Vlen miliona dollarë, talibanët dyshohet se kanë vjedhur thesarin nga koha e Aleksandrit të Madh

J L

Muzeu i Kombëtar afgan në Kabul është mbyllur dhe koleksioni i Baktrianit është zhdukur.

“Nuk ju them dot se ku gjendet, është një argument shumë delikat”, citohet të ketë thënë drejtori i tij, Mohammad Fahim Rahimi.

Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë.

Një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë, i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.

Disa thonë se është dërguar jashtë kufijve, të tjerë se është në duart e talibanëve që e kanë ndarë tashmë, pretendojnë mediat italiane.

Koleksioni ka një vlerë të paçmuar e ndërsa qeveria talebane ka nevojë të ngutshme për para, ajo nuk e ka fshehur ndonjëherë mungesën e interesit për historinë antike.

Thesari nga koha e Aleksandrit të Madh, u mendua fillimisht i humbur gjatë qeverisjes së mëparshme talibane në 2003-shin, por më pas u gjet i mbyllur në Bankën Qendrore të Kabulit.

Presidenti i atëhershëm afgan, Hamid Karzai nxorri një dekret për hapjen e kasafortës gjigande që nxorri në dritë mes të tjerash gjerdanë, medaljonë, kurora të rralla.

Vetëm nga ekspozimi i thesarit deri në 2020-tën, u mblodhën 4.5 milionë dollarë.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • kafshet islamike ,ashtu si bishat komuniste nuk njohin kulture,tradite,vlera historike te njerezimit,,
    Keta shkaterruan monumentet budiste me dinamit gjete qeverisjes se pare,tani po zhdukin thesaret e Alexandrit te Madh,

    • Mund te jene edhe si demokratet e tu te ketyre 30 viteve qe nje pjese te floririt ua falen anglezeve dhe pjesen tjeter e perlane me “miqte” e tyre te tjere?

  • Ky Picorelli, qe u cduk per gati 9 muaj, me siguri ka qene ne Afganistan, per te”grabitur kete thesarin e Aleksandrit” dhe per te humbur gjurmet thot se ishte ne ishullin “Montekristo”!

  • Thjesht:Talebanet jane ne vendin e tyre.Eshte e drejta e popullit afgan qe pergjigjet per jeten e vet.Besoj qe 20% te rregulave botes jo islame kane mare mesim te pershtaten, talibanet.Qe te hyjne ne lidhje me nderkobetaret ,gje qe eshte e nevojshme,ndryshe vdes ,eshte pershtatja.Afrimi i Kines me talibanet eshte normale sepse kane gjera te perbashketa qe eshte jo demokraci,pra diktature.Afrimi me Afganistenin enje dobjo votke,Kina eshte duke u shperndare ne bote.Biden eshte i pa afte t’a ndale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *