Greke etj.
    Salikracia vrau e sakatoi mbi 10 000 shqiptare te pafajshem pa gjyqe ne vetem 12 vjet te sundimit te saj .
    15000 shqiptare ekzekutoi edhe Hitleri serb Sllobodan Milloshevic ne Kosove gjate nente vjet te sundimit te tij !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se beme baba te te ngjaj !
    Ne vendlindjen e tij, Tropoje vetem ne dy vjet 1998- 2000 u ekzekutuan 175 tropojane, ose mbi katerfishi i atyre te ekzekutuar per krime te renda per 46 vjet diktature pa maska por me vendime gjykate dhe prank te prokurorit dhe mjekut ligjor !
    Regjizor i kesaj kasaphane e ka emrin dhe vulen e Sali Berishes !
    Nese diktatura komuniste shqiptare ishte e eger deri ne bárbari si sistem i ekstremizuar deri ne ate shkalle sa edhe babai i komunizmit boteror Josif Stalini e kritikoi hapur Enver Hoxhen per luften e eger te klasave, ashpersine ndaj feve, sidomos asaj katolike, kooperativizmin e detyruar te zanatcijve dhe sidomos te bujqesise e blegtorise si baza themelore e ekonomise shqiptare, per qendrimin e ashper nga Perendimit, sidomos SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne 1949 ne Moske.
    Jo vetem Stalini por edhe lideri kinez Cu En Lai, ia terhoqi veshin ish- krahut te djathte e xhelatit te Enverit, Mehmet Shehut në Tirane kur ky po i jepte leksion per luften kanibaleske te klasave:
    – Ne ne Shqiperi ua presim kokat armiqeve te klasave !
    – Kokat e njerezve, shoku Mehmet nuk jane koka lakrash. Po i preve nuk ringjiten me… iu pergjiigj lideri Nr. 2 I 1.2 miliarde kinezeve në Tirane ne fillimvitet 70.
    Po ashtu, nuk ka asnje prove ose deshmi serioze korrupsioni, kusarie, vjedhje masive, plackitje mbarekombetare si te Salikracise 12 vjecare qe e zhberi mbi 13 here deri ne themel shtetin shqiptar me 25 miliarde euro te grabitura popullit shqiptar dhe Shqiperise!
    Per 25 000= 250 000 leke te vjetra, diktatura e Enver Hoxha ekzekutoi dy djem te rinj njeri shok i ngushte e krahu i djathte i djalit te tij Sokolit dhe nip i nje anetari te KQ te PPSH-se nga Tropoja, dhe muzikantin e talentuar Gasper Curcia!
    Te bijt biologjike dhe politike te Sali Berishes Xeni Medihoxha vrane 26, plagosen 500 dhe rrenuan nje fshat te tere Gerdeci…
    Sali Berisha ekzekutoi fillimisht me fjale dhe pastaj me veprime prokuroret e hetuesit e kesaj baterdie, qe i dha titullin rekord te turpit boteror si “ kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” nga Mbreti i gazetarise boterore The New York Times “ !
    Nuk mjaftoi me kaq, por Berisha e quajti ate “ nje leter higienike cka nuk e ka bere as Hitleri e as Honekeri, as Fidel Kastro e as Enveri !
    “Rruga e thepisur … “ e Shqiperise ne gati 100 vjetet e fundit kaloi nga me Pashiq se Pashiqi e Ahmet Zogut, ne me Stalin se Stalini e Enver Hoxhes, ne me Enver se Enveri e Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe Bandes politike e biologjike qe vodhen 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit e Sali Berisha e “ndeshkoi ashper” duke e bere shef te diplomacise shqiptare, bashkekryetar te Atdheshitjes skandaloze te Otrantos, bashke kryekzekutor te 21 janarit 2011, kryebashkiak te Tiranes edhe me votat e vjedhura edhe me ndihmen e llereve te perveshura te ish- ambasadorit amerikan Arvizu e se fundi edhe kryetar de jure te Partise Demokratike te Shqiperise, lexo te Partise Bábalo- Banale te tij .
    Sali Berishes iu raportua dhe dorezuan 84 video me afera korruptive e vjedhje 700 mije euro nje dore te Ilir Metes e krejt “ Bandes se tij te Kusareve” nga kumbara i marteses se tij politike me LSI-ne ne 2009, Dritan Prifti, krahu i djathte e zevendesi i Like Floririt, dhe ne vend te godiste banditet e tij, e preu ne bese e kryqezoi ate, vetem e vetem per te ruajtur karriken e tij te sterpergjakur te pushtetit dhe antishtetit te sterkorruptuar…
    Pergjaku edhe bulevardin “Deshmoret e Kombit edhe me gjakun e dlire te 4 protestuesve te pafajshem te 21 janarit, cka nuk i kishte bere as nazi-fashizmi e as komunizmi ne ate vend,duke kercenuar hapur me zerin e figuren e tij se jo 4, por edhe qindra te tjere, perfshi liderin e opozites do tu ekzekutonte.
    Ne vend te ndeshkonte secilin kryekriminel te tij me ate vete ne krye, Luigji i 14, kryeprokurori dhe kryegjykatesi suprem Sali Berisha ndeshkoi me sharje prej rrugaci rrugash Vicidoli Presidentin e Shqiperise Bamir Topin dhe kryeprokuroren e tij Silvia Kontin- Ina Ramen…qe e la edhe pa pune nepermjet ushtarit te tij Shvejk Bujar Perishanit dhe KLD-se e duke graduar kryeprokuhorin Adriatik Palla, me diplome te falsifikuar ne vend te saj !
    I ekzekutoi me fjale sic ekzekutoi me plumba kater protestuesit krejt te pafajshem te 21 Janarit !
    Keto jane faktet kokeforta, deshmite e gjalla si per qoftelargun Enver HoXha edhe per kanibalin Sali Berisha!
    Cila eshte pasoja e tmerrshme e kesaj politike !?
    Pergjigjen e jep OSBE-ja me sondazhin e saj serioz per zgjedhjet parlamentsre ose lokale ne Shqiperi :
    Nese do te ringjallej dhe te konkuronte ne zgjedhje ish- diktatori komunist Enver Hoxha ai dhe perkrahesit e tij do te ishin fituesit e tyre dhe vetem me tre deputetet e PDIU- se ai do te krijonte qeverine !
    Nje kambane alarmi dhe nje grusht shpartallues per krejt politiken e sotme shqiptare !
    Nje disfate e plote sa edhe e turpshme e saj !
    Nje fatkeqesi shqiptare pasoje e kryfatkeqesise se saj kombetare me emrin Sali Berisha.
    Cdo gje qe prek me dore e rrenon e varrose!
    Cdo gje qe permend me goje e ngallose, e baltose, e nakatose !
    Cila eshte zgjidhja, ilaci per ti dhene fund ketij xhironi pa fund rrenimi te Shqiperise !?
    Fare e thjeshte per ta shkruar dhe teper e veshtire per ta zbatuar: destalinizimi, denverizimi i politikes shqiptare, desalizimi i politikes dhe i medias shqiptare, e mendesise dhe praktikes stalino- enveriste shqiptare !
    Pa u zhdukur mendesia dhe praktika stalino- enveriste nga kreret e vendimarrjes politike dhe qeverisese shqiptare, asnjehere, kurre nuk do te kete demokraci ne Shqiperi!
    Ajo fillon qe tek seksionet e celulat e partive politike e deri tek kryetari i Shtetit dhe kryeministri i Shqiperise !
    Kur vendimarrja te kaloje ne duart e demosit, popullit atehere do vendoset demokracia ne Shqiperi !
    Nuk kemi nevoje per “rruget e pashkelura” e as per “shtigjet e thepisura” stalino-enveriste…
    Kemi autostraden e sprovuar dhe modelin me te suksesshem te Nenes Boterore te Demokracise!
    Askush si Kushtetuta amerikane nuk i ka dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje jetike: Ne Populli Me Popullin Per Popullin.

    Shkruar e botuar per here te pare me 11 mars 2019

    • O Alban tropojani, Berisha nuk është enverist, por është fashist. Kujt i shet këto dënglat e tua! Berisha tropojani i jot jo vetëm është fashist, por është edhe agjent i serbëve. Prandaj herë tjetër shkruaj me trurin tënd të vogël dhe jo me bythë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *